Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.


 
StartseitePortaliSuchenNeueste BilderAnmeldenLogin

 

 Informatika

Nach unten 
AutorNachricht
Peja-Boy

Peja-Boy


Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 43
Vendbanimi : Österreich

Informatika Empty
BeitragThema: Informatika   Informatika Icon_minitimeFr 12 Jun 2009, 23:20

Informatika është shkenca që merret me të gjitha çështjet e përpunimit të vetvetishëm të informacionit nëpërmjet përpunuesve elektronikë.

Termi informatikë është bashkimi i dy fjalëve të gjuhës franceze “informatique”, informacion (ose të dhëna, informata) dhe automatique (automatik) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1962 nga Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit. Ka shumë përkufizime të ndryshme se çfarë përfshihet brenda termit informatikë.

"Informatika është shkencë që merret me përpunimin automatik të informacioneve me kompjuter, ku me përpunim nënkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrëse dhe shndërrimi i tyre në sinjale; përçimi i tyre nëpër linja për komunikim brenda kompjuterit me teknika të ndryshme; vendosja në kujtesën kompjuterike; përpunimi nga njësia qendrore njehsuese (procesori) me ndihmën e programit kompjuterik të përshtatshëm dhe në fund, shndërrimi i sinjaleve në informacione të kuptueshme për shfrytëzuesin, nga pajisjet dalëse". [1].

Informatika është shkencë:

e analizës teorike dhe konceptimit të sistemeve informatike Informatika teorike,
e formimit organizativ dhe teknik të sistemeve informatike - Informatika e sistemeve ose Informatika praktike dhe
e realizimit të sistemeve informatike, sidomos e realizimit të komponentëve teknike (Hardware)- Informatika teknike
Detyra e informatikës qëndron kështu në përpunimin e të dhënave në lidhje me një problem praktik, informacionet që nevojiten për zgjidhjen ose trajtimin e vetë problemit. Mjeti themelor teknologjik në të cilin bazohet informatika është Përpunuesi Elektronik. Çdo kompjuter, nga më i fuqishmi deri tek më ekonomiku, është i përbërë nga dy elemente themelore: harduere dhe softuere. (hard = i fortë, i rëndë; soft = i butë, i lehtë ware = përbërës). Me termin harduere tregohet çdo pajisje fizike, pjesë e kompjuterit si për shembull (kasa, ekrani, kujtesa, disku, tastiera, njësite hyrëse dhe dalëse etj.) Nga ana tjetër me termin softuere tregohen programet që përdoren në kompjuter (Word, Excel, Gimp, ...) dhe që nëpërmjet informacioneve të ruajtura nga hardueri, prodhojnë rezultatet e kërkuara nga përdoruesi.
Nach oben Nach unten
Peja-Boy

Peja-Boy


Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 43
Vendbanimi : Österreich

Informatika Empty
BeitragThema: Re: Informatika   Informatika Icon_minitimeFr 12 Jun 2009, 23:21

Hardware

Më parë përcaktonte termi hardware në anglisht copa metali, me të cilat forcoheshin prodhime druri, me qëllim për të rritur cilësine(forcën, përdorimin e jetëgjatësinë) e tyre.

Sot përdoret harduer ndër të tjera për pajisje përbërëse në një Sistem Kompjuterik (Njehsor). Këtu hyjnë të gjithë grupet ndërtuese (procesori, kujtesa kompjuterike, etj.) dhe aparatet rrethuese. Më thjeshtë në harduer hyn çdo gjë që mund të preket. Përkundrazi përcaktohen si softuere programet e të dhënat (që nuk mund të preken).


Pjesët “Hardware” të mbrendshme: {Nga Arbër Kyçyku}




 ROM (Read Only Memory) - Memoria vetëm për lexim e cila nuk fshihet asnjëherë por ngel ashtu si e ka dhënë prodhuesi.

 RAM (Random access memory) - Memoria per lexim dhe shkrim e cila aktivizohet me kyqjen e kompjuterit dhe është aktive deri sa është aktiv edhe kompjuteri, me çkyqjen e kompjuterit kjo memori fshihet, ndërsa kapaciteti i saj matet me MB (standarde e tanishme është 256 MB).

 HDD (Hard Disku) - Hard disku është njësi hardwerike ku ruhen të dhënat, programet, shenimet e ndryshme etj, thjeshtë paraqet një magazinë të madhe, kapacitete e HDD maten me GB (standardi i tanishëm është 40-80 GB).

 Procesori - Është pjesa kryesore ku bëhet përpunimi i informatave hyrëse-dalëse dhe ai përcakton kompjuterin se me çfarë kompjuteri kemi të bëjmë, kemi disa lloje procesorësh si p.sh AMD.Cirix, Pentium etj. (Standardi i tanishëm është Intel - PENTIUM IV).


Kartela grafike - përcakton pamjen në ekran, kemi disa lloje, kapacteti i matet me MB.

Kartela e zërit – Përcakton zërin në kompjuter.

...dhe pjesë tjera , që gjenden në brendi si Pllaka amë etj.








Pjesët “Hardware” të jashtme:




 Tastatura – E cila përpos si pjesë hardwerike mund të përcaktohet edhe si njesi hyrëse nga ku i japim të dhënat dhe komandat e caktuara ,


 Ekrani - I cili gjithashtu mund të përcaktohet edhe si pjesë dalëse hardwerike ku i shohim të dhënat e caktuara ,


 FDD - flopi disku ose disketa , këtu mund të bëjmë incizimin e shenimeve te caktuara dhe ti marim me vete , kapaciteti standard i disketes eshte 1.44 MB .


 Miu – I cili zavendeson tastaturën në shume raste dhe lehtëson punën me kompjuter .


 Printeri – Njesi e jashtme ku i shohim të dhenat dhe rezultatet e caktuara nga puna e jonë me PC-në.


 Skaneri,CD ROM-i ,CD-RW,Kamera etj.



Në harduer hyjnë:

Mjetet dhënëse, output ( Shtypësi [printer], Ekrani, Rrezatuesi [Beamer], Zëforcuesi [altoparlanti]...)
Mjetet futëse, input ( Tastiere, Mi, Kërraba [Joystick]...)
Mjetet ruajtëse (Disk, Kujtesë rrufe, pajisjet CD-ROM disk, DVD disk, Zip disk, Jaz disk...)
Kartat shtesë ( shtuese ) ( Karta Pamore[grafikes], Karta e Zërit, Karta Rrjetit, TV-karta, ISDN-Karta, USB-Karta...)
Mjetet lexuese (lloje të ndryshme Scaner ose Kërkues ) dhe
Pjesa themelore e ndërtimit të njehsorit ( kompjuterit ) siç është pllakëza amë (anglisht quhet edhe: mother- apo main-board), Çipi, Procesori dhe Kujtesa kompjuterike.
Nach oben Nach unten
Peja-Boy

Peja-Boy


Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 43
Vendbanimi : Österreich

Informatika Empty
BeitragThema: Re: Informatika   Informatika Icon_minitimeFr 12 Jun 2009, 23:21

Informatikë-Kompjuteri
Ç’ka është kompjuteri:


Kompjuteri është paisje elektronike e cila i përpunon të dhënat dhe i shëndërron në informata të dobishme.Në brendinë e kompjuterve zhvillohen programe që i përpunojnë të dhënat dhe,në bazë të udhëzimeve të programit,realizohen detyra.Kompjuterët përdoren për punë të ndryshme:kontrollin e fluturimeve kozmike,drejtimin e avionëve,përgatitjen dhe shtypjen e librave,ndezjen e dritave në kohë të caktuar saktë dhënien e fletëpagesës në kasën e shitores.....

Kompjuterët hasen në madhësi dhe fuqi të mëdha,duke filluar nga superkompjuterët që i përdor ushtria ose NASA,pastaj kompjuterët personal të cilët na rrethojnë vazhdimisht,e deri te kompjuterët e dorës që janë sa madhësia e një çokollate.


 Superkompjuterët

ArberKyqyku: Superkompjuterët janë kompjuterët më të fuqishëm që janë krijuar nga dora njeriut.Ata kushtojnë dhjetëra e ndonjëherë edhe disa qindra milionë dollarë,ndërsa përdoren për gjurmimin e klimës,tërmeteve,simulimin e shpërthimeve nukleare,të ADN-së së njeriut...

Kompjuterët Mainframe:


Këta janë kompjuterët më të mëdhejnë për përdorim të rëndomtë,ndërsa shërbejnë për përpunimin e centralizuar dhe për ruajtjen e të dhënave.Zakonisht përdoren për qëllime afariste,por mund të shërbejnë edhe për qindra konsumatorë të cilët kanë nevojë për qasje të shpejtë të ato informata.Këta kompjuterë përdoren në banka,nëpër avio-kompani,nëpër kompanitë e sigurimeve,në universitete,në kompani tregtare etj.
Nach oben Nach unten
Peja-Boy

Peja-Boy


Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 43
Vendbanimi : Österreich

Informatika Empty
BeitragThema: Re: Informatika   Informatika Icon_minitimeFr 12 Jun 2009, 23:21

Gjuhët e programimit
Gjuha e Programimit është një gjuhë artificiale e cila mund të përdoret për të kontrolluar sjelljen e një makine, në veçanti të një kompjuteri. Gjuhët e programimit, ashtu si gjuhët njerëzore, përkufizohen nëpërmjet përdorimit të rregullave sintaksore dhe semantike, për të përcaktuar strukturën dhe kuptimin e secilës prej tyre.

Gjuhët e programimit janë një lloj, menyrë komunikimi midis programuesit dhe procesorit. Programuesit shkruajnë në një gjuhë të caktuar (Cobol, Fortran, C, C++, Java etj) një sekuence procedurash të cilat mund të përkthehen në veprime aritmetike të ekzekutueshme nga procesori.
Nach oben Nach unten
Peja-Boy

Peja-Boy


Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 43
Vendbanimi : Österreich

Informatika Empty
BeitragThema: Re: Informatika   Informatika Icon_minitimeFr 12 Jun 2009, 23:22

Llojet e programeve
Programet ndahen në disa grupe, sipas rëndësisë e funksionit:

Programe zbatimi(ang. application software): këtu hyjnë të gjitha ato programe që nevojiten për plotësimin e nevojave praktike që karakterizojnë qëllimin e vërtetë të kompiuterit (luajtja e muzikës ose videove, krijimi i dokumentave, krijimi i programeve, etj.).
Programe sistemit (ang. system software): ndërsa këtu hyjnë sidomos programe që merren me komunikimin ndërmjet hardware-it dhe softuerit. Shëmbulli më i përshtatshëm janë Sistemet Operative. Përshëmbull thjesht shfaqja e një mesazhi në ekranin e kompiuterit realizohet me anë të një seri udhëzimesh ndërmjet komponentëve hardware. Në këtë rast vinë në ndihmë të përdoruesit dhe programeve aplikative Sistemi Operativ, që detyrën të bëj si ndërmjetës midis makinës dhe njeriut (përdoruesit), duke i thjeshtësuar punët këtij të fundit.

Softuere zbatimor
Përdoret zakonisht nga shfrytëzuesitë për qellime te ndryshme, softueri përdorues është i mundur qe te punoje, nëse softueri sistemor është i pranishëm. Softueri sistemor është ndërmjetës ne mes softuer, Apl dhe pc.

Artikulli kryesor: Gjuhë Programimi
Gjuhë programimi është gjuhë e cila përmban nje bashkësi të rregullave me anë të cilave i urdhërojme kompjuterat të bejne diçka ose i japim udhëzime.

Gjuha programore është në nivel më të lartë se gjuha maqinerike e cila përbëhet prej bit-ave(binary digits), 1 dhe 0 dhe të cilën në fakt e "kupton" procesori i kompjuterit dhe me anë të cilës në kohët e hershme te informatikës janë zbatuar programet e para. Mirëpo, pasiqë gjuha makinerike është e vështirë për tu kuptuar dhe zbatuar, dhe është e vështirë që urdhrat(udhëzimet) të mbahen mend (çdo udhëzim duhet të shënohet me anë te numrave 1 dhe 0), vjen deri te krijimi i gjuhëve programore të cilat në fakt janë përkthim i urdhrave me bit-a (1 dhe 0) në një gjuhë që mundet të mbahet në mend leht dhe me anë të së cilës mund të programohet.
Nach oben Nach unten
Peja-Boy

Peja-Boy


Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 43
Vendbanimi : Österreich

Informatika Empty
BeitragThema: Re: Informatika   Informatika Icon_minitimeFr 12 Jun 2009, 23:24

Baza e të dhënave
Bazat e të dhënave informatike janë programe të cilat shërbejnë për të mbajtur, ruajtur dhe përdorur lehtësisht të dhëna dhe dokumente të ndryshme. Bazat e të dhënave janë të ndërtuara në formën e një matrice ku kolonat përmbajnë tipin elementeve përbërëse të informacionit kurse rreshtat përmbajnë vetë informacionet.

Për shembull:

Nr | Emri | Mbiemri | Mosha | Vendlindja

1. | Agron | Bardhi | 27 | Shkodër 2. | Ilir | Bardhi | 32 | Tiranë

etj.

Për të futur dhe këshilluar të dhënat, bazat e të dhënave përdorin një gjuhë që quhet SQL. Bazat e të dhënave janë të shumta, mund të përmendim këtu Mysql, Oracle, Pgsql etj.


Zbatimi kompjuterik ne komunikim
Numërimi I fletëve

Shumica e dokumenteve, sidomos më të gjatat, duhet të kenë numra në fletët. Egziston disa mundësi për vendin dhe pamjen e numrave. Numrat çdo here vendosen në hederin ose futerin.

Futja e numrave në fletët bëhet në këtë mënyrë: 1. Selekcionohet urdhëresa InsertPage Numbers Dhe paraqitet dritarja dijaloguese Page Numbers.


2. Shtypet në mënyrë rënëse Position dhe selekcionohet pozicioni I nevojshëm në fletë: Top of Page (maja e fletës ose hederi) ose Botton of Page (fundi I fletës ose futer). Shtypet në mënyrë rënëse Alignment dhe selekcionohet Left, Centar ose Right. 3. Mund të selektohet Inside (Brenda) dhe Outside (jasht) nëse dokumenti shtypet në të dy anët, kështu që numrat mund të vendosen më afër ose më larg nga vendi I lidhjes së fletave. 4. Fletët numërohen me numra arab (1, 2, …). Që të selekcionohet format tjetër, duhet të shtypet Format dhe të selekcionohet formati I nevojshëm. Sipas nevojës, në kornizën për tekst Start at futet numri I fletës së pare. 5. Shtypet OK. Kur përfundon kjo procedure, numrat e fletëve vendosen në hade rose futer të dokumentit.


Hederi dhe futeri Heder ose fuer janë tekstet që shtypen në kryq ose ne fund të çdo flete të dokumentit. Shfrytëzohen për tregimin e titujve të kapitujve, emrit të autorit dhe informacioneve tjera të ngjajshme. Në Word egziston disa ipcione për heder dhe futer.

♦️ I njejti heder/ futer mund të tregohet në çdo fletë të dokumentit.
♦️ Një heder /futer mund të vendoset në fletën e pare të dokumentit dhe heder /futer
i ndryshëm në fletët tjera.
♦️ Një heder/futer mund të jetë në fletët tek të dukumentit, ndërsa një heder/futer fletët çift.
♦️ Nëse dokumenti është i ndarë në sekcione mund të vendoset heder/futer i ndryshëm për çdo sekcion.

Heder dhe futer. Ata janë tekste që paraqiten në krye (heder) ose në fund (futer) të çdo flete. Që të shtohet heder ose futer, ose të editohet heder ose të editohet heder ose futer I bërë më pare duhet: 1. Nëse dokumenti është i ndarë në sekcione, kursori vendoset në cilin do lokacion të sekcionit për të cilin është hederi dhe futeri. 2. Selekcionohet urdhëresa ViewHeader and Footer, pas së cilës automatikisht do të kyçet paraqitja Page Layout dhe paraqitet hedri actual I fletës I kufizuar me vijë të ndërprera të cilat nuk paraqiten gjatë shtypjes. Teksti I dokumentit është më i përhimtë, ndërsa janë të paraqitura veglat për punë me heder dhe futer. Në shiritin egziston butoni Switch Between Heder and Footer, për kapëcim nga hederi actual në futerin dhe anasjelltas.


3. Futet teksti I hederit dhe futerit dhe, sipas nevojës, formatizohet me shfrytëzimin e urdhëresave të zakonshme. Me butonin Akignment kontrollohet vendosja e elementeve të hederit ose futerit. 4. Me ndihmën e butoneve të tjerë me vegla për punë me heder ose futer rregullohet hederi/futeri që fitohet pamje e nevojshme. 5. Kur të përfundojë puna, shtypet butoni Close nga shiriti me vegla për punë për heder /futer dhe përsëri futet në dokument.

Fshierja e përmbajtjes të hederit ose futerit bëhet me kryerjen e hapave të mëparshëm për editim. Është e nevojshme vetëm të selekcionohet teksti në heder/futer dhe të shtypet Delete.

Pas krijimit të hederit dhe futerit, ajo sipas definicionit janë të njëjta për të gjithë fletët. Një prej mënyrave për caktimin e hederëve ose futerëve për pjesë të ndrzshme të dokumentit është dokumenti të ndahet në më tepër sekcione. Pastaj mund të zbatohet teknika, që është spjeguar më herët, për vendosjen e hederëve ose futerëve të ndrzshëm për çdo sekcion. Si opcione plotësuese gjatë shfrztëyimit të sekcionit mund të shfrztëyohen:

♦️ Një heder/futer të jetë në fletën e pare të dokumentit dhe hederi/futeri tjetër për fletët tjera.
♦️ Një heder/futer të jetë për fletët tek të dokumentit ndërsa heder/futer tjetër për fletën çift.

Që të aktivizohet operacioni duhet:

1. Të selektohet urdhëresa ViewHeader and Footer. 2. Shtypet butoni Page Setup të shiritit të veglave për punë me heder / futer, pas së cilës paraqitet kartela Layout nga dritarja dijaloguese Page Setup.


3. Zgjidhet opcioni Different First Pages (fleta e parë e ndrzshme). 4. Shtzpet OK.

Pasi të selektohet një nga këto opcione, me mënyrën e përshkruar më herët, mund të futet teksti në hederin/ futerin. P.sh. Nëse është zhgjedhur opcioni Different Odd and Even, ndërsa kursori është në fletën tek, pas selektimit të ViewHeader and Footer në ekran kregon hederi –futeri I cili është I njejtë për të gjithë letët ket. Nëse pastaj shtypet Show Next në ekran do të tregohet hederi/futeri që është I njejtë për të gjithë fletët çift.


4.2.4 Paraqitje të ndrzshme të dokumentit

Në word egyistojnë disa mënzra të paraqitjes të dokumentit. Secila pre këtyre paraqitjeve është diyajnuar për krzerjen më të mirë të detyrave të caktuara. Janë të mundshme këto paraqitje.

Normal. Kjo paraqitje është më e mire për detyara të përgjithshme editimi. Page Layout. Kjo paraqitje është ideale për punë me formatime. Online Layourt. Kjo paraqitje shfrytëyohet për kontrollimin e dokumentit në ekran. Outline. Kjo paraqitje është e diyajnuar për punë me blloqe nëse shfrytëyohen stilet.


Paraqitja që përdoret nuka ka asnjë efekt në përmbajtjen e dokumentit, ose në pamjen e tij gjatë printimiit. Ndryshimet janë veteëm në paraqitjen e dokumentit në ekran.


Paraqitja Normal

Paraqitja Normal është më e përshtatshme për shumicën e detyrave edituese. Të gjithë formatimet speciale janë dukshme në ekran, duke i përfshirë ndryshimet në fontin, pjetësimin, nënviyimin dhe ndryshime të tjera.

Paraqitja e dokumentit në ekran në rastin e përgjithshëm është identik me dokumentin kur ai printohet. Megjithatë, Word-i nuk I paraqet të gjitha aspektet në këtë paraqitje, me ç'ka editimi është më I thjeshtë për shfrytëyuesin. Për shembull, në ekran nuk duken hederat dhe futerat ose kolonat gjatë punës me tekst me më shumë kolona.

Për ygjidhjen e paraqitjes Normal duhet të selekcionohet urdhëri ViewNormal ose të shtypet butoni Normal View në skajin e majtë të shiritit horizontal rrëshqitës.

Paraqitja Page Layout

Page Layout e paraqet dokumentin si do të duke tai I printuar. Hederat dhe Futerat, si dhe të gjithë detajet e tjera, janë të paraqitura në ekran. Në këtë paraqitje, gjithashtu, mund të editohet, por megjithatë, kjo paraqitje është ideale për regullimin e dataleve në fletë. Për zgjidhjen e kësaj paraqitje selekcionohet urdhëresa ViewPage Layout (ose shtypet butoni Page Layout).

Futja e simboleve

Simbolet nuk janë pjesë e karakteristikave standarde dhe për këtë arsye ata nuk ndoshen në tastaturë. Shkronjat e theksuara, si për shembull ë, ose shenjat e alfabetit grek janë shembuj të atyre shkronjave. Edhe pse këta karaktere, nuk ndodhen në tastaturë, ata megjithatë, mund të futen në document.

Që të futen symboli në tekst, kursori duhet të vendoset në vendin ku do të jetë simboli, dhe pastaj: 1.Selekcionohet urdhëresa InsertSymbol, dhe hapet dritarja dijaloguese Symbol.


2. Shtypet në mënyrë rënëse Font dhe selekcionohet rreshti I nevojshëm i simboleve.

Në dispozicion janë më së paku këta grupe:
Symbol. Shkronja greke, shenja matematikë, shigjeta, shenja për të drejtat e autorit etj.
Normat text. Shkronjat të theksuara dhe me shenja të tjera speciale, shenja për valuta, simbole paragrafesh…

Wingdings. Ikona për orë, letër etj…

3. Nëpër rrjetin e simboleve kërkohet ai që na nevojitet. Që të kemi pamje të zgjeruar të ndonjë simboli, duhet vetëm të shtypet në të.

4. Që të futet simbolet shtypet në Insert ose me dopio klik në simbolin. 5. Pasi të futet simboli shtypet Close që të mbyllet dritarja dijaloguese (mund të shtypet Cancel që të mbyllet dritarja dijaloguese pa u future simbolet).

Atyre simboleve që përdoren më shpesh mund t'ju jepet shkurtesë. Në këtë mënyrë simboli do të futet në document me shtypjen e kombinimit të tasteve në tastaturë. Shumica e shenjave speciale veç kanë shkurtesë të cilat mund të shihen në listen e karaktereve speciale në dritaren dijaloguese Symbol. Dhënia e shkurtesave ndonjë symbol beet perms dritares dijaloguese Costumiye Keyboard me shtypjen e butonit Shorcut Key.


Rjetet kompjuterike
Nje rrjet kompjuterik(Network) eshte nje grup prej dy ose me teper kompjutereve te lidhur ndermjet vete,ashtu qe ato te komunikojne mes veti. Ekzistojne dy lloje kryesore,te rrjeteve kompjuterike:

Rrjetet lokale(Local Area Network-LAN) dhe
Rrjetet globale(Wide Area Network-WAN).
Rrjetet lokale(LAN),jane rrjete qe prbehen prej dy,ose me teper kompjuteresh te lidhur ndermjet vete dhe qe gjenden ne nje ndertese. Kur dy ose me teper rrjete te tilla lidhen ndermjet vete,me linja shume me te shpejta,si linja telefonike,satelitore etj.,athere fitohet rrjeti global(WAN).Keto rrjete zakonisht perdoren per komunikime ne largesi me te medha,prandaj çdo shfrytezues i lidhur ne kete rrjet duhet ne kompjuterin e tij,te kete pajisjen perms se ciles behet lidhja ne rrjet dhe programin per shfletimin e permbajtjes se rrjetit [2].
Nach oben Nach unten
Gesponserte Inhalte





Informatika Empty
BeitragThema: Re: Informatika   Informatika Icon_minitime

Nach oben Nach unten
 
Informatika
Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
 :: Teknologjia & Informatika :: Informatik & Internet-
Gehe zu: