Klasifikimi
Që shqipja është qartë me prejardhje indo-evropiane ishte e njohur nga filologu gjerman Franz Bopp në 1854; hollësitë e ngjashmërive kryesore të shqipes me gjuhët indo-evropiane ishin përpunuar nga një filolog tjetër gjerman, Gustav Meyer, në vitet e 1880-1890. Përmirësimet e mëtejme gjuhësore ishin paraqitur nga gjuhëtari danez Holger Pedersen dhe Norbert Jokl nga Austria.
Etimologjitë në vazhdim e ilustrojnë lidhjen e shqipes me gjuhët indo-evropiane (një yll që i paraprin fjales tregon të pavërtetuarat, fjala burimore indo-evropiane hipotetike, e cila është e shkruar në ortografi tradicionale):
pesë “five” (nga *pénkëe)
zjarr “fire” (nga *gëhermos)
natë “night” (nga *nokët-)
dhëndër “son-in-law” (nga *gem{schëa} ter-)
gjarpër “snake” (nga *sérpo{breve}n-)
bjer “bring!” (nga *bhere)
djeg “I burn” (nga *dhegëho)
kam “I have” (nga *kapmi)
pata “I had” (nga *pot-)
pjek “I roast” (nga *pekëo)
thom, thotë “I say, he says” (nga *k'emi, *k'et . . .).
Sistemi i foljes përfshin shumë tipare arkaike, si ruajtja e aktive e dallueshme dhe përfundimet mesatare personale (si në greqisht) dhe ndryshimi i zanores rrënjë "e" në të tanishmen në "o" në kohën e shkuar, një tipar i ndarë me gjuhët baltike. Për shembull, ekziston mbledh (kalimtare) dhe po ashtu mblidhet (jokalimtare), në kohën e shkuar, dhe mblodha me një "o" në të shkuarën. Për shkak të ndryshimeve sipërfaqësore në formën fonetike të gjuhës gjatë 2,000 vjetëve dhe për shkak të huazimit të fjalëve nga vendet fqinjë, vazhdimësia e trashëgimisë së indoevropianishtes në shqip ka qenë e nënvlerësuar.