Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.


 
StartseitePortaliSuchenNeueste BilderAnmeldenLogin

 

 Familje moderne me anëtarë jonjerëzorë ...

Nach unten 
AutorNachricht
JaNa

JaNa


Numri I Postimeve : 25
Data e Regjistrimit : 10.06.09
Mosha : 39
Vendbanimi : Gjakovë

Familje moderne me anëtarë jonjerëzorë ... Empty
BeitragThema: Familje moderne me anëtarë jonjerëzorë ...   Familje moderne me anëtarë jonjerëzorë ... Icon_minitimeSa 13 Jun 2009, 11:56

Kafshë me shtëpi apo shtëpi me kafshë?! - dilema e një kohe.
Sa njerëz jeni në familje? ­ një grua pyet djaloshin që rri ulur në karrigen pranë.
- Katër,- i përgjigjet ai dhe vazhdon më tej: Mami, babi, unë dhe motra. Ah, të më falni u ngatërrova, është edhe dikush tjetër të cilin nuk mund të rri pa e përmendur, Rokon, maçokun tonë. Ka rreth 7 vjet që jeton me ne. Gruaja vë buzën në gaz dhe më pas tregon duart mbushur me çjerrje macesh e shpjegon. “Për mua është mikja ime e vetme. S’kam njeri tjetër...”

Shtëpi me kafshë apo shtëpi pa kafshë? Kësaj dileme njerëzit në ditët e sotme i janë përgjigjur sipas mënyrës së tyre dhe natyrisht sipas xhepit (pasi kafsha sot, ka kosto të lartë, gati të barabartë me një njeri). Por përse hezitojnë shumë njerëz për të futur në shtëpi një kafshë, e cila për ndryshim nga kohët e dikurshme, ka tashmë një rol tjetër, shoqërues e zbavitës?

Zakonisht prindërit nxjerrin në krye fëmijët dhe arsyetohen me pretekstin se kafshët iu bëjnë dëm atyre. Por vallë çfarë ndikimi mund të ketë një kafshë mbi vogëlushët e shtëpive?

Sipas specialistëve, ndikon pozitivisht dhe të mirat që sjell tek fëmija janë të shumta, mjafton që të respektohen disa rregulla që kanë të bëjnë si me vogëlushin, ashtu edhe me kafshën.

Sigurisht detyra kryesore iu takon prindërve, të cilët duhet të peshojnë të mirat dhe të këqijat dhe të zgjedhin kafshën që i shkon për shtat pjesëtarëve të familjes, që do të kenë përgjegjësinë për ta trajtuar atë si anëtar (paksa të veçantë) të saj.

Roli i kafshëve në familje

Me kalimin e kohës, siç është vënë re, roli i kafshëve që njeriu kishte në territorin përreth tij, ka marrë formë dhe qëllim tjetër. Prezenca e tyre në ambientet shtëpiake nuk arsyetohet me gjë tjetër, përveçse me shoqërinë që kafsha i ofron banuesve në to (sidomos personave të vetmuar apo të moshuar). Rrallë qentë, psh. përdoren si ruajtës apo shoqërues të të verbërve.

Vendimi për të marrë një kafshë në shtëpi është shumë i rëndësishëm dhe duhet të merret në seriozitet të plotë. Së pari është e nevojshme, jo vetëm dëshira por edhe mundësia për të mbajtur një kafshë në kushtet e caktuara të shtëpisë. Dhe kjo sepse prezenca e një kafshe shoqërohet automatikisht edhe me kujdesin që duhet të tregojë një nga anëtarët e familjes për të mbajtur pastër këtë anëtar të ri.

Mungesa edhe për pak orë nga shtëpia, duke e lënë vetëm kafshën, është një faktor negativ për marrjen e tij. Gjithashtu në vendim e marrjes duhet të trajtoni edhe anën ekonomike ku përfshihen ushqimi, vaksinat etj.

Zgjedhja

"Më jep - të të jap"- pak a shumë në këtë raport bazohen marrëdhëniet kafshë­pjesëtarë të familjes. Ndaj ia vlen që të zgjidhni llojin e saktë, në përshtatje me kërkesat që keni ndaj tij dhe ato që ju jeni në gjendje të përmbushni për të.
Në familjet me fëmijë dëshira për të patur kafshë në shtëpi duhet të jetë shumë e menduar. Në marrjen e vendimit nevojitet të jenë shqyrtuar dy çështje kryesore: ajo e moshës së fëmijëve si dhe tema që ka të bëjnë me shëndetin si psh. sëmundjet që mund të transmetohen nga kafsha tek fëmijët apo pjesëtarët e tjerë të familjes si alergji, astma etj.

Por gjithsesi, prezenca e kafshës në një familje ku ka fëmijë është shumë pozitive. Fëmijët mësohen të jetojnë dhe të kujdesen për një "person" tjetër. Duke vendosur kafshën në shtëpi arrihet që të forcohet vetëbesimin i fëmijës, përderisa ai bindet se përpjekjet e tij nuk shkojnë dëm, madje ai merr edhe vlerësime...

Fëmija ndjehet përgjegjës për faktin se ia del mbanë një detyre, sikurse është kujdesi ndaj kafshës së tijtë vogël. Rritet tek ai një dashuri e një lloji të veçantë, e cila e mbush me gëzim.

Bashkëmoshatarët e tij e adhurojnë, për faktin se fëmija ka krijuar një marrëdhënie të veçantë me kafshën. Por edhe për prindërit e tij, të cilët e shohin tek kujdeset për të, ndjejnë se ai arrihet bashkë me kafshën.

Mosha

Por kur duhet të merret një kafshë në shtëpi? Sipas specialistëve kufiri minimal i moshës së fëmijës në të cilën rekomandohet marrja e një kafshe është mbi 5 vjeç. Teorikisht, që nga kjo moshë fëmija është në gjendje të përballojë nevojat e veta personale.

Për sa i përket prindërve të cilët kanë fëmijë të vegjël dhe që dëshirojnë të kenë kafshë në shtëpi rekomandohen kafshë të vogla, të cilat mbahen të mbyllura si zog në kafaz, peshq në akuarium etj.

Përpara se të vendoset marrja e ndonjë kafshe prindërit do të duhet të informohen për karakteristikat e tij nga veterineri me qëllim që ai të përshtatet me llojin e familjes dhe shtëpinë ku do të jetojë.

Por nëse ekzistonte ndonjë kafshë në shtëpi që para lindjes së fëmijës, ka shumë mundësi që ardhja në jetë e foshnjës t'i sjellë shqetësim kafshës dhe ndoshta në ndonjë moment edhe të vërsulet. Mirë do të ishte që personi i cili merret me kafshën, të mos jetë i njëjtë me atë që mban fëmijën.

Disa herë lëreni kafshën të vijë rreth e rrotull foshnjë e ta mbajë erë. Është e domosdoshme që t'i jepni pak kohë për të kuptuar edhe ai ardhjen e një anëtari të ri në familje. Por nëse pas një muaji e gjysmë ekziston frika për ndonjë sulm nga ana e kafshës atëherë mirë do të ishte që t'i drejtoheshit ndonjë mjeku specialist.

Fëmijët e vegjël është e nevojshme që të mësohen të mos i ngacmojnë kafshët në orën e ushqimit, gjumit, të mos i kapin kur kafsha ndodhet së bashku me këlyshët e vet (mace, qenë etj.).

Dhe kjo sepse shumë lehtë fëmijët mund të provokojnë sulme tepër të rrezikshme nga ana e kafshëve. Çdo vit në Evropë një numër i madh fëmijësh shtrohen në spitale për shkak të plagëve të shkaktuara nga ndonjë kafshë.

Fëmijët dhe kujdesi për kafshën

Pjesëmarrja e fëmijës në procesin e kujdesit të kafshës mund të përcaktohet sipas kësaj renditjeje:
• 2-5 vjeç ndihmë e thjeshtë në pastrim dhe lojëra me kafshën.
• 5-7 vjeç ndihmesë në ushqimin e kafshës
• 7-9 vjeç përmbushje e të gjitha detyrave të pastrimit dhe ushqimit të kafshës brenda shtëpisë
• Fëmijë më të mëdhenj se 9-vjeç mund të marrin përsipër ushqimin, pastrimin, . akoma edhe shëtitjen e kafshës jashtë" shtëpisë.

Konkluzioni

Marrja e një kafshe në familjet me fëmijë konsiderohet si një veprim pozitiv për të gjithë anëtarët e saj, por njëkohësisht ai shtron përpara tyre edhe detyrën për një përkujdesje të vazhdueshme.

Duke peshuar anët pozitive dhe negative me siguri që do të gjeni veten tuaj në këtë çështje dhe më pas, do të jeni më i qartë për të marrë vendimin e saktë.

Gjithsesi pranimi i kafshëve të ndryshme në ambientet tona, pra, moda e re, e cila nuk ka shumë kohë që ka filluar, duhet kuptuar si një mundësi më tepër për të shumuar momentet e këndshme të jetës sonë, e mbi të gjitha për t'u çlodhur. Pasi ky anëtar "jo njerëzor" i familjes, ka një veçori të tijën: di të argëtojë të tjerët...
Nach oben Nach unten
 
Familje moderne me anëtarë jonjerëzorë ...
Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
 :: Biseda & Diskutime :: Gruaja & Familja-
Gehe zu: