DEMI (21/IV-20/V)
Karriera: Gjatë muajit gusht do ta kërkoni qetësinë – sidomos në punë, ngase tollovia dhe urdhrat janë gjëra që ju stresojnë. Përpiquni të punoni më shumë në kolektiv dhe të kërkoni mirëkuptim për kërkesat tuaja. Në këtë mënyrë mund të arrini të krijoni një atmosferë të përshtatshme në punë. Personat e lindur në dekadën e dytë të kësaj shenje do të jenë përplot kreativitet, të cilin gjithsesi duhet ta shfrytëzojnë për ta përmirësuar pozitën e tyre financiare. Personat e lindur në dekadën e tretë të kësaj shenje do të ndeshen me konkurrencë kolektive. Megjithatë, yjet ju këshillojnë që t’i shmangeni nga punët e dyshimta dhe të besoni në aftësitë tuaja dhe me angazhim të arrini të shpalosni anët tuaja pozitive.
Dashuria: Edhe në dashuri do të kërkoni qetësi dhe nuk do të jeni të gatshëm të ballafaqoheni me ndonjë kërkesë të paarsyeshme të partnerit, ose teket e shpeshta që mund t’i ketë. Sidoqoftë, më shumë rëndësi duhet t’i jepni bisedës dhe në këtë mënyrë të arrini të bëni kompromis me partnerin. Prej datës 7 deri më 18 gusht është një periudhë e mirë kur ju mund të arrini paqen me partnerin. Personat e lirë të kësaj shenje duhet të kenë më shumë durim ngase yjet nuk i mbështesin për një lidhje serioze. Më shumë fat në këtë drejtim mund të kenë personat e lindur në dekadën e dytë të kësaj shenje.