StartseitePortaliKalenderFAQSuchen...MitgliederNutzergruppenAnmeldenLogin

Austausch | 
 

 Shigjetari

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
Peja-Boy



Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 35
Vendbanimi : Österreich

BeitragThema: Shigjetari   Do 11 Jun 2009, 18:54

SHIGJETARI (22/X-21/XII)

Karriera: Gjatë këtij muaji do të hapen perspektiva të reja për ju. Shfrytëzojeni energjinë që keni për punë. Me angazhimin tuaj, qoftë ai edhe sporadik, do të merrni mirënjohje që më vonë mund t’ju sjellë edhe ngritje në pozitë. Përpiquni të bëni edhe ndonjë orë shtesë punë, ndërsa projektet tuaja prezantoni para kolegëve. Prej datës 20 deri më 29 gusht do të spikateni në punë. Personat e lindur në dekadën e dytë do të kenë fat në punë dhe karrierë, sidomos kur bëhet fjalë për punë ekipore. Sidoqoftë, këta persona duhet të kenë kujdes financiar në periudhën 1 deri më 9 gusht. Personat e lindur në dekadën e tretë të kësaj shenje mund të ballafaqohen me probleme në punë, të cilat do të vijnë si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve brenda kolektivit. Sigurisht se duhet të jeni të qetë dhe ta mbani kokën lartë – dhe të përgatiteni që në një të ardhme të afërt t’i hidhni shigjetat tuaja drejt suksesit.
Dashuria: Në dashuri ju pret një muaj i qetë me partnerin, pa ndryshime të dukshme. Do të kaloni çaste të këndshme, ndërsa partneri do t’u bëjë me dije se çfarë vlere keni për të. Pra kënaquni me ato që iu ofron natyra gjatë këtij muaji. Personat e lirë të kësaj shenje do të jenë në qendër të vëmendjes, saqë edhe mund të hutohen herë pas here. Megjithatë, kjo do t’iu mundësojë të mendojnë mirë se kujt do t’ia falin zemrën e tyre dhe të mos bëjnë gabime të panevojshme
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
Shigjetari
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
 :: Zona e Argëtimit :: Horoskopi-
Gehe zu: