Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.


 
StartseitePortaliSuchenNeueste BilderAnmeldenLogin

 

 Cristiano Ronaldo

Nach unten 
AutorNachricht
Peja-Boy

Peja-Boy


Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 43
Vendbanimi : Österreich

Cristiano Ronaldo Empty
BeitragThema: Cristiano Ronaldo   Cristiano Ronaldo Icon_minitimeFr 12 Jun 2009, 19:07

Ne Disa Gazeta Austriake thuhet Se Cristiano Ronaldo Kushton sa 406Ferrari !!

Cristiano Ronaldo transferohet ne Real Madrid me nje shume rekorde ne historine e futbollit. Ajo qe mbetet ne kujtesat e tifozave te Manchester United-it!!!
Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë për vitin 2008. Ylli i Manchester United ka fituar çmimin e dhënë nga FIFA, duke mposhtur konkurrencën nga Lionel Messi, Fernando Torres, Xavi Hernandez dhe Leite Kaka. Ndërsa në konkurrencën e femrave, braziliania Marta fitoi për herë të tretë me radhë.
Cristiano Ronaldo është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2008 nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA), në gala mbrëmjen e së hënës në Zurich. Forma e shkëlqyeshme e 23 vjeçarit gjatë sezonit të kaluar i ndihmoi Manchester United të fitojë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve, derisa ai realizoi 42 gola gjatë garave dhe u zgjodh më i miri nga trajnerët e ekipeve kombëtare dhe kapitenët e tyre.

“Për mua është një ditë e veçantë në jetën time. I falënderohem familjes sime, por edhe bashkëlojtarëve që më kanë ndihmuar ta fitoj këtë çmim. Jam shumë i lumtur”, tha Ronaldo pasi mori çmimin e fituesit nga legjenda e futbollit, Pele. Ronaldo ishte fitues edhe i Topit të Artë 2008, që dhurohet nga magazina prestigjioze franceze France Football për futbollistin më të mirë të vitit në Evropë. Ronaldo, i cili vitin e kaluar me Manchester United fitoi edhe Kampionatin botëror të klubeve, mposhti konkurrencën nga të nominuarit e tjerë; Xavi Hernandez, Fernando Torres, Lionel Messi dhe Leita Kaka. Xavi dhe Torres ishin dy prej futbollistëve kryesorë të Spanjës gjatë triumfit në Euro 2008, ndërsa Messi i ndihmoi Argjentinës për të fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Pekin.
Kaka ishte fitues i vitit të kaluar dhe pati rastin të përsëritë suksesin e bashkëkombësve të tij brazilianë Ronaldo dhe Ronaldinho, duke fituar çmimin e futbollistit më të mirë në botë dy herë me radhë. Mirëpo, fitues i merituar ishte Ronaldo, i cili u bë futbollisti i parë nga Premierliga që fitoi çmimin i cili deri këtë vit ishte fituar vetëm nga futbollistët e klubeve italiane ose spanjolle. Pavarësisht arritjeve të vitit të kaluar, Ronaldo është kritikuar për formën e tij këtë sezon, edhe pse luajti rol të rëndësishëm në fitoren e ekipit të tij 3-0 ndaj rivalit të Premierligës, Chelsea të dielën. Arsyetimi për startin e ngadalshëm të sezonit 2008-09 përfshin operacionin, të cilit iu nënshtrua verës që erdhi në kohën kur spekulohej për transferimin e tij në Real Madrid. Ndërsa në konkurrencën e femrave, braziliania Mata ishte fituese për herën e tretë të njëpasnjëshme. Ajo fitoi para gjermanes Birgit Prinz dhe bashkëkombëses Cristiane.
Nach oben Nach unten
Peja-Boy

Peja-Boy


Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 43
Vendbanimi : Österreich

Cristiano Ronaldo Empty
BeitragThema: Re: Cristiano Ronaldo   Cristiano Ronaldo Icon_minitimeFr 12 Jun 2009, 19:19

Kaka, i cili është në detyrë me kombëtaren e Brazilit, me të cilën do të jetë në Kupën e Konfederatave që nga e diela, thotë se është i kënaqur që Reali ka angazhuar Ronaldon.

“I dëshiroj mirëseardhje Ronaldos. Nuk dua të flas shumë për këtë temë, pasi jam këtu me kombëtaren e Brazilit dhe jam i fokusuar në triumf në Kupën e Konfederatave. Por nuk ka dyshime se Ronaldo është një prej lojtarëve më të mirë në botë dhe ai do t’i ndihmojë Real Madridit të luftojë për të gjithë titujt”, ka thënë kaka.
Nach oben Nach unten
 
Cristiano Ronaldo
Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
 :: Sporti :: Futboll-
Gehe zu: