Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.


 
StartseitePortaliSuchenNeueste BilderAnmeldenLogin

 

 Si ta eliminoni celulitin pa trajtime të shtrenjta?

Nach unten 
AutorNachricht
JaNa

JaNa


Numri I Postimeve : 25
Data e Regjistrimit : 10.06.09
Mosha : 39
Vendbanimi : Gjakovë

Si ta eliminoni celulitin pa trajtime të shtrenjta? Empty
BeitragThema: Si ta eliminoni celulitin pa trajtime të shtrenjta?   Si ta eliminoni celulitin pa trajtime të shtrenjta? Icon_minitimeSa 13 Jun 2009, 11:59

Celuliti është njëri nga problemet më të mëdha estetike me të cilin përballet shumica e femrave (80%) gjatë jetës.
Femrat mendojnë se mund ta eliminojnë celulitin me anë të dietës dhe ushtrimeve, mirëpo e vërteta është se ato janë vetëm masa parandaluese dhe nuk kanë shumë efekt nëse celuliti tashmë është i pranishëm, thonë ekspertët.

Paraqitja e celulitit mund të jetë pasojë e faktorëve të ndryshëm, siç janë faktorët gjenetikë, por mund të nxitet edhe nga shtatzënia, çrregullimet hormonale, mbipesha, duhanpirja dhe alkooli.

Ushtrimet intensive shkaktojnë ngjitjen e celulitit për muskuj, i cili bëhet më pak i dukshëm, mirëpo mbetet i pranishëm.

Disa ekspertë rekomandojnë që të ashtuquajturin ‘celulit i njomë’ mund ta eliminoni me anë të pilingut përkatës dhe kremrave kundër celulitit, të kombinuar me ushtrime të lehta në shtëpi.

Nëse përdorni preparate me bazë kafeine dhe agrumesh për ta eliminuar celulitin, atëherë duhet të adaptoni edhe mënyra të reja, të duhura të konsumimit të ushqimit dhe lëngjeve.

Shmangni kafen, alkoolin, yndyrat me prejardhje shtazore dhe ushqimin e kripshim (zëvendësojeni me pemë dhe perime të pasura me vitaminë C, kalium dhe squfur).

Veç këtyre, është me rëndësi masazhi i përditshëm i pjesëve të trupit të cilat i ka përfshirë celuliti.
Nach oben Nach unten
 
Si ta eliminoni celulitin pa trajtime të shtrenjta?
Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
 :: Kultura Kombëtare dhe Botërore :: Moda, Bukuria & Estetika-
Gehe zu: