 |
|
|
| |
| Autor | Nachricht |
|---|
Peja-Boy

Numri I Postimeve: 216 Data e Regjistrimit: 08.06.09 Mosha: 32 Vendbanimi: Österreich
 | Thema: Anatomia Fr 12 Jun 2009, 19:26 | |
| Artikuj ne Kategorin e Anatomis
Anatomia e njeriut Anatomia e Gray
A-Aorta.Arteria B-Buza D-Diafragma (organ),Diphallus,Dora E-Enët e gjakut,Ezofagu F-Femuri i njeriut,F vazh.Filogjenetika G-Goja H-Hunda I-Indi (organ) K-Kapilare L-Lukthi i njeriut,Lëkura M-Mjekra,Mukoza,Mushkëria,Mëlçia O-Organi (biologji) P-Pankreasi Q-Qafa S-Sindroma Down,Sistemi i qarkullimit të gjakut,Sistemi i tretjes,Sistemi muskulor,Sistemi nervor,Situs inversus T-Truri V-Vena Z-Zemra,Zorra
Zuletzt von Peja-Boy am Fr 12 Jun 2009, 19:29 bearbeitet, insgesamt 1 mal bearbeitet |
|  | | Peja-Boy

Numri I Postimeve: 216 Data e Regjistrimit: 08.06.09 Mosha: 32 Vendbanimi: Österreich
 | Thema: Anatomia e Njeriut Fr 12 Jun 2009, 19:28 | |
| Anatomia e Njeriut
Anatomia (gr. në kuptimin "me prerë diçka" ) është shkenca që studion ndërtimin dhe formën e qenieve apo organizmave të gjalla, si dhe zhvillimin e tyre. Në anatomi hynë mësimet për përbërjen e qenieve të gjalla (njeriu, kafsha, bima). Për qeniet e vogla që nuk shihen me sy shërbejnë mësimet nga Anatomia mikroskopike, e cila studion qelizat dhe lidhjet e tyre. Mësimet mbi pjesët e trupit si eshtrat; muskujt; nervat etj merren nga studimet e Anatomisë sistematike. Studimi i rrethinës së pjesëve të trupit dhe vendndodhjes së tyre që në kirurgji luajnë një rolë të rëndësishëm bëhet në Anatominë topografike. Krahasimi ndërmjet pjesëve të trupit të qenieve të gjalla bëhet në Anatominë krahasuese.
Mësimet, kërkimet dhe studimet për pjesët e trupit të organizmave zhvillohen në Institute e ndryshme shkollore për të cilët në rrethin e ngushtë thuhet Anatomia.
Ndarja e anatomisë Anatomia përfshin të gjitha pjesët e trupit duke filluar nga Skeleti i cili përbën pjesën strukturore ,pastaj sistemi muskular i cili ka një lidhje perfekte me muskujt , Sistemi i qarkullimit të gjakut,Sistemi nervor,Lëkura dhe organet e brendëshme.
Anatomia e Grey
Anatomia e Gray” (ang. Henry Gray's Anatomy of the Human Body), me shkurtesën Anatomia e Grey (ang. Gray's Anatomy), është libër anatomie në gjuhën angleze që përgjithësisht konsiderohet si një kryevepër për këtë temë.
Libri i parë u botua nën titullin e Anatomia e Grey : Përshkrues dhe Teori Kirurgjike në Britaninë e Madhe në 1858, dhe në vitin pasues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka studiuar efektet anatomike të sëmundjeve infektive.
Anatomisti britanik Henry Gray ka lindur në vitin 1827. Ai studioi zhvillimin e gjëndrave endokrine, edhe në shpretkë dhe në vitin 1853 u emërua ligjërues i Anatomisë në St George's Hospital Medical School në Londër. Në 1855 ai bashkpunoj me kolegun e tij Henry Carter Vandyke me idenë e tij për të shkruar një libër të lirë mësimi për anatomi për studentët e mjekësisë. Bën autopsi në trupa nga shtëpit e të varfërve dhe në morgun e spitalit, të dy punuan për 18 muaj për atë që do të formonte edhe bazën e librit. Libri botohet më 1858 Grei vdes më 1861 vetëm tre vjet pas publikimit veprës të tij Henry Gray's Anatomy of the Human Body anatomia përshkruese dhe kirurgjike.
Ribotimi i librit më 1878 në SHBA duket se ka filluar nga e para në botimin (pavarësisht nga versioni britanik i cili u publikua më 1858 para SHBA-së) d.m.th me ndryshime. Botimi i parë SHBA korrespondon përafërsisht me një të tetën të botimit britanik. Kjo çoi në ekzistencën e dy "versioneve" të Anatomis të Gray : një në SHBA dhe një në Britani. Kjo lehtë mund të shkaktojë konfuzion dhe keqkuptime. |
|  | | Peja-Boy

Numri I Postimeve: 216 Data e Regjistrimit: 08.06.09 Mosha: 32 Vendbanimi: Österreich
 | Thema: Aorta & Arteria Fr 12 Jun 2009, 19:33 | |
| Aorta & Arteria
Aorta (greqisht: αορτή) apo ena kryesore e gjakut, është një arterie e madhe, e cila del direkt nga ana e majtë e zemrës. Ajo e transporton gjakun nga barkushja e majtë e zemrës (Ventriculus cordis sinister) për në enët e qarkullimit të gjakut në periferi.
Aorta është arteria më e madhe e trupit të njeriut dhe ka një diametër prej 2,5-3,5 cm. Ajo ka formën e një shkopi shëtitjeje, me një fillim në formë harku, duke vazhduar me një formë të drejtë deri poshtë në pjesën e komblikut.
Pjesët e aortës Zemra me Aorta thoracalisPër shkak të orientimit më të mirë, në anatomi, kirurgji si dhe në degë tjera të mjekësisë si p.sh. në radiologji, bëhet ndarja e aortës në këto pjesë:
Aorta ascendens Arcus aortae Isthmus aorte Aorta descendens - Kjo ndahet më tutje në: Aorta thoracalis Aorta abdominalis, e cila ndahet në dy segmente: Aorta abdominalis suprarenalis Aorta abdominalis infrarenalis - Kjo pjesë e aortës ndahet në komblik në dy arterie: Arteriae iliacae communes
Funksioni i aortës´ Transporti i gjakut të oksigjenuar për në periferi.
Pasi që aorta ka një mur shumë elastik, ajo bënë barazimin e shtypjes së gjakut që vjen nga zemra dhe kështu mundëson një transport të rrjedhshëm dhe pa pushim të tij. Shtypja e gjakut matet gjithë kohës nga “sensor“ shtypjeje (të ashtu quajtur receptor të tensionit, baro-receptor).
Mundësitë e kontrollimit të aortës Indirekt: prekja e pulsit, matja e shtypjes së gjakut. Ultrazëri TEE (Ehokardiografia transezofaguale) CT (Tomografia kompjuterike) MRT (Tomografia magnet-rezonante) Angiografia Rëntgen i kraharorit dhe barkut
Sëmundjet e aortës Arterioskleroza Aneurizma e aortës (zgjerimi patologjik i saj) Ngushtimi (stenosis) i isthmus së aortës Dissectio aortae Rupturë Mbyllja e plotë e aortës (p.sh për shkak të trombozës, tumoreve në pjesën e barkut) Sindromë Marfan (defekt gjenetik) Nekroza cistike Erdheim-Gsell e Tunica media-s së aortës Sifilizi i aortës Ndezja Takayasu e aortës (sëmundje e imunitetit)
Zuletzt von Peja-Boy am Fr 12 Jun 2009, 19:36 bearbeitet, insgesamt 1 mal bearbeitet |
|  | | Peja-Boy

Numri I Postimeve: 216 Data e Regjistrimit: 08.06.09 Mosha: 32 Vendbanimi: Österreich
 | Thema: Arteria Fr 12 Jun 2009, 19:36 | |
| Arteria
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë • Find out more about navigating Wikipedia and finding information •Shko te: navigacion, kërko Arteria (nga greqishtja αρτηρία) është një enë gjaku nëpërmjet së cilës gjaku largohet prej zemrës.
Arteriet sipas rregullës e transportojnë gjakun e oksigjenuar, përveç arterieve pulmonale të cilat transportojnë gjak të paoksigjenuar. Në arteriet e njeriut ndodhen 20% e të gjithë volumit të gjakut.
Arteria më e madhe në trupin e njeriut është aorta me diametrin prej rreth 3 cm.
Llojet e arterieve Tipi muskulor – ndodhen relativisht larg zemrës dhe janë formuese të tensionit. Tipi elastik – ndodhen pranë zemrës.
Ndërtimi Muri i arterieve është i ndërtuar nga tre shtresa, nga ana e gjakut emrat latin:
Tunica interna (edhe Intima), e clia ka edhe tri nënshtresa: Endoteli Statum subendoteliale Membrana elastika interna Tunica media Tunica externa (edhe Adventia) |
|  | | Peja-Boy

Numri I Postimeve: 216 Data e Regjistrimit: 08.06.09 Mosha: 32 Vendbanimi: Österreich
 | Thema: Buza Fr 12 Jun 2009, 19:37 | |
| Buza
Buzët (Buza) - janë ogran i dukshëm tek njeriu dhe shumë kafshë. Që të dy buzët janë të buta gjë që ua mundëson mukoza (mbështjellësi i hollë), gjithashtu janë të lëvizëshme që parësisht shërbejnë si organ taktik për detektim gjat ushqimit si dhe si organ për artikulim të të folurit. |
|  | | Peja-Boy

Numri I Postimeve: 216 Data e Regjistrimit: 08.06.09 Mosha: 32 Vendbanimi: Österreich
 | Thema: Diafragma Fr 12 Jun 2009, 19:38 | |
| Diafragma
Diafragma (lat.: Diaphragma [diaˈfragma]) është një pllakë muskulore që ndan zgavrën e kraharorit nga zgavra e barkut (te njeriu dhe te gjitarët). Ka formën e një kupi e cila gjatë kontaktimit mundëson frymëmarrjen.
Përveç njerëzve dhe gjitarëve të tjerë vetëm krokodilët kanë një strukturë të ngjashme. |
|  | | Peja-Boy

Numri I Postimeve: 216 Data e Regjistrimit: 08.06.09 Mosha: 32 Vendbanimi: Österreich
 | Thema: Diphallus Fr 12 Jun 2009, 19:40 | |
| Diphallus
Diphallus (njihet edhe me emrat Diphallia, ose dublikimi i penisit (Penile Duplication = PD) është një gjendje mjekësore në të cilën bebja mashkull lind me dy penise. Vlerësimet statistikore tregojnë se një në 5 milion-5.5 milion meshkujsh të lindur gjallë lind me këtë difekt të lindur.
Diphallus zakonisht shoqërohet edhe me anomali të tjera të lindura, si për shembull, dublikimi i veshkave, shtyllës kurrizore, pjesës së poshtme të traktit tretës ose i anusit. Po ashtu këta fëmijë kanë shumë rrezik të lindin me spina bifida. Fëmijët e lindur me diphallus dhe gjendje mjekësore të lidhura me të, kanë një normë më të madhe vdekjesh nga infeksionet e ndryshme për shkak të sistemeve më të komplikuara të veshkave (sistemi urinar) dhe atij të jashtëqitjes.
Mendohet se diphallus ndodh gjatë zhvillimit të fetusit ndërmjet ditës së 23-të dhe ditës së 25-të të zhvillimit të embrionit, kur një dëmtim fizik, stres kimik ose çrregullim i sekuencës ADN homeobox të geneve pengon funksionimin e duhur të qelizave të padiferencuara të pjesës së fundit të shtyllës kurrizore (quhet ndryshe edhe zona e bishtit) të mesodermit të fetusit në kohën kur sinusi urogenital ndahet nga grupi i qelizave gjenitale dhe rektumi për të formuar penisin.
Për herë të parë kjo gjendje mjekësore u regjistrua në vitin 1609. Që nga ai vit janë regjistruar rreth 100 meshkuj me këtë gjendje shëndetsore.
Diphallus është një gjendje mjekësore e lindur dhe nuk duhet të ngatërrohet me biseksionin gjenital, i cili është një procedurë mjekësore (operacion) e kryer me pëlqimin e pacientit dhe gjatë së cilës kryhet ndarja e penisit për së gjati.
Diphallus tek kafshët Kjo gjendje e çuditshme është vërejtur edhe tek derrat dhe gjitarët e tjerë. Shumë njerëz gabojnë kur mendojnë se të gjithë peshkaqenët kanë një gjendje të tillë biologjike. Në të vërtetë, peshkaqenët janë të paisur me një palë "masha" të cilat kanë një funksion repreduktiv.
Raste konkrete Times of India njoftoi në gusht 2006 se një i ri i moshës 24 vjeç nga shteti Utar Pradesh, India u shtrua në spital në New Dehli për të hequr në rrugë operative një nga peniset. Sipas një prej mjekëve të spitalit ky është një rast tepër i veçantë sepse të dy peniset janë plotësisht funksionale. Në raste të zakonshme, një nga penisët ka funksion të plotë, ndërsa tjetri është rudimentar. Agjensia e lajmeve Rojter e botoi këtë lajm nën titullin: "Are you SURE you want to remove that?" (A jeni i SIGURTË se ju doni ta hiqni atë?)
Po ashtu njihet edhe një rast i ngjashëm nga Peruja. Edhe në rast mashkulli mund ti përdorte të dy peniset. Kur gruaja e tij u pyet nëse ajo u çudit "herën e parë", ajo u përgjigj: "Unë mendoja se të gjithë burrat janë kështu". (Për këtë rast mungon citimi)
Lidhje të jashtme Mjeku rusë bënë "mbjellë" një penis - ang. Enciklopedia Mjeksore nga Nursing Study - ang. Lajme rreth temës në Reuters - ang. Lajme rreth temës në Reuters - ang. Lajme rreth temës në The Time of India - ang. |
|  | | Peja-Boy

Numri I Postimeve: 216 Data e Regjistrimit: 08.06.09 Mosha: 32 Vendbanimi: Österreich
 | Thema: Dora Fr 12 Jun 2009, 19:41 | |
| Dora
Dora - është pjesë e trupit të njeriut e cila i është e ngjitur në pjesën e poshtme të krahut. Dora në vete përmban pëllëmbën dhe pesë gishtat të cilët njihen si gishtat e dorës. Njeriu ka dy duar edhe atë dorën e majt dhe të djatht. |
|  | | Peja-Boy

Numri I Postimeve: 216 Data e Regjistrimit: 08.06.09 Mosha: 32 Vendbanimi: Österreich
 | Thema: Re: Anatomia Fr 12 Jun 2009, 19:42 | |
| Enët e gjakut
Enë gjaku (latinisht Vas sanguineum) quhet një strukturë në formë gypi në të cilën qarkullon gjaku. Të gjitha enët e gjakut së bashku formojnë Sistemin e qarkullimit të gjakut.
Në kushte normale enët e gjakut e transportojnë gjakun prej zemrës në periferi dhe e kthejnë atë përsëri në zemër.
Ndarja Enët e gjakut ndahen në:
Arterie Arteriole Kapilare Venole Vena
Ndërtimi Shtresat e murit të enëve të gjakutMuri i enëve të gjakut përbëhet prej tre shtresave:
Tunica externa (Adventia) Tunica media Tunica interna (Intima) |
|  | | Peja-Boy

Numri I Postimeve: 216 Data e Regjistrimit: 08.06.09 Mosha: 32 Vendbanimi: Österreich
 | Thema: Ezofagu Fr 12 Jun 2009, 19:43 | |
| Ezofagu EzofaguEzofagu (lat. Oesophagus shqip edhe gurmazi) është pjesë sistemit të tretjes së ushqimit dhe shërben për transportin e ushqimit nga gryka deri te lukthi.
Anatomia e ezofagut Ezofagu i njeriut është rreth 25 - 30 cm i gjatë. Në pjesë e sipërme shtrihet pas trakesë dhe para kurrizit. Në gjatësinë e tij ezofagu ndahet në tri pjesë:
Pjesa e qafës: pars cervicalis Pjesa e kraharorit: pars thoracica Pjesa e barkut: pars abdominalis Në të gjenden tre ngushtica fiziologjike:
Ngushtica e lartë thirret edhe goja e ezofagut Ngushtica e mesme ndodhet aty ku ezofagu e prek Aortën dhe thirret ngushtica e Aortës Ngushtica e poshtme është aty ku ezofagu kalon nëpër diafragmë në bark dhe thirret Hiatus oesophageus. Në të njëjtën kohë ngushtica e poshtme ndërton një mekanizëm për mbylljen e tij, i cili thirret edhe Kardia. Si edhe pjesët e tjera të sistemit të tretjes po ashtu edhe muret e ezofagut janë të përbërë prej katër shtresave të cilat ndahen po ashtu në nënshtresa:
Mucosa Lamina epithelialis mucosae Lamina propria mucosae Lamina muskularis mucosae Submucosa Muscularis Serosa
Sëmundjet e ezofagut Refluksi gastroezofageal dobësim i sfinkterit gastroezofagal (hernie hiatale, sklerodermë), ose prodhim i skajshëm i acidit.
Shenjat/simptomat shkaktohen nga kontakti i acidit të stomakut me mukozën e ezofagut: djegie e gjoksit (heartburn) që qetësohet nga gëlltitja e ushqimeve. Simptomat mund të ngatërrohen edhe me infarktin e miokardit. Prania kronike e acidit në ezofag shkakton metaplazi kolumnare (ezofagu i Barrett-it); rreth 10% e metaplazive kolumnare kalojnë në kancer. Trajtimi: a. Barnat: bllokues të pompës protonike (omeprazole, esomeprazole, rabeprazole) ose bllokues të H2 (ranitidine, famotidine, etj.) b. Ngritja e kokës të shtratit e vështirëson ngjitjen e acidit në ezofag gjatë gjumit. c. Herniet hiatale mund të riparohen kirurgjikisht. |
|  | | |
| | Forenbefugnisse: | Sie können in diesem Forum nicht antworten
| |
| |
| |
|