Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.


 
StartseitePortaliSuchenNeueste BilderAnmeldenLogin

 

 Anestezia

Nach unten 
AutorNachricht
Peja-Boy

Peja-Boy


Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 43
Vendbanimi : Österreich

Anestezia Empty
BeitragThema: Anestezia   Anestezia Icon_minitimeFr 12 Jun 2009, 22:25

Anestezia

Fusha e mjekësisë që kryesisht merret me narkozën, vërjen në gjumë të organizmit me anë të lëndeve narkotike me qëllim bërjen e mundur të një ndërhyrje kirurgjike.

Detyrat e tjera të një anestezisti janë bërja e procedurave të ndihmës urgjente (si analgezia, intubacioni, futja e katetereve të mëdhej në sistemin e gjakut), terapia e dhimbjeve (p.sh. pas një operacioni, si rrjedhojë e një kanceri apo sëmundje kronike, dhimbje fantazmë pas një amputacioni), trajtimi i pacientëve në njësitë e terapisë intensive (në Shqipëri ekziston emërtimi Reanimator).

Anestezia mund të jetë:

e përgjithshme, përfshin gjithë trupin
regjonale, përfshin një pjesë të trupit ose gjymtyrë, si p.sh. Anestesia spinale,anestezia e pleksusit ose anestezia peridurale (PDA)
lokale, një zonë të vogël të lokalizuar, si p.sh. mpirja gjatë një kurimi dhëmbësh.
Në mjekësinë moderne, anestezia e përgjithshme përbëhet nga tre elementë kryesore:

Anestezi: Ulja e nivelit të zgjimit (vërja në gjumë) me anë të lëngjeve (p.sh. Barbiturate, Propofol, Ketaminë) ose/dhe gazeve anestetike (Halotan, Gaz qeshës)
Analgezi: Heqja e ndjesisë së dhimbjes me anë të lëndëve analgezike, si p.sh. Opiate
Relaksim muskulor: Çlirim i plotë i muskujve të trupit me anë të relaksantëve muskulorë, si kurare (Helm i shigjetave të Indjanëve), Suksametonium, etj.
Nach oben Nach unten
 
Anestezia
Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
 :: Biseda & Diskutime :: Mjekësia & Shëndeti-
Gehe zu: