Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.


 
StartseitePortaliSuchenNeueste BilderAnmeldenLogin

 

 Traditat Rugovase

Nach unten 
AutorNachricht
Peja-Boy

Peja-Boy


Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 43
Vendbanimi : Österreich

Traditat Rugovase Empty
BeitragThema: Traditat Rugovase   Traditat Rugovase Icon_minitimeFr 12 Jun 2009, 00:54

Kuqishta pitoreske, njeri nder 13-te fshatrat e Rajonit te Rugoves, eshte vendi ku u mbajt manifestimi kulturoro sportiv, “Lojerat tradicionale-Rugova 2008“.

“Popullata e ketij rajoni vazhdimisht gjate historise eshte perballur me sfida te ndryshme-tha me rastin e hapjes se ketyre lojareve, kryetari I Kuvendit Komunal te Pejes, Ali Lajci-Ajo eshte perballur me to, me nje pergatitje fizike te cilen e ka mbajtur me aktivitetin e perditshem, por edhe me futjen e frymes se gares ne kete aktivitet. Ne po perpiqemi qe traditen e kahmotshme ta ruajme, ta mbajme dhe ta percjellim ne gjeneratat e reja. Organizimi i sotem ka per qellim percjelljen e tradites ne kete treve por poashtu, edhe promovimin e kesaj pjese, me te bukures ne Kosove!“

Fazli Muriqi 46 vjec, nga Koshutani, ishte organizator I ketyre lojerave edhe ne rrethanat e jashtezakonshme te Kosoves se viteve 90-te.

Ali Lajci dhe kryetari aktual Ali berisha „Lojerat tradiconale te Rugoves na i kane lane si tradite te paret tane. Ato jane mbajte, kane stagnua, kane fillua prape…Keto jane lojera tradiconale te te gjithe popullit shqiptar dhe porosia ime do te ishte qe traditat tona mos me i harrua“-porosit Fazliu, I cili ka ruajtur edhe te foluren e tij autoktone rugovase.

Bashkimi 40 vjec nga Shkreli, eshte deshmitar i asaj kohe:

“Koha para 15-ve viteve ka qene jashtezakonisht e veshtire dhe eshte dashur te perdoren rruge anesore, te kemi kujdes gjate levizjeve sepse perhere kane provuar pengimin e mbajtjes se ketyre lojerave. Por, njerezit kane pas vullnet te madh per me e vazhdua. Ndersa sot, ne Kosoven e pavarur realzimi eshte me I leth4e dhe me I mire, kenaqesia eshte shume amdhe dhe vullneti eshte shume me I amdht e njerezit”.

Ne ekto lojera per cdo vit ka pjesemarrje nga Shqiperia, Mali I Zi dhe nga trojet tjera shqiptare. Per shkak te kohes, numri I diciplinave sportive eshte reduktuar-thote Kamer Elezaj udheheqes i Keshillit Organziativ te “Lojerave Tradiconale-Rugova 2008“.

“Diciplinat I kemi zvogeluar, se pari eshte rrezimi I duarve, mundja, hedhja e Llastarit, Ngjitja ne Shilor, Hedhja e Gurapeshit dhe Terheqja e Litarit…“

"Keto lojera, te cilat jane terheqese jo vetem per shqiptaret- mendon Marchi Shemanjski, nga Poznanj I Polonise, I cili bashke me seminaristet nga mbare bota tash nje jave po merr pejse ne Seminarin Nderkomtbar per Gjuhen dhe Letersine Shqipe, ne Prishtine.

„Une vi ketu per here te pare dhe me pelqejne shume te shoh se si luajne shqiptaret dhe se si festojne Gjyqtari Nazmi Iberdemaj me garuesit ata-thote Shemanjski-Rugova qenka nje vend i bukur dhe me nje kulture te vecante I Ballkanit. Dhe une mendoj, se ky kend I harruar duhet te dal me teper ne drite, per t´u kuptuar nga te gjithe se edhe kjo eshte pjese e Evropes”.

Jarosllav Rosohaki, historian por edhe konsull nga Poznanj i Polonise iu prin seminaristve te cilet sot ishin mysafire nderi ne Rugoven mikpritese.

„Une kenaqem kur shoh se kaq shume njerez mblidhen dhe deshriojne t´I kthehen vendit te vet, se dime shume vende ne bote te cilat jane zbrazur nga njerezit. Sepse, lufta gjithmone shkaterron shpejt dhe pastaj eshte shume veshtire te rikthehet jeta nromale. Une kam degjaur se treva e Rugoves eshte zbrazur, ndersa sot une shoh kaq shume njerez…Ky eshte nje gezim per mua!”

Afrimi, 36 vjec nga Koshutani eshte vetem njeri nga rugovasit qe krenohen me mbajtjen e ketyre lojerave, sepse:

„Me keto gara Rugova arrin nje imazh edhe me te mire. Koha eshte e mire, natyra e mire, lojerat po shkojne mbare, vleresimet jane te drejta“.

Dhe, pas pese oresh garimi ne gjashte diciplina te lojerave tradiconale, gjyqateri Nazmi Iberdemaj, mjeshter I shkalles se gjashte ne karate dhe I vetmi refer nderkomtbar ne Kosove, vjen me vleresimin:

“Sot jane mbledh mjaft njerez ketu. Ju e pate edhe vet se kishim nje numer te madh spektatoresh por edhe garuesish. Ne secilen dicipline kishte mbi 30 garues. Ka qene nje konkurence jashtezakonisht e forte, duke pasur parasysh se te gjithe merren me sport ne baza amatore. Por, lirisiht mund te them se disa prej tyre do mund te merrnin pjese edhe ne ndonje gare nderkombtare, si psh. Ne dicplinen Hedhja e Gurapeshit, i cili eshte nje gur jashtezakonisht I rende, diku rreth 70 kilogram e gjysme dhe nese kishin marre pejse ne gara zyrtare te hedhjes se gjyles, me siguri kishin pas sukses. Dmth. te gjithe jane djem te ndertuar ne menyre natyrore, te cilet kane fuqi, entuziazem dhe vullnet per te arritur rezultat“.

Ne „Lojerat Tradiconale Rugova 2008“ vendi i pare ne diciplinen e Mundjes i takoi, Valdrin Mehajt; ne Rrezimin e Duarve, Besim Dedushajt; per Ngjitjen ne Shilor, Ramiz Demajt; ne Terheqjen e Litarit-Klubit Sportiv „Jabllanica e Vogel“; ne Hedhjen e Gurapeshit, Kapllan Nikcit si dhe ne diciplinen Hedhja e Llastarit, vendi i pare i takoi, Bujar Regjajt.

"Tradicionalisht, keto lojera jane mbajtur perhere ne muajin gusht, ne diten e njohur si “Dita e Kelmendit”, ku net e njejten kohe jane mbajtur ne Rugove, ne Plave e Guci dhe ne Qindra spektatore ne percjellje te lojareve Kelmend te Shqiperise. Dhe une kam shprese qe nje dite keto lojera tradicionale te mbahen pa keta kufije ekzitues“-thote Tahir Lajci, njerit nga organizatoret e ketij manifestimi kulturoro sportiv.

Dhe kete shprese ushqen secili: qe nje dite, njera nga kodrinat gjelberore te Rugoves te jete arene gare per shqitparet e te gjitha trojeve per te kultivuar edhe me tej traditen sportive, sic u ruajten kenget e vallet e kesaj treve permes ansambli t te mrenjohur dhe unik, „Rugova“, te cilen mbyllen manifestimin e sotem me vallen unike shqiptare „Vallja e Rugoves“, jehona e se ciles misherohej me panoramat pitorekse te shpatijeve te Rugoves prej kah edhe buroi, per t´u bere e perjetshme dhe ashtu, e papaersertishme te percillet gjenrate pas gjenerate…
Nach oben Nach unten
Peja-Boy

Peja-Boy


Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 43
Vendbanimi : Österreich

Traditat Rugovase Empty
BeitragThema: Veshjet Kombetare te Rugovasve   Traditat Rugovase Icon_minitimeFr 12 Jun 2009, 00:56

Traditat Rugovase Te_Kulla_e_Osdautajve
Nach oben Nach unten
 
Traditat Rugovase
Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
 :: Kultura Kombëtare dhe Botërore :: Arti dhe Traditat Shqipëtare-
Gehe zu: