StartseitePortaliKalenderFAQSuchenMitgliederNutzergruppenAnmeldenLogin
Austausch | 
 

 Anatomia

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
Gehe zu Seite : Zurück  1, 2, 3, 4  Weiter
AutorNachricht
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Kapilaret   Fr 12 Jun 2009, 21:50

Kapilaret

Kapilarët (lat.capillus) janë enët më të vogla të gjakut. Funksioni i tyre është shkëmbimi i lëndëve, lëvizja e lëndëve midis enëve të gjakut dhe indeve. Që të kryejnë këtë punë, sipërfaqja totale e gjithë kapilarëve është shumë e madhe (sipërfaqja e madhe lehtëson difuzionin). Si pasojë, rrjedha e gjakut në kapilarë është e ngadaltë dhe kapilarëve u duhet të prodhojnë lëndë antikoagulante për të parandaluar trombozën (rrjedhja e ngadaltë është një nga tre faktorët që predispozojnë për trombozë; 2 të tjerët janë dëmtimi i endotelit, dhe rritja e aftësive koaguluese të gjakut). Muret e kapilarëve janë shumë të holla dhe mure të tilla të dobëta nuk mund ta përballojnë presionin e lartë arterial. Presioni kapilar është shumë më i vogël sesa presioni arterial. Ulja e presionit bëhet e mundur nga arteriolat.
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Re: Anatomia   Fr 12 Jun 2009, 21:51

Lukthi i njeriut

LukthiLukthi është një organ muskulor strajcor i cili gjendet në pjesën e sipërme të barkut.Ky organ gjendet nen diafragmen dhe nen rrezhden e majt te melqise. Forma e tij eshte e ndryshueshme, por lukthi mesatarisht i mbushur e ngjason grepin me gjatesi 25 cm.

Pjesët e Lukthit
Lukthi është i përbërë prej tre pjesëve : pjesa e sipërme , pjesa qendrore dhe pjesa e poshtme

Pjesa e sipërme ose pjesa kardiale është pjesa ku lukthi lidhet me kapërciellin dhe ndërmjet lukthit dhe kapërcellit ka një sfinker të vogël kardial i cili nuk e lejon ushqimin të kthehet lart.
Pjesa qendrore ka shumë gjëndra të cilat janë të mëdha dhe përbëhen prej tre lloje qelizash prej të cilave taiten prodhime të ndryshme.
Në qelizat që taitet acidklorhidrik
Në qelizat kryesore taiten enzimet
Në qelizat e rralla taitet jargë
Pjesa e poshtme ose piloriumi pjesa ku lukthi lidhet me zorrën 12 gishtore ,ndërmjet lukthit dhe zorrës të hollë ka një sfinker pirolalin i cili ka rëndësi për shpejtësi të kalimit të ushqimit dhe dalja e ushqimit në mënyrë të kordinuar.
Sfinker në këtë rast përkufizohet si çelje.
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Re: Anatomia   Fr 12 Jun 2009, 21:54

Lekura

Lëkura është organ elastik, muskular që mbështjell trupin e organizmave të gjallë. Funksioni i lëkurës është ruajta e organve, mbajtja e tyre në tërësi të organizuar si dhe i takon grupit të ograneve shqisore që ka të bëj me ndjeshmërinë (shqisa e të prekurit), bën gjithashtu rregullimin e temperaturës trupore si dhe sintetizon vitaminën B dhe vitaminën D Lëkura ka përbërje të ndryshme tek gjallesat e ndryshme.

Funksioni i lëkurës

Roli mbrojtes i lekures ndaj te gjithe faktorve te jashtem dhe brendshem quhet dermatofilaksia. - Per rendesin e lekures na spjegon rasti se humbja e sip te medha psh: te djeg'jet e rrezikojn jeten. - Roli mbrojtes i lekures eshte i kushtezuar nga elasticiteti i lekures, sasia e ujit dhe fleksibiliteti. - pH e lekures nuk e favorizon zhvillimin e bakterieve dhe myshqeve por ndikon si faktor vetsterilizues, mesi alkalin ndihmon zhvillimin e bakterjeve dhe ne kete lekure vjen leht deri te infeksionet bakteriale dhe nikotike psh: regjioni aksilare, perigjental. - Permes lekures ka mundesi te resorbohen sasi te vogla te sub si merkuri, jodi, yndyrna vitaminoze dhe hormonale, ne kete bazohet dermatoterapia lokale dhe aplikimi i preparatev kozmetike per mirmbajtjen dhe mbrojtjen e lekures. - Lekura ka funksion termorregullues qe e arrin me ngushtimin dhe zgjerimin e eneve te gjakut te dermes, djersitjes dhe respiracionit. - Lekura eshte depo e ujit ku gjenden 18-40% e sasis se gjithmbarshme te ujit ne org. - Elasticiteti i lekures vare nga sasia e ujit. - Preparatet kozmetike duhe te pengojn avullimin e ujit dhe te ruajn lageshtin e lekures. - Ne lekure behet sinteza e vitamines D qe ka rendesi ne realizimin e eshtrave. - Ne lekure kryhet edhe procesi i frymarrjes por nuk ka rendesi vitale. - Ne lekure jane te vendosur receptoret per dhembje per prekjem, per shtypje dhe per temp. - Faktoret qe ndikojnë ne lekure jane: - Lageshtia relative kur bie nen 60% rritet evaporini(humbja e ujit ne lekur) qe eshte karakteristik per kohen e ftoht dhe te thate sepse lekura ne keto raste keqsohet mjaft. - Eskpozimi ne diell ka efekte ne tharjen e lekures- shtohet evaporini pastaj era, larja e tepruar dhe kontakti me detergjente i largon lipidet dhe e rrit humbjen e lageshtis. - Barerat dhe perdorimi jo adekuat i preparatev kzmetike. - Mjedis acidik 1-6, bazik 7-14, neutral 7. - Rrezet ultraviolete ndahen : 1. Rrezet Uv-A - plakje e lekures 2. Rrezet Uv-B - shkaktn djeg'je 3. Rrezet Uv-C.

Ngjyra e lëkurës
Lëkura nuk ka një ngjyrë të caktuar tek tëgjitha gjallesat, por ajo dallon nga lloji i gjallesave në lloj tv gjallesave si dhe dallon nga gjallesa në gjallesë brenda llojit të njejt të gjallesave.


Sa i përket kafshëve ato dallojnë për nga ngjyra e lëkurës dhe mundësia për përshtatshmëri. Disa kafshë kan lëkurë me ngjyrë të caktuar stabile, kurse disa të tjera kan lëkurë me ngjyrë labile që nënkupton mundësinë e ndyshimit të ngjyrës për t'u përshtatur me ambientin ku jeton, për shkaqe sigurie.


Edhe njerëzit kanë lëkurë me ngjyrë të ndryshme dhe sipas ngjyrës së lëkurës njerëzisht ndahen në tre grupe kryesore edhe atë të bardhë, të zi dhe të verdhë.

Anatomia e lëkurës
Shtresat e lëkurës- Lekura eshte organ qe mbeshtjell ter sip. e jashtme te org. te njeriut dhe qe kalon ne mukoz per ti mveshur hapsirat e brendshme te org. p.sh: kapaket e syve, gojen, organet gjenitale, kanalet urinare, anusin. - Lekura ka pesh prej 8-10kg me nje siperfaqe 1.7m2(katror) dhe trashsi 1-2mm e cila trashsi ne shputa dhe shuplaka eshte 2-4mm. - Lekura eshte barrier mbrojtese qe nga njera ane pengon humbjen e ujit elektroliteve dhe perbersve tjer, ndersa nga ana tjeter pengon hyrjen e materieve demtuese. - Vlera e pH se sip. te lekures eshte ne mes 4.1 ne koke deri ne 7.2 ne shputa ndersa ne sip. tjera 5.5. - Lekura mbron org. nga agjenset kimik, mikrobiologjik, fizik dhe rregullon temp. trupore. - Ne lekure zhvillohen shume procese imunologjike por edhe shume procese te org. manifestohen me ndryshime ne lekure. - Ngjyra e lekures eshte e ndryshme ajo varet nga raca, mosha dhe pjeset e trupit qe i perkasin - Ngjyren e lekures e kushtezon shpeshtesia dhe sasia e pigmentit qe quhet Melanin - Lekura nga ana histologjike eshte e perber nga 3 shtresa: 1. Epiderma:(mbi lekure) e ndertuar nga qelizat me gjendra te djerses dhe gjendra dhjamore, qimet dhe thonjet. 2. Derma: (lekura e vertet) paraqet struktur te indeve lidhore. 3. Hipoderma: (nen lekure) e perber nga indet dhjamore. - Ndryshimet ne lekure gjithnje do te sherbejn si dritare ne te cilen do te pasqyrohen ndodhit ne brendesi proceset patologjike ne organe dhe sisteme si dhe gjendja fizike emocionale e org. te njeriut.

Llojet e lëkurës
Sa i përket lëkurës në përgjithësi tek gjallesat ajo dallon dukshëm në përbërje nga gjallesa në gjallesë.

Tek njeriu lëkura mund të ndahet si lëkurë e trashë dhe e hollë. Lëkura e trashë gjendet në shputat e këmbëve dhe në shuplakat e duarve.

Përdorimi i lëkurës
Këpucë nga lëkuraLëkura e kafshëve të ndryshme ka përdorim të gjërë në industri. Si e tillë lëkura pas pvrpunimit përdoret për prodimin e produkteve të ndryshme për përdorim të gjërë.

Sëmundjet e lëkurës
Zgjebja(kroma). është sëmundje ngjitese e lëkurës. Përcillet me kontakt direkt me të sëmurin, me rroba, me peshqir që ka përdorur i sëmuri etj. Shkaktar është këpusha e zgjebës - akarina. Paraziton në epidermë duke hapur kanalet të vogla të shoqëruara me kruarje të madhe. Kruarja më e madhe paraqitet mes gishtërinjëve të dorës dhe të këmbës (shfaqen fshika të mbushura me lëng . Shenjat e para të sëmundjes janë kruarja e lëkurës dhe formimi i puçrrave dhe dregëzave. sëmundja shërohet duke përdorur Yndyra të ndryshme që përmbajnë sulfur. Për të penguar përhapjen e zgjebës duhet të shërohen të gjithë të sëmurët në një bashkësi. I sëmuri duhet të izolohet dhe ti drejtohet mjekut për ndihmë. Nxënësi i sëmurë me këtë sëmundje nuk duhet të ndjekë mësimin deri sa të shërohet. Sëmundja përhapet më shumë kur vështrirësohet mbajtja e higjienës personale. Por ka raste që nga kjo sëmundje të vuajnë edhe njerëzit që kujdesen në maksimum për higjienën personale, pasi ë parazitin i cili shkakton zgjeben e marrin në kontakt me njerëzit e sëmurë, në autobus, lokale afarsite, shkolla etj. Prandaj paraqitja te mjeku për tu shëruar këtë sëmundje nuk është turp, por përgjegjësi pë të evituar përhapjen e saj në popullatë.
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Re: Anatomia   Fr 12 Jun 2009, 21:55

Mjekra
Mjekra është pjesa e caktuar fytyrës e me lesha te njerëzit (dhe majmunët). Njëherit nga disa shihet shenjë sekondare e gjinisë mashkullore. Në të kaluarën mjekra kishte një domethënie me të cilën dëftohej fuqia ndërsa me kalimin e kohës i është nënshtruar modës dhe shërben si dekorim i meshkujve.

Mukoza
Mukoza është një cipë e hollë, e përbërë nga një lëndë e bardhë dhe e tejdukshme, që vesh faqet e brendshme të disa organeve të trupit.
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Re: Anatomia   Fr 12 Jun 2009, 21:57

Mushkëria
MushkëritëMushkëritë (lat. Pulmo, -onis m.) janë organe të frymëmarrjes. Në trupin e njeriut janë dy mushkëri e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy pulmonarë dhe në anën e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Ajri lëvizet prej muskujve ndërmjet brinjëve dhe muskulit të diafragmës. Mushkëritë janë të mbështjellura me mbështjellës shumë të hollë e cila quhet pleura.

Ndërtimi i mushkërive të njeriut
Struktura e alveolaveNë trupin e njeriut janë dy mushkëri, e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy pulmonarë dhe në anën e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Pulmonarët ndahen në 9/10 segmente. Në mushkëriun e djathtë gjenden 10 segmente. Në krahun e majtë mungon segmenti i 7-të kështu që me këtë zemrës i jep një vend. Maja e sipërme e mushkërisë diku rreth 3-4 cm është larg nga klavikula, kurse poshtë mushkërive shtrihet diafragma. Mushkëritë kufizohen nga ana e stomakut me brinjën e 6, anash me brinjën e 8 dhe nga shpina me brinjën e 10. Mushkëria e majtë në përgjithësi është më i vogël, ngase në afërsi të saj gjendej e vendosur zemra. Volumi i mushkërive tek njeriu përmban diku rreth 5 deri 6 litra. Bronket që e bëjnë përcjelljen e ajrit përfundojnë në qese të vockla, që quhen Alveole ose qeset e mushkërive. Këtu ndodhet pra shkëmbimi i gazrave. Sistemi i tërësishëm i frymëmarrjes ndryshe quhet edhe sistemi bronkial.


Sëmundjet
Sëmundja obstruktive kronike
Pneumonia
Hipoksemia
Sarkoidoza
Sëmundja restriktive
Sëmundjet vaskulare
Tuberkulozi
Tumoret e mushkërive
Tumoret mediastinale
Bronchiolitis akut
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Re: Anatomia   Fr 12 Jun 2009, 21:58

Mëlçia

Mëlçia e deles. 1 lobi i djathtë, 2 lobi i majtë, 3 lobi kaudat, 4 lobi katror, 5 arteria hepatike e venës portë, 6 linfonodi hepatik, 7 cistifellea.Mëlçia (greq. hepar, lat. iecur) apo mëlçia e zezë, është organi qendror i gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit që lidhet me aparatin tretës. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën (p.sh faktorët e mpiksjes), përpunimi i pjesëve përbërëse të ushqimit (p.sh ruajtja e glukozës), prodhimi i lëngut të tëmthit dhe kështu tretja dhe eliminimi i produkteve të metabolizmit të trupit si dhe e medikamenteve dhe helmeve. Substancat ushqimore, të cilat kalojnë nga zorra në gjak, mbërrijnë me anë të venës Vena portae në mëlçi dhe mandej varësisht nga nevoja lëshohen nga mëlçia përsëri në gjak ose largohen nga gjaku.

Mëlçia e njeriut peshon përafërsisht 1500 deri 2000 gram. Është një organ i butë me strukturë të njëtrajtshme dhe gjendet kryesisht në anën e djathë të pjesës se sipërme të hapësirës së barkut.


Mëlçia përbëhet nga :
Lobus dexter - gjendet nën diafragmë dhe është pjesërisht i ngjitur me të.
Lobus sinister - është më i vogël dhe shtrihet deri në anën e majtë të abdomenit.
Lobus quadratus
Lobus caudatus
Nën pjesën e poshtme të mëlçisë gjendet e ashtuquajtura portë e mëlçisë - Porta hepatis, nëpërmjet të së cilës kalojnë: Arteria hepatica propria, Vena portae dhe Ductus hepaticus.

Arteria hepatica transporton gjakun e oksigjenuar prej zemrës për në mëlçi, Vena portae sjellë nga lukthi dhe zorrët pjesët e ushqimit në formë të gjakut të pasur me substanca ushqimore.

Mëlçia ndahet në këto segmente :

Lobus sinister:
Segment I - Lobus caudatus
Segment II - pjesa kraniale e Segmentum laterale
Segment III - pjesa kaudale e Segmentum laterale
Segment IV - Lobus quadratus
Segment IVa - pjesa kraniale
Segment IVb - pjesa kaudale
Lobus dexter:
Segment V - pjesa kaudale e Segmentum anterius
Segment VI - pjesa kaudale e Segmentum posterius
Segment VII - pjesë kraniale e Segmentum posterius
Segment VIII - pjesë kraniale e Segmentum anterius

Ndërtimi mikroskopik i mëlçisë
Mëlçia ndahet më tutje në pjesë edhe më të vogla - lobuli (lapra, maksimal 1-2mm të mëdha). Këto kanë në prerje formën e gjashtëkëndëshit, që përbëhet kryesisht nga qelizat e mëlçisë - hepatocitet.

Qelizat e mëlçisë kanë në të shumtën e rasteve më shumë bërthama dhe janë të radhitura në rresht. Në pikat kufitare të lobulit qëndrojnë fushat periportale, në të cilat kalojnë nga një degë e arteria hepatica, e vena portae si dhe e ductulus biliferus. Këto quhen ndryshe edhe Glisson-Trias (Trekëndëshi i Glissonit).

Në mes të qelizave të mëlçisë janë të radhitura kapilaret e zgjeruara të saj - sinusoidat. Këto janë të veshura me një endotel dhe përbëhen nga makrofagët special. Sinusoidat transportojnë gjakun e Vena portae së bashku me gjakun e Arteria hepatica nëpër lobuli të mëlçisë në drejtim të qendrës së laprave, ku gjendet një venë qendrore. Venae centrales bashkohen në venë më të mëdha (Venae sublobulares) dhe në fund bashkohen në venë të mëlçisë (Vena hepatica).

Në pjesën mes sinusoidave dhe qelizave të mëlçisë gjendet hapësira e Disseut, ku ndodhin ç’helmimet. Këtu gjendet plazma e gjakut, më tutje të quajturat qeliza-Ito, që përmbajnë vitaminë A dhe i shërbejnë deponimit të yndyrës.

Kapilaret e lëngut të tëmblit janë përbrenda laprave vetëm gropëza të qelizave. Tek pas daljes nga lobuli fitojnë murin e tyre dhe bëhen Ductuli biliferi me një epitel njështresor prizmatik. Nga Ductuli biliferi të fushës periportale kalon lëngu i tëmblit nëpër kanale më të mëdha – Ductus hepaticus dhe del nga mëlçia – Ductus hepaticus sinister dhe Ductus hepaticus dexter bashkohen në Ductus hepaticus communis.

Detyrat e mëlçisë
Mëlçia është lidhur ngushtë me drejtimin dhe funksionimin e saktë të metabolizmit të glukozës, yndyrës dhe proteinave. Glukoza merret nga gjaku i zorrës dhe i jepet trupit në mënyrë të kontrolluar. Teprica deponohet si glikogjen. Gjatë urisë bëhet përsëri shpërbërja e substancës së deponuar në glukozë. Mëlçia ndikon, e drejtuar nga hormonet (p.sh insulina dhe glukagoni) në pasqyrën e sheqerit në gjak dhe mund ta mbajë atë në një shkallë konstante pavarësisht nga marrja e ushqimit. Insulina aktivizon në mëlçi oksidimin e sheqerit dhe pengon shpërbërjen e yndyrës.

Sinteza:
Gluconeogenesis (ndërtimi i sheqerit të rrushit – fruktozës) p.sh nga glicerina, laktati/piruvati
Sinteza e ketoneve
Sinteza e kolesterinës dhe e acideve të lëngut të tëmblit që vijnë nga kjo
Sinteza e proteinave të gjakut si:
Albumina
Faktorët e koagulimit
Proteinat e fazës akute të ndezjes
Deponimi i:
Glukozës në formë të glikogjenit
Yndyrës në formë të lipo-proteinave
Disa vitaminave
Gjakut
Ndërtimi i lëngut të tëmthit
Shpërbërja dhe ç`helmimi i:
Eritrociteve të dëmtuara dhe të vjetra nëpërmjet të makrofagëve
Bilirubinës (produkt i hemoglobinës)
Amoniakut
Hormoneve
Medikamenteve
Krijimi i gjakut të fetusit deri në javën e 7 të shtatzënisë (perioda hepato-lienale)
Rregullimi i metabolizmit të vitaminave

Enzimat e mëlçisë
Kontrollimi i gjakut gjatë një sëmundjeje të mëlçisë jep shumë udhëzime të rëndësishme mbi llojin dhe përhapjen e sëmundjes. Enzimat janë të nevojshme si çdo kund tjetër në trup edhe në mëlçi në mënyrë që të funksionojë si duhet metabolizmi i saj. Kur bëhet dëmtimi i qelizave të mëlçisë, këto enzima dalin jashtë tyre dhe rritet pasqyra e tyre në serumin e gjakut. Kështu mundemi, varësisht se cilat enzima janë të rritura, të vijmë deri tek diagnoza e sëmundjes.

Enzimat që shpesh maten janë:
GOT = AST = ASAT = Glutamat-Oxalacetat-Transaminaza / Aspartat-Aminotransferaza
GPT = ALT = ALAT = Glutamat-Pyruvat-Transaminaza / Alanin-Aminotransferaza
Gamma-GT = Gamma-Glutamyl-Transferaza
AP = Fosfataza alkalike

Sëmundjet
Diagnostika e sëmundjeve të mëlçisë konsiston në interpretimin e drejtë të testeve të ndryshme funksionale dhe morfologjike. Mirëpo, disa nga këto nuk janë sasiore, disa nuk janë mjaft sensitive e disa të tjera nuk janë mjaft specifike, kështu që klinicistit i mbetet që të zgjedhë atë grup testesh që ndriçon më së miri një aspekt të veçantë të funksionit të mëlçisë. Interpretimi i këtyre testeve duhet bërë gjithmonë, duke patur parasysh tablonë klinike.[1]

Sëmundjet e mëlçisë janë:
Hepatiti
Cirroza
Encefalopati hepatite (pengesa në funksionin e trurit deri në Coma hepaticum)
Sëmundje imunologjie të mëlçisë (Autoimmunhepatitis)
Metastaza
Tumore hepato-celulare
Abscesi i mëlçisë
Sindromë-Caroli
Sindromë-Reye
Echinokokkose-Shume e rrezikshme per njeriun(merret nge Qeni)

Simptoma të sëmundjeve të mëlçisë
Verdhëza (Ikterus)
Gjakderdhje nga varicet e ezofagut
Krijimi i ujit në hapësirën e barkut (Ascites)
Dobësi të kujtesës, hutim (encefalopati hepatite)

Në bisedë
Pasi qe njerëzit në kohët e vjetra e shihnin mëlçinë si vendin e ndjenjave, të temperamentit dhe si burim të gjakut, të instinktit e nxitjes shpirtërore, ajo është bërë objekt i shumë fjalëve të urta apo shprehjeve tjera të përditshme, p.sh : “Na hëngri mëlçinë”, “Mëlçinë e bardhë na bëri të zezë” etj. – d.m.th na lodhi e na mërziti tepër.

Shprehja “mëlçia e bardhë” përdoret shpesh në jetën e përditshme kur flitet për mushkëritë.

Biopsia e mëlçisë
Biopsia e mëlçisë konsiston ne marrjen e disa qelizave të mëlçisë me qëllim për te bere një ekzaminim istiologjik ne mikroskop. Behet fjale për një procedurë invazive që ka te bëjë me depërtimin e një gjilpëre të Menghini-Orlandi pasi është praktikuar anestezia lokale e lëkurës në pjesën e shpimit. Domosdoshmëria e kësaj prove ka të bëjë në lejimin e diagnostikimit dhe kurimit me saktësi te fibrosit dhe inflamacionit te mëlçisë, duke mundur te dallojë hepatitet, në gjendjet me te ndryshme,dhe cirrozën e mëlçisë duke të dhënë mundësinë të përjashtosh apo të konfirmosh prezencën e një indi neoplasik apo jo në brendësi te nyejve të mëlçisë. duke qënë një procedurë kryesisht e sigurte ajo përkeqësohet nga një rrezik i një komplikimi i karakterizuar nga shpimi i organeve kavo, ndër të cilët zorra e trashe(kolon) dhe pelvi, dhe përgjakja.
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Re: Anatomia   Fr 12 Jun 2009, 22:03

Organi

Organi në biologji është llogarite një pjesë e specializuar e trupit te qenieve të gjalla ose bimëve, që kryen një funksion të caktuar.
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Pankreasi   Fr 12 Jun 2009, 22:05

Pankreasi

Pankreasi (greq. pan = krejt, mbarë; kreas = mish) është një gjëndër në bark që lëshon një lëng tretës (lëngun pankreasor) në zorrën dymbëdhjetëgishtore (duodenum) përmes Ductus pancreaticus. Pankreasi prodhon disa hormone të rëndësishme: insulinën, glukagonin, somatostatinën, sekretinën, pankreocyminën etj.

Ndërtimi
Pankreasi është një organ në formë pyke me gjatësi rreth 14-20 cm, gjerësi 4 cm (shpesh 1,5 - 2cm) dhe 65 - 80 g i rëndë (tek gratë peshon pak më lehtë) dhe ka ngjyrë të kuqërremtë ose të përhirtë kur është në fazën e veprimtarisë së dendur prodhuese. Gjendet në hapsirën e stomakut.


Sëmundjet
Për shkak të vendosjes së thellë, pankreasi nuk është lehtë i kapshëm nga vëzhgimet mjekësore dhe sëmundjet e tij janë në përgjithësi të rënda dhe të vështira.

Sëmundja e pankreasit është mosfunksionimi jo i rregullt i këtij organi. Kur ky organ vazhdon të mos kryejë mirë punën e tij për një kohë të gjatë, atëherë sëmundja kthehet në kronike. Lënia pas dore e kurave parandaluese dhe e mjekimit të rekomanduar nga mjekët përkatës mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve të tjera edhe më të rënda siç janë sëmundja e sheqerit ose e tumoreve të ndryshme, të cilat shfaqen si pasojë e mosprodhimit të insulinës nga ky organ. Insulina është një hormon që prodhohet nga gjendra e pankreasit. Ajo luan rol kyç në përpunimin e sheqerit nga organizmi ynë, duke bërë të mundur futjen e tij në qelizat indore. Në të njëjtën kohë, insulina njihet prej të gjithëve si preparat medikamentoz, që përdoret për mjekimin e sëmundjes së diabetit të sheqerit. Në këto raste duhet treguar kujdes i veçantë, pasi kjo neglizhencë nga ana e të sëmurit mund të shkaktojë dëme të mëdha deri në infektim të gjakut. Me përparimin e sëmundjes mund të bëhet e domosdoshme kryerja e një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas studimeve të kryera kohët e fundit, një në tre të sëmurë të prekur nga sëmundja e pankreasit janë të detyruar t i nënshtrohen operacionit.

Simptomet

Shenjat më të shpeshta të sëmundjes së pankreasit janë dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, këputje të trupit të shoqëruar dhe me zverdhje. Të sëmurët ndjenë një gjendje të fikëti. Shpesh çon edhe në shfaqjen e sëmundjes së sheqerit.

Shkaku

Pankreasi preket nga mikrobet abscese. Infektohet nga mikrobe nëpërmjet gjakut ose mikrobe që gjenden në duoden. Infektimi favorizohet kur merret alkool dhe ushqime të bollshme, si dhe nga gurët e formuar rishtazi në tëmth.




Sëmundjet më të shpeshta janë:
Ndezje (pankreatit i thjeshtë, nekrotik ose hemorragjik)
Tumoret
Cistet
Diabeti
"Gurët"

Mënyrat e trajtimit të sëmundjes së pankreasit
Të sëmurët, që vuajnë nga dhimbjet e pankreasit janë të konsiderueshëm. Mosfunksionimi i këtij organi sjell shqetësime të shumta siç janë dhimbjet e forta të barkut, që shpesh bëhen të padurueshme. Megjithatë për qetësimin këtyre dhimbjeve dhe për funksionimin sa më mirë të këtij organi mjekët popullorë kanë zbuluar bimët, që përdoren në formën e çajrave. Dafina është një ndër bimët e shumta, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga pankreasi.

Bimët mjekësore

Pjesët që përdoren janë gjethet, të cilat pasi grimcohen mund të përzihen me lëvoret e portokallit edhe këto të grimcuara. Së bashku hidhen në një enë ku më parë është shtuar një gotë me ujë të valuar. Kjo masë lihet për 10 minuta dhe më pas kullohet dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës. Nga kjo përzierje pihen 2 deri 3 gota në ditë. Ky çaj përmirëson edhe tretjen sa më mirë të ushqimit në pankreas. Një tjetër mënyrë për funksionimin sa më të mirë të pankreasit është edhe bima e kinfushës. Nga kjo bimë merret një lugë e grimcuar dhe shtohet 1 gotë ujë. Lihet për 5 minuta në zierje. Kjo masë pihet në dy vakte por gjithmon 2 orë përpara buke. Një kujdes i veçantë duhet treguar te fëmijët,të cilëve, nuk duhet t u jepet në doza të mëdha si te të rriturit. Kjo kurë shërben për shtimin e lëngut të stomakut dhe përmirëson tretjen e ushqimit. Gjithashtu, pakëson dhe sekrecionet e tëmthit në pankreas. Edhe çaji i sanzës është një mënyrë mjaft e mirë për shërimin e sëmundjes së pankreasit. Samza e grimcuar hidhet në një litër ujë dhe zihet për 20 minuta. Nga ky çaj pihet 3 filxhanë në ditë para buke. Çaji shërben për gjallërimin e organizmit në lëngun e stomakut dhe të pankreasit. Pirja e këtij çaji nuk rekomandohet te nënat me fëmijë në gji, pasi hidhëron qumështin duke dëmtuar kështu shëndetin e fëmijës. Edhe bima e çikores përdoret për këtë sëmundje. Gjethet ose rrënjët e grimcuara të kësaj bime zihen në një enë me ujë. Çaji i përftuar kullohet dhe pihet 2 deri në 3 doza të tilla në ditë. Ky mjekim e gjallëron organizmin, përmirëson tretjen dhe urinimin si dhe zbrazjen e fshikëzës së tëmthit të pankreasit dhe jashtëshqitjen pa acaruar aparatin tretës.


Historia
Pankreasi u zbulua nga Herofilusi (335-280 p.e.r), një anatom dhe kirurg grek. Pak qindra vjet më vonë Rufos, po ashtu anatom grek, e quajti atë pankreas.
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Re: Anatomia   Fr 12 Jun 2009, 22:05

Qafa

Qafa është ajo pjesë anatomike e njeriut që lidh kokën me trupin.
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Re: Anatomia   Fr 12 Jun 2009, 22:06

Sindroma Down

Sindroma Down, Trizomia 21 apo Mongoloizmi quhet një mutacion gjenetik i veçant tek njeriu, tek i cili njeriu posedon kromozomin e 21. apo vetëm pjesë të tij nga tri herë (Trizomia). Për këtë arsye quhet edhe trizomia 21. Persona me trizomi 21 kanë aftësi të kufizuara kognitive, ata zakonisht nuk janë aq inteligjent sa personat që nuk e kanë këtë sindromë, kanë një pamje që ndryshon nga personat e tjerë dhe mund të kenë edhe probleme mentale. Trefishimi i kromozomit përkatës ndodh gjatë ndarjes qelizore në mejozë apo mitozë. Pasojat e këtij gabimi gjenetik janë aftësi kognitive të kufizuara dhe një pamje jo normale. Sindroma Down është emëruar sipas mjekut britanik John Langdon Down i cili e përshkroi këtë sindromë në vitin 1866. Ai e quajti idiotia mongoloide, por në ditët e sotme ky term nuk gjen më përdorim.

Format e ndryshme të trizomisë 21 ndodhin spontanisht dhe mund të trashëgohen vetëm nëse e ëma posedon vet këtë sindromë.
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
 

Anatomia

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 2 von 4Gehe zu Seite : Zurück  1, 2, 3, 4  Weiter

Forenbefugnisse:Sie können in diesem Forum nicht antworten
 ::  :: -