StartseitePortaliKalenderFAQSuchen...MitgliederNutzergruppenAnmeldenLogin

Austausch | 
 

 Fjalori dhe Kontaktet ne Gjuhet Tjera

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
Peja-Boy



Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 35
Vendbanimi : Österreich

BeitragThema: Fjalori dhe Kontaktet ne Gjuhet Tjera   Fr 12 Jun 2009, 21:03

Fjalori dhe Kontaktet me gjuhët e tjera

Edhe pse shqipja ka pranuar huazime nga fqinjët, po ashtu tregon jashtëzakonisht disa dëshmi të kontaktit me Greqishten e lashtë; Si e tillë është Gegërisht mokën (Toskërisht mokër), nga Greqishtja mekhane’. Kontaktet e afërta me Romakët japin shumë huazime latine - mik nga Latinishtja amicus, këndoj nga cantare. Përveç kësaj, huazimet e tilla të fjalëve në Shqip vërtetohen nga ngjashmëritë në zhvillimin e Latinishtes së folur në Ballkan dhe Rumani, një gjuhë e Romantizmit Ballkanik. Për shembull, Latinisht paludem u kthye në padulem dhe pastaj padure në Rumani dhe pastaj pyll në Shqip, të dyja me kuptim të modifikuar.

Anasjelltas, rumanishtja po ashtu i ndan disa terma vendorë jo-latinishte me Shqipen—p.sh. Rumanisht brad, Shqip bredh. Andaj këto dy gjuhë reflektojnë kontakte të veçanta historike të kohëve të hershme. Komunikimet e hershme me barbarët me sa duket kontribuan fjalën "tirq" (nga bashkimi i vjetër “thigh-breech), përderisa huazimet me kontaktet e hershme Sllave mund të atribuojnë në kontaktet kulturore gjatë 500 viteve të kaluara me Venedikasit, Osmanët, Grekët (deri në jug), dhe Sllavët (deri në lindje).

Një numër i favorshëm i tipareve - p.sh. formimi i kohës së ardhshme dhe shprehjes së emrit – janë të ndara nga gjuhët tjera të Ballkanit por kanë një origjinë dhe zhvillim të pakuptueshëm,ku ndoshta ne te ardhmen mund te nxiret sekreti kodik i ndertimit te tyre; Shqipja apo forma e sajë e hershme, shumë lehtë mund të jetë burimi për të zberthyer menyren e ndertmit te gjuhes se pare universale para çarjeve te medha dialektore dhe me vone shendrimit te tyre ne gjuhe te veçanta. Studimi i tipareve të tilla regjionale në Ballkan është bërë një rast klasik për hulumtimi mbi fenomenin e përhapjes së gjuhës.
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
Fjalori dhe Kontaktet ne Gjuhet Tjera
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
 :: Kultura Kombëtare dhe Botërore :: Gjuha Shqipe (Letërsia)-
Gehe zu: