Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.


 
StartseitePortaliSuchenNeueste BilderAnmeldenLogin

 

 Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !!

Nach unten 
AutorNachricht
Peja-Boy

Peja-Boy


Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 43
Vendbanimi : Österreich

Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !! - Seite 1 Empty
BeitragThema: Re: Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !!   Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !! - Seite 1 Icon_minitimeDo 11 Jun 2009, 18:45

Vetit e Shenjës UJORI (20/I-19/II)

Karakteristikat që bashkojnë të lindurit e shenjës së Ujorit.
Janë gjenialë në çdo fushë; e shohin krijimtarinë e tyre me aq përpikmëri sa të tjerëve u duken të të paarritshëm. Përgjithësisht duan të rrinë vetëm, i respektojnë të drejtat dhe detyrat e miqësisë, megjithatë preferojnë të jenë të rezervuar. Ndjekin idealet fisnike dhe janë të gatshmën të shpëtojnë botën. Gratë: në dashuri duan të jenë vigjilente në gjithçka që i rrethon; nuk i shpëton asgjë nga sjellja e qëndrimi i njeriut që kanë pranë.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë, duhet të dini që Neptuni do të fillojë të interesohet për ju, duke favorizuar ndryshime të thella brenda jush, por kini kujdes e mos flutoroni pas ëndrrave e projekteve utopike. Urani do ta lërë shenjën tuaj dhe ndërmjet marsit e shtatorit do të hyjë në shenjën e Peshqve; pra është në fazën e përfundimit të një periudhe të gjatë që ju ka sjellë jo pak surpriza e që, këto shtatë vitet e fundit, ka shënuar mjaft ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj. Plutoni do të qëndrojë pingul mbi shenjë edhe për shumë kohë, ndërsa Saturni do të jetë i pranishëm deri në ditët e para të qershorit. Këta dy planetë do të stimulojnë tek ju kreativitetin dhe durimin e nevojshëm për t’i kthyer idealet tuaja në realitet, dhe kjo do të jetë e vërtetë veçanërisht për të lindurit e shkurtit. Jupiteri, ende në kontrast me ju deri në fund të gushtit, do të vendoset më pas në pozicion neutral; kjo do të thotë që në tetë muajt e parë të vitit ambiciet tuaja mund të bllokohen për shkak të ndërhyrjeve nga jashtë të kontrollit tuaj apo nga persona të tretë. Duke patur parasysh këtë, jini të kujdesshëm për 15 ditët e para të janarit, por sidomos në maj, kur marsi në shenjë kundër Jupiterit, bashkohet me Neptunin dhe mund t’ju shtyjë të rrezikoni më shumë seç duhet. Pranvera do të jetë jo e favorshme përsa i përket kontakteve sociale, studimit, udhëtimeve, pra duhet të jeni maksimalisht vigjilentë në çështjet ligjore e fiskale, sidomos nga prilli deri në mes të qershorit. Në vazhdim gjërat do të fillojnë të rrjedhin më natyrshëm dhe në mënyrë më të këndshme, në dashuri, në lidhje shoqërore, miqësore dhe familjare, sidomos periudha nga mesi i qershorit deri në ditët e para të korrikut do të jetë mjaft e bukur dhe e këndshme. Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë, gushti do t’ju gjejë duke tentuar aventura e pasione të shumta. Me mbarimin e verës do t’i ktheheni përsëri interesave tuaja, pa i hapur vetes telashe të kota. Por periudha më e mirë për ju do të jetë nga fundi i shtatorit deri në mesin e tetorit. Javën e fundit e dhjetorit, Venusi në shenjë do t’ua bëjë të gëzueshme periudhën festive. Në datën 30 dhjetor Urani do të dalë përfundimisht nga shenja juaj, kështu që mund të bëni një bilanc të ndryshimeve që ky planet ka sjellë këtë vit për ju, e sigurisht do t’i jeni mirënjohës.
Nach oben Nach unten
Peja-Boy

Peja-Boy


Numri I Postimeve : 216
Data e Regjistrimit : 08.06.09
Mosha : 43
Vendbanimi : Österreich

Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !! - Seite 1 Empty
BeitragThema: Re: Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !!   Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !! - Seite 1 Icon_minitimeDo 11 Jun 2009, 18:45

Vetit e Shenjës PESHQIT (20/II-19/III)

Karakteristikat që bashkojnë të lindurit e shenjës së Peshqve.
Evidente është inteligjenca e dallueshme dhe e përshtatshme me çdolloj situate, gjë që i lejon t’i përballojnë me lehtësi çdo vështirësi që u del në jetë. Bujarë, të disponueshëm e të ndjeshëm në lidhje me të tjerët, por jo gjithmonë i besojnë këshillat që ata vetë ua japin të tjerëve. Tepër të ndjeshëm dhe tepër emotivë arrijnë të kombinohen mirë me të lindurit e shenjës së Virgjëreshës, Bricjapit dhe Demit. Femrat e kësaj shenje shprehin një sens të mirë të ritmit e muzikalitetit.

Ky do të jetë për ju një vit me plot të reja. Urani është duke e lënë shenjën e Akuariumit dhe nga mesi i marsit deri në mesin e shtatorit do të bëjë një parakalim të shpejtë, duke ju mbështetur në çdo moment. Urani, për të lindurit e shkurtit, do të mund t’ju ndryshojë jetën. Të lindurit e dhjetëditënuts
të tretë e dinë se do të kenë një fillimviti mëse impenjativ, për shkak të pozicionit të Saturnit, por që duke filluar nga ditët e para të qershorit gjërat do të përmirësohen ndjeshëm, sepse Saturni do të formojë një trekëndësh të bukur. Të lindurve të shkurtit dhe atyre të ditëve të para të marsit, Saturni do t’i ofrojë mbështetje dhe këshilla, gjëra të cilat do të kenë me të vërtetë nevojë. Marsi, nga ana e tij, do t’ju mbështesë nga mesi i qershorit deri në mesin e dhjetorit, duke ju pajisur me një energji të madhe dhe me një dëshirë të madhe për të vepruar, por megjithatë ju duhet të jeni të reflektueshëm në maksimum. Ju, që keni lindur në shkurt kini parasysh që: Marsi në shenjën e Peshqve në pjesën e dytë të qershorit, do të bashkohet me Uranin, në kënd do të ketë edhe Saturnin, dhe kjo do të jetë periudha më e mirë për të realizuar qëllime të rëndësishme, ndërsa në korrik Marsi dhe Urani do të formojnë një trekëndësh me Venusin, duke vënë në plan të parë dashurinë, duke organizuar takime ose edhe ndonjë “goditje rrufeje”. Edhe një kombinim tjetër do të formohet në muajin gusht, ndërmjet Marsit e Saturnit, kombinim që do të përsëritet edhe në muajin nëntor, dhe kjo do të mbajë lart shanset tuaja, imazhin tuaj profesional, objektivat tuaja. Jupiteri në fund të gushtit do të vendoset kundër Uranit, ndërsa në shtator e nëntor, kundër Marsit. Kjo do të thotë që këto periudha do të jenë mjaft të shpërndara dhe të lodhshme, prandaj kujdes. Kuadrati që do të formohet në nëntor, me Marsin, Plutonin, Venusin dhe Mërkurin, do të influencojë si në jetën praktike ashtu edhe në atë sentimentale. Për këtë, duhet të tregoheni të kujdesshëm në shpenzime dhe në dashuri, nëse nuk doni të keni komplikime. do të mbyllet për ju me një ngjarje të rëndësishme: Urani do të hyjë përfundimisht në shenjën tuaj m duke ju premtuar që surprizat më të mëdha duhen pritur edhe pak.
Nach oben Nach unten
 
Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !!
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Sharmi i dashurisë i shenjave të horoskopit...

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
 :: Zona e Argëtimit :: Horoskopi-
Gehe zu: