Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.


 
StartseitePortaliSuchenNeueste BilderAnmeldenLogin

 

 Peshqit

Nach unten 
AutorNachricht
Peja-Boy

Peja-Boy


Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 43
Vendbanimi : Österreich

Peshqit Empty
BeitragThema: Peshqit   Peshqit Icon_minitimeDo 11 Jun 2009, 18:56

PESHQIT (20/II-19/III)

Karriera: Qysh në fillim të muajit do të kuptoni se ju mungon energjia për punë, prandaj nëse nuk i keni shfrytëzuar pushimet verore, është koha e duhur për të bërë një gjë të tillë. Megjithatë, nëse patjetër duhet të punoni edhe përkundër faktit se jeni të demotivuar, provoni të bëni punë konstante dhe do të shihni se mundi juaj do të shpaguhet dhe do të shpërbleheni me meritë. Personat e lindur në dekadën e dytë gjatë kësaj periudhe duhet të angazhohen shumë më tepër në mënyrë që t’i arrijnë qëllimet. Ndërkaq personat e dekadës së tretë kujdes të veçantë duhet t’i kushtojnë aspektit financiar dhe të mos shpenzojnë pa nevojë. Po ashtu, që do t’i arrijnë qëllimet e tyre duhet të bashkëpunojnë më shumë me kolegët e punës
Dashuria: Është periudha kur do të gjendeni në qendër të vëmendjes, dhe do të keni mbështetjen e plotë të yjeve, andaj shfrytëzojeni këtë periudhë që t’ia arrini qëllimeve. Mos pritni që dikush tjetër t’i kryej punët tuaja, mirëpo mundi dhe angazhimi që do ta tregoni në të gjitha sferat e jetës do t’ju paguhet me sukses. Të lindurit në dekadën e dytë dhe të tretë, duhet të kenë më shumë vetëbesim- mos i lejoni të tjerët që t’ju largojnë nga idetë dhe qëllimet tuaja, pasi që keni mbështetjen e yjeve që t’i realizoni projektet e planifikuara më herët. Shpreheni dashurinë ndaj partnerit- do të ndiheni më të lumtur, ndërsa personat e lirë e kanë periudhën ideale për ta njoftuar partnerin e jetës.
Nach oben Nach unten
 
Peshqit
Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
 :: Zona e Argëtimit :: Horoskopi-
Gehe zu: