Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.


 
StartseitePortaliSuchenNeueste BilderAnmeldenLogin

 

 Gramatika

Nach unten 
AutorNachricht
Peja-Boy

Peja-Boy


Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 43
Vendbanimi : Österreich

Gramatika Empty
BeitragThema: Gramatika   Gramatika Icon_minitimeFr 12 Jun 2009, 21:02

Gramatika

Kategoritë e gramatikës së shqipes janë shumë të afërme me gjuhët e tjera evropiane. Emrat tregojnë dukshëm gjininë, numrin, dhe pesë rasa. Një tipar i pazakonshëm është që emrat ndryshohen më tutje me prapashtesa për të treguar domethënien e caktuar apo pacaktuar: bukë, buka. Mbiemrat-përveç numëror dhe disa shprehje të caktuara sasie-dhe emrat e varur përcjellin emrin të cilin e modifikojnë; dhe ata janë të shquar në kërkimin e pjesëzës që i përcjell ata që pajtohen me emrin. Andaj, në “një burrë i madh, modifikohet nga i madh, i cili paraprihet nga i, i cili pajtohet me termin për “njeri”; gjithashtu në “dy burra të mëdhenj”, mëdhenj, forma mashkullore e shumësit nga i madh, përcjellë emrin burra dhe paraprihet nga një pjesëz që pajtohet me emrin.

Foljet kanë numrin dhe një llojllojshmëri të formave të gjetura në Frëngjisht apo Italisht dhe janë mjaft të parregullta në formimin e rrënjëve të tyre. Shumësat e emrit po ashtu janë të dukshëm për parregullsitë në një numër të madh të tyre. Kur të përcaktohet një emër apo një i marrur si i njohur është kundrinori i drejtë, një përemër në rastin e vërtetë që përsëritë këtë informacion po ashtu duhet të futet në shprehjen e foljes; p.sh. I-a dhashë librin atij drejtpërdrejtë është “him-it I-gave the-book to-him, e cila në anglishten standarde do të ishte “I gave the book to him.”Në përgjithësi, gramatika dhe dallimet formale të shqipes na kujtojnë greqishten moderne dhe gjuhët romane, veçanërisht ajo rumune. Tingujt sugjerojnë hungarishten apo greqishten, por gegërishtja me zanoreve hundore tingëllon më karakteristike. Gramatika e gjuhës shqipe është mjaft e komplikuar në krahasim me gjuhët e tjera Indoevropiane. Gjuha shqipe ka 6 ose 5 rasa, emërore, gjinore, dhanore, kallëzore, rrjedhore dhe që thirrore, e cila është hequr. Foljet janë mjaftë të parregullta. Disa folje si "jap" e "ha", në kohën e shkuar dhe në pjesore ndryshojnë plotësisht në "dhënë" dhe "ngrënë". Foljet e cila mbarojnë me "t" në vetën e tretë njejës, të kohës së kryer të thjeshtë, marrin dy "tt" p.sh ai "hesht" bëhet "ai heshtte" , që shpesh gabimisht shkruhet "heshte". Fjalët në gjuhën shqipe ndiqen nga nyje të shumta, gjë që e bën të komplikuar edhe për folësit e gjuhës shqipe. Ka 27 forma të shumësit. Shumësi i emrave ndiqet nga prapashtesat por, edhe nga ndryshie brenda emrit, p.sh dash-desh, kal-kuaj,djalë-djemë etj. Disa emra asnjëjës nuk ndryshojnë fare, si p.sh nxënës-nxënës, fëmijë-fëmijë etj.
Nach oben Nach unten
 
Gramatika
Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
 :: Kultura Kombëtare dhe Botërore :: Gjuha Shqipe (Letërsia)-
Gehe zu: