BRICJAPI (22/XII-20/I)
Karriera: Me angazhim, përkushtim dhe disiplinë do të arrini t’i përfundoni obligimet tuaja në punë – që mund t’ju sjellin sukses të konsiderueshëm, të cilin edhe e meritoni. Po që se keni ndonjë synim të qartë përpara, atëherë mos hiqni dorë angazhohuni, sepse do t’i dilni mbanë. Edhe në aspektin financiar do të mund të përfitoni mjaft, po që se jeni të përkushtuar. Edhe personat e dekadës së dytë të kësaj shenje do të jenë mjaft të angazhuar në punë, pasi që janë të vetëdijshëm se intuita nuk i mashtron kur bëhet fjalë për përfitime financiare. Personat e lindur në dekadën e tretë ndërkaq, do të jenë të mendimit të marrin një rrugë krejt tjetër nga kjo e tashmja. Sidoqoftë, duhet të jenë të gatshëm të bëjnë hapa në atë drejtim, sepse rreziku është pjesë e suksesit në punë. Në këtë mënyrë mund të shmangen nga monotonia e tashme.
Dashuria: Në aspektin e dashurisë yjet ju këshillojnë t’i plotësoni ato që i keni humbur deri më sot. Përpiquni që deri më 23 gusht të lejoni zemrën t’ju udhëheq dhe jo trurin dhe do të shihni se çfarë momentesh të këndshme do t’i kaloni me partnerin. Po ashtu kjo periudhë është fantastike për t’i detajuar planet me partnerin dhe për t’i shqyrtuar synimet tuaja të ardhshme. Edhe pse herë pas herë bricjapët janë të prirë të mendojnë negativisht, gjatë këtyre ditëve do të binden në të kundërtën.