StartseitePortaliKalenderFAQSuchen...MitgliederNutzergruppenAnmeldenLogin

Austausch | 
 

 Akrepi

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
Peja-Boy



Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 35
Vendbanimi : Österreich

BeitragThema: Akrepi   Do 11 Jun 2009, 18:54

AKREPI (22/X-21/XII)

Karriera: Gjatë këtij muaji vështirë do të ballafaqoheni më punë, sidomos ata persona që kanë lindur në dekadën e parë të kësaj shenje. Mendja do t’ju qëndroj tek pushimet, sidomos gjatë dy javëve të para të gushtit. Zgjidhja e duhur për ju është të punoni vetëm ato që kërkohen nga ju dhe të ruani energjinë për kohën e lirë. Edhe në aspektin financiar mund të keni probleme, ngase do të shpenzoni më tepër sesa që ju lejon mundësia. Personat e lindur në dekadën e dytë të kësaj shenje prioritet të tyre do ta kenë komunikimin. Andaj, provoni të bën biseda të mira me kolegët ose eprorin tuaj. Po që se i keni gjërat e paqarta, atëherë më mirë është të pyesni dy herë, sesa të bëni gabime për të cilat mund të pendoheni më vonë. Personat e lindur në dekadën e tretë duhet ta kenë të qartë se, gjërat në punë nuk do të funksionojnë ashtu sikur ato në jetën private. Pra, duhet të kurseni energjinë dhe të prisni kohën e duhur për t’u hedhur në aksion.
Dashuria: Duhet të mësoheni të shmangeni nga konfliktet e panevojshme dhe fjalosjet me partnerin. Komunikimi zë vend kryesor te ju gjatë këtij muaji, prandaj bisedoni shtruar me partnerin, jepni sqarimet e nevojshme dhe në këtë mënyrë mund t’i ktheheni jetës normale me partnerin. Personat e lirë të kësaj shenje nuk duhet t’i fshehin ndjenjat e tyre – duhet të bisedojnë të marrin këshilla, sepse në fund të këtij muaji do të kenë një takim shumë interesant.
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
Akrepi
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
 :: Zona e Argëtimit :: Horoskopi-
Gehe zu: