StartseitePortaliKalenderFAQSuchen...MitgliederNutzergruppenAnmeldenLogin

Austausch | 
 

 Historia e Gjuhes Shqipe

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
Peja-Boy



Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 35
Vendbanimi : Österreich

BeitragThema: Historia e Gjuhes Shqipe   Fr 12 Jun 2009, 20:52

Historia
Kongresi i Manastirit

Faqe nga Meshari. Libri i parë shqip 1555Gjuha zyrtare, e shkruar me germa latine dhe që u përvetësua në vitin 1909, ishte e bazuar në dialektin e Gegërishtes Jugore të qytetit të Elbasanit nga fillimi i shtetit të Shqipërisë deri në Luftën e dytë botërore. Deri në vitin 1968 shqiptarët e Kosovës, Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi përdorën gjuhën letrare shqipe të dialektit gegë si gjuhë zyrtare. Në Shqipëri me ardhjen në fuqi të komunistëve dialekti gegë[citim i duhur] u ndalua institucionalisht prej vitit 1944 deri në vitin 1967[citim i duhur]dhe de-fakto prej vitit 1972 deri sot[citim i duhur]. Gjuha e sotme zyrtare shqipe jo vetëm që bazohet në toskërisht, por edhe fjalët e shprehjet qe huazohen prej gegërishtes kthehen në morfologjinë, fonologjinë dhe sintaksën e të folmes toskë. Shqiptarët që jetojnë edhe sot nën administrimin e sllavëve e pranuan dialektin toskë si nivel të gjuhës zyrtare shqipe[citim i duhur]. Ky vendim politik i marrë[citim i duhur]në Prishtinë në vitin 1968 sot po sfidohet nga shkrimtarë, gazetarë dhe sidomos rinia që shkruan në internet si jo frutdhënës dhe diskriminues ndaj folësve të dialektit gegë, në veçanti ndaj kosovarëve të cilët tingëllojnë si emigrantë kur flasin gjuhën standarde shqipe.

Libri i parë në gjuhën shqipe i gjetur deri më sot është Meshari i Gjon Buzukut i shkruar nga data 20 mars 1554 deri më 5 janar 1555. Vetëm disa të dhëna të shkruara shkurt janë ruajtur nga shekulli i 15-të. E para ishte një formulë pagëzimi e vitit 1462. Shpërndarja e librave të prodhuar nga shekujt 16 dhe 17 kanë buruar shumë në zonën e gegërishtës (shpesh në gegërishten Shkodrane veriore) dhe pasqyruan veprimtaritë misionare të Katolicizmit Romak. Një rrymë shumë më e vogël e literaturës në shekullin e 19-të ishte prodhuar nga mërgimtarët. Ndoshta punimet e letërsisë më të hershme dhe të pastër të çfarëdo niveli është poezia e shekullit të 18-të të Jul Varibobës, të enklavave në S. Giorgio në Kalabri. Disa prodhime letrare vazhduan në shekullin e 19-të në enklavat italiane, por asnjë veprimtari e ngjashme nuk është ruajtur në zonat e Greqisë. Të gjitha këto dokumente të hershme historike tregojnë për një gjuhë e cila dallon pak nga gjuha e tanishme, sepse këto dokumente nga krahina dhe kohë të ndryshme paraqesin karakteristikat e shënuara të dialektit. Sidoqoftë, ato shpesh kanë një vlerë për studimet e gjuhësisë dhe janë shumë më të rëndësishme për vlerën e tyre letrare.
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
Peja-Boy



Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 35
Vendbanimi : Österreich

BeitragThema: Re: Historia e Gjuhes Shqipe   Fr 12 Jun 2009, 21:07

Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe u hap në Tiranë më 20 nëntor të vitit 1972. Aty morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria dhe nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë. Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar.
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
Historia e Gjuhes Shqipe
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Jhoann Canto H. et al.: Historia de la Biota Chilena la Biodiversidad Extinta de Chile

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
 :: Kultura Kombëtare dhe Botërore :: Gjuha Shqipe (Letërsia)-
Gehe zu: