Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.


 
StartseitePortaliSuchenNeueste BilderAnmeldenLogin

 

 Behgjet Pacolli

Nach unten 
AutorNachricht
Peja-Boy

Peja-Boy


Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 43
Vendbanimi : Österreich

Behgjet Pacolli Empty
BeitragThema: Behgjet Pacolli   Behgjet Pacolli Icon_minitimeFr 12 Jun 2009, 22:37

Biografia
Behgjet Pacolli (i lindur më 30 Gusht 1951 në Marec, Prishtinë) është biznesmen dhe politikan shqiptar me nënshtetësi zvicerane.

Behxhet Pacolli u lind në Marec, është i biri i Isa dhe Nazmije Pacollit. Pas shkollës fillore dhe të mesme, Pacolli kaloi në Prishtinë që të vazhdonte shkollimin e tij. Pas katër viteve ai përfundoi nivelin e Gjimnazit dhe Pedagogjisë. Në vitin 1970 Pacolli shkoi në Hamburg ku diplomoi në Ekonomi – Marketing dhe Menaxhim.

Karriera në biznes
Në vitin 1974, Pacolli përfundoi shërbimin ushtarak dhe u kthye në Kosovë. Në vitin 1976 Pacolli shkoi nga Kosova për të punuar si menaxher i shitjes për kompaninë austriake Peter Zimmer. Prej vitit 1977 deri në vitin 1990 Pacolli ka punuar në Interplastica Engineering si menaxher i lartë. Në vitin 1982 Pacolli specializoi në Marketing dhe Menaxhim në Moessinger Institute, Cyrih. Në vitin 1990, pas një marrëveshjeje paqësore me shokun dhe ish shefin e tij Max Gygax, Pacolli la Interplastikën që ta krijonte Mabetex Project Management (më vonë e njohur si Mabetex Group). Pacolli sot është kryetar dhe CEO i Mabetex Group, një kompani që si aktivitet themelor ka studimin, planifikimin, projektimin dhe ndërtimtarinë globale dhe e cila ka 19 përfaqësi anembanë botës, duke përfshirë Amerikën, Evropën, Afrikën dhe Azinë.

Më 1992, gjatë realizimit të projekteve ndërtimore në Yakutsk, Rusi, Pacolli bashkëpunoi me kryetarin e komunës të Yakutsk Pavel Borodin. Më 1993, pasi Borodini u emërua menaxher i pronave presidenciale, Mabetex-it iu ofrua një kontratë ndërtimore për renovimin e Kremlinit të Moskës. Gjatë viteve 1998-1999 prokurori i përgjithshëm i Rusisë Yury Skuratov filloi një hetim kundër anëtarëve të familjes së Presidentit Boris Jelcin për të cilët dyshohej për marrje të mitos edhe nga Mabetex-i. Ky hetim u hodh poshtë pas mandatit të tij. Në vitin 2000, Pacolli paditi Skuratovin për shpifje dhe fitoi gjyqin. Gjatë viteve 2000-2001, përderisa hetohej rasti i shpëlarjes së parave ndaj Borodinit, i cili u arrestua në SHBA, Pacolli u përfol për dhënie të mitos zyrtarëve të lartë rusë dhe vetëm njëherë u thirr në bisedë në hetuesinë Zvicerane. Akuzat u tërhoqën në mungesë të dëshmive. [1][2][3][4][5][6]


Interesat sllave në biznes
Behgjet Pacolli është i konsideruar nga një pjes e madhe e popullit si aleat e interesave sllave (Rusi dhe Serbi). Ai ka pas edhe ka bashkpunim me serbë në shumë firma:

Në firmën DP Medical Engineering SA në Lugano (http://www.hrati.ch/cgi-bin/fnrGet.cgi?fnr=5143007905&amt=501&lang=2&hrg_opt=11000&shab=0000000) me Boris Dudukovic

Në firmën Mabco Constructions SA në Lugano (http://www.hrati.ch/cgi-bin/fnrGet.cgi?fnr=5143007701&amt=501&lang=2&hrg_opt=11000&shab=0000000) me Josip Mohorovic

Behgjet Pacolli është dhe ka qen në hetime në shumë afera për kurupcion në Rusi. Zvicërra ka ende procedura kundër Z. Pacollit dhe firmave të ti. Të gjithat firmat që jan në Zvicërr të Behgjet Pacollit, nuk kan kapital më të mdha se 100'000.- CHF për një person që thot se pasurija e ti është mbi XXX milion euro.

Inkuadrimi në politikë
Kohëve të fundit Pacolli u inkuadrua në politikën kosovare. Më 17 Mars 2007 ai e themeloi partinë Aleanca Kosova e Re, e cila në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007 u rradhit si partia e tretë më e votuar. Ajo fitoi 13 vende në Parlamentin e Kosovës.


Jeta personale
Në vitin 1996 Pacolli u martua me këngëtaren italiane me prejardhje shqiptare Anna Oxa. Kjo martesë zgjati deri në vitin 2002. Pacolli është baba i një djali dhe tri vajzave. Ai posedon dy nënshtetësi, zvicerane dhe kosovare.

Aktivitetet kryesore
Pacolli punoi në ndërtimin e qytetit verior të Rusisë, Yakutsk. Në vitin 1992 ai shkoi në Yakutsk në republikën më të madhe veriore të Federatës Ruse që të merrej me aktivitetet e ndërtimit, duke filluar nga spitali i madh modern Qendra Shëndetësore për Nëna dhe Fëmijë (Yakutsk). Në këtë mënyrë ai ra në kontakt me Pavel Borodinin, i cili u emërua menaxher i pronave presidenciale ai kontaktoi Pacollin për fillimin e punëve ndërtimore në Moskë, duke filluar me renovimin komplet të ish Parlamentit të Federatës Ruse "Shtëpia e Bardhë", pas bombardimit në Moskë (Shtator 1993 – Qershor 1994), renovimin e Ndërtesës së Këshillit Federativ të Rusisë dhe të Dumës Shtetërore (Shtator 1993 – deri në fund të 1994), renovimin e hotelit të parë luksoz në epokën e re ruse, Swiss Diamond Hotel Moscow (1995 – 1997), si dhe renovimin e kompleksit të ndërtesave historike në Kremlin (1995 – 1996). Në Norilsk dhe Stary Oskol ai ndërtoi spitaliet e përgjithshme.

Përpos Rusisë, aktivitetet e tij ndërtuese u zvilluan edhe në Itali, Kazakistan dhe Uzbekistan. Pacolli bëri projektin për renovimin e teatrit La Fenice pas djegies së tij. Në Kazakistan, ai bëri ndërtimin e qendrave kryesore qeveritare të kryeqytetit të ri, Astana. Projekti i tij, pallati presidencial “Akkorda” u shpërblye nga Qeveria e Kazakistanit [7]. Në Kazakistan Pacolli gjithashtu bëri ndërtimin e disa qendrave spitalore, universitare dhe sportive. Në Uzbekistan Pacolli u shpërblye për ndërtimin cilësor të ndërtesës së Komunës së Tashkentit.

Aktivitetet tjera
Pacolli dha ndihmën humanitare në kampin e refugjatëve në Mal të Zi dhe në Kukës si dhe ndihmën e koordinuar në Kosovë pas mbarimit të luftës. Përveç kësaj, Pacolli dhuroi 5.1 milion euro për ndërtimin dhe furnizimin komplet të Universitetit Amerikan në Prishtinë[8]. Në vitin 2004, Pacolli bëri të mundur lirimin e tre punëtorëve të OKB-së të marrur peng në Afganistan (Shqipe Hebibi, Annette Flannigan dhe Angelitoo Nayan) [9]. Në vitin 2006 ai gjithashtu ndihmoi në lirimin e korrespondentit italian Gabriele Torsello i cili ishte rrëmbyer në Afganistan [10] [11]. Pacolli kontriboi në zgjerimin e ndërtesës qëndrore të Universitetit të Prishtinës. Ai bëri edhe restaurimin e Xhamisë së Llapit, monument ky i shekullit XIV.


Fondacionet e Behgjet Pacollit
Fondacioni Humanitar Behgjet Pacolli [12]
Fork (Fondacioni për Organizimin dhe Ristrukturimin e Kosovës)
Fondacioni Ibrahim Kodra
Fondacioni SEED (Fondacioni për zhvillim ekonomik të Evropës Juglindore) financim dhe mbështetje për Konferencat Ndërkombëtare dhe Logjistikë
AKR – Aleanca Kosova e Re, Organizata për lobim (Alliance For New Kosovo) në Washington D.C. Deri 2007 veproi për lobim për pavarësinë e Kosovës.
Nach oben Nach unten
 
Behgjet Pacolli
Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
 :: Radio,Tv & Video :: Personalitete Publike (V.I.P)-
Gehe zu: