Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.


 
StartseitePortaliSuchenNeueste BilderAnmeldenLogin

 

 Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarde

Nach unten 
AutorNachricht
Peja-Boy

Peja-Boy


Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 43
Vendbanimi : Österreich

Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarde Empty
BeitragThema: Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarde   Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarde Icon_minitimeFr 12 Jun 2009, 21:04

Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarde

Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike, me një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt analitizmit. Një pjesë e mirë e tipareve të saj fonetike dhe gramatikore, janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë indoevropiane, një pjesë tjetër janë zhvillime te mëvonshme. Shqipja ka sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë fonema zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin të caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.

Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, , 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç). Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjate fleksionit. Në shumicën e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit.

Shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore, ka një sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe të pashquar, ruan ende mirë format rasore (ka pesë rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femërore dhe asnjanëse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetëm në një kategori të veçantë emrash foljorë, të tipit: të shkruarit, të menduarit, etj.

Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe për pasojë, edhe lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur si në rumanisht dhe në bullgarisht ; ka nyje të përparme te emrat në rasën gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshëm (i mirë, i vogël, etj)., te emrat asnjanës të tipit të folurit, etj. Përvec fleksionit me mbaresa të veçanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshëm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorë mbiemrash të ngjashëm (i madh, i ndershëm) dhe të panyjshëm (trim, besnik). Te numërorët përdor kryesisht sistemin decimal (dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë), por ruan edhe sistemin vigezimal (njëzet, dyzet); numërorët e përberë nga 11-19, formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj dhjetëshet (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, etj) si në rumanisht dhe në gjuhët sllave.

Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishëm. Shqipja ka një sistem të pasur formash mënyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë të trashëguara nga një periudhë e hershme, një pjesë janë kryer gjatë evolucionit të saj historik. Folja ka gjashtë mënyra; (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) dhe tri forma të pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe përcjellore). Koha e ardhshme ndërtohet në mënyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do të punoj) dhe me foljen ndihmëse kam + paskajore (kam për të punuar).

Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i zakonshëm është rendi kryefjale+folje+objekt.

Leksiku përbëhet nga fjalë me preardhje vendase e nga fjalë të huazuara. Fjalët me burim vendas trashëgohen nga periudha e lashtë indoevropiane (ditë, natë, dimër, motër, jani, etj.), ose janë formuara më vonë, me mjete të shqipes (ditor, dimëror, i përnatshëm). Per fjalët e huazuara qe disa mendojne vijnë nga gjuhët e popujve me të cilët shqiptarët kanë pasur marrëdhënie gjatë shekujve, greqishtja e vjetër dhe e re, latinishtja e gjuhët romane, gjuhët sllave, turqishtja, frëngjishtja,eshte nje proces i gjate ne diskutim dhe analizim.Kjo per arsyen e thjeshte sepse burimi i pare i tyre dyshohet se eshte perseri gjuha shqipe e folur.Metodat e krahasimit ne shkencen e Etymologjise nuk jane akoma ne nivelin e saktesise se duhur perderisa nuk arrihet te zberthehet ne njesine minimale kuptimi llogjik i simbolo-shkronjave te alfabetit grek dhe atij latin.
Nach oben Nach unten
 
Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarde
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Shqipja Standarde

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
 :: Kultura Kombëtare dhe Botërore :: Gjuha Shqipe (Letërsia)-
Gehe zu: