StartseitePortaliKalenderFAQSuchenMitgliederNutzergruppenAnmeldenLogin
Austausch | 
 

 Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !!

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
Gehe zu Seite : 1, 2  Weiter
AutorNachricht
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !!   Do 11 Jun 2009, 18:27

Vetit e Shenjës DASHI (20/III-20/IV)

DASHI
Keni shpirt lideri, jeni inatçor dhe veproni duke ndjekur instinktin.
Jeni plot pasione. Vdisni per mendime dhe iniciativa te reja.
Keni ndjenja, ndergjegje dhe vendosmeri shume te forte po ne marredheniet personale duhet te beni mire llogarite..
E keni zakon te mos e zgjasni fjalen, te prekni temen kryesore kjo ju ben te flisni hapur.
Prekeni shume shpejt, dhe kur pergjigjeni mund te ofendoni bashkebiseduesin..
Nuk duroni te keni askend si padron ne krye, preferoni me mire nje organizim personal, ose te pakten te jeni kryesuesi ne nje fushe te re.I beni te tjeret te pranojne ato qe thoni, veproni si ndjeni dhe jeni te padurueshem. Lini pershtypjen sikur shpejtoni perhere.
Megjithese nxeheni shpejt nuk e mbani gjate inatin.
Deshironi drejtesi, liri dhe vendime personale.

Meshkujt e shenjes se Dashit ne pergjithesi jane te çilter, flasin hapur, liridashes, tipa qe i dalin vet per zot punes. Jane te hapur, te gezuar, kurajoz dhe tipa te hedhur.
Megjithese keni shume besim te zgjuarsia juaj po humbisni shpesh per arsye se veproni me nxitim. Do te dilni me te fituar nese per çdo gje te prisni pak, te mendoni serish para se te merrni nje vendim.
Jeni te drejte. Ndonjehere miqte tuaj shqetesohen pasi thoni te verteten..
Shpesh here mund te bini preje e zemerimit tuaj. Indinjimi qe ndjeni eshte shume shkaterrues.
Keni shoqeri dhe diskutim te pelqyeshem dhe jeni shume te ndjeshem. Nuk dini te mbani parane pasi jeni doreleshuar. I keni zili te afermit por nuk e shprehni hapur kete ndjenje.

Femrat e shenjes se Dashit ashtu si meshkujt jane krenare. Jane bashkeshorte ideale dhe i duan shume femijet. Ato qe nuk kane pasur mundesi ti kene deshirojne tua japin femijeve te vet. Pasi behen me femije fillojne ta organizojne çdo gje sipas interesave te femijeve.


Te lindurit ne shenjen e dashit jane te nxituar dhe e thone çdo gje si ta kene ne mendje, kjo mund qe ti beje edhe agresive dhe kokeforte duke dashur te nxjerre ne pah mendimin e vet "Ky jam une"
Kerkojne te tregojen se kush jane me sjelljet dhe veprat e tyre. Ndersa per deshirat dhe nevojat e tyre preferojne te mos flasin po ti futen punes vete.
E kane te veshtire te kontrollojne energjine e tyre dhe per te eshte e rendesishme te perqendrohen ne nje teme te caktuar deri sa te dale diçka tjeter me e rendesishme ose terheqese.
Edhe zilia dhe egoizmi shfqen ne kete shenje, per ta eshte e rendesishme te jene te paret.
Per ta fama dhe respekti jane me te rendesishme se pasuria e rahatia keshtu qe preferojne poste te rendesishme dhe karrieren, por shpesh hasin veshtiresi. Kane natyre lideri por karakteri emocionant, veprimet agresive, nxitimet e panevojshme deshire per te qene autoritar dhe besimi i tepruar ne vetvete nuk i le qe ti pershtaten dhe te kene marredhenie shume te mira. Nese nuk jane shume me pervoje dhe te ndergjegjshem mund te bejne veprime te marra. Humbjet nuk i pranojne dhe e rifillojne nje pune me me vendosmeri e me forca. Jane mjeshtra ne gjetjen e rrugezgjedhjeve te reja. Jane energjik dhe i japin gezim jetes. nese mundin ndjenjat e egoizmit, sillen me ngrohte me, mendojne e nuk nxitohen mund te jene shume me te suksesshem.


Zuletzt von Peja-Boy am Do 11 Jun 2009, 18:46 bearbeitet, insgesamt 4 mal bearbeitet
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Re: Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !!   Do 11 Jun 2009, 18:37

Vetit e Shenjës DEMI (21/IV-20/V)

DEMI
Ju pelqen ti bejne punet kur tju doje qejfi. Jane shume te duruar. Kur puent shkojne si dueht jane te sjelshem dhe perulen por nese provokohen nevrikosen dhe eshte veshtire ti qetesosh. Veprojne me plan, jane organizues dhe i mendojne levizjet por nuk u jepet shume per gjera origjinale. Deshirojne te ecin ne rruget te sigurta te cilat i kane provuar edhe te tjere me pare.Ne kohet te keqia ndryshojne tiparin e te qenit te gatshem e te durueshen, behen inatçore dhe te merzitshem. Influenca e Diellit ne shenjen e Demit i bene te lindurit e kesaj shenje ti besojne vetvetes dhe te jene kembengules. E pelqejne rehatin dhe konfortin. Venusi ne shenje i ben qe te jene perkrahes te paqes dhe ju jep bukuri natyrale. ju pelqejene argetimi, muzika, arti dhe librat e bukur.Jeni te durueshem ndaj sprovave dhe tregoni interes ndaj vlerave materiale. Jeni ne dijeni te fuqive te trupit tuaj, shume te kujdesshem me ato qe posedoni dhe jeni te gjallerueshem.

Per jue eshte shume e rendesishme te doni dhe te duheni, paraja per ju nuk eshte nje synim por nje nevoje per te jetuar te lumtur. Jeni te dashur por dhe shume inatçore. ne te njejten kohe jeni edhe xheloze, diçka ose dike qe e doni e shihni si pronen tuaj dhe nuk mund te duroni qe te terheqe vemendjen e te tjereve.

Deshironi te kaloni jete aktive dhe jeni te lidhur ngushte pas shtepise. Vetem ne shtepi mund te arrini qetesi shpirterore. Por megjithate i kini shume qejf shetitjet dhe argetimin. Per arsye se jeni te lidhur pas pasurise vetem kur keni pasuri arrini te keni besim ne vetvete. Nuk semureni shume shpesh, keni rezistence dhe shpeshhere nje ushqim i shijshme mjafton per tju bere te lumtur. Shenaj e Demit simbolizon vendosmeri dhe trejtim te jetes me vetedije. Demi meqe eshte shenej e elementit Toke, njerezit e kesaj shenje jane mjeshtra ne konceptimin dhe vleresimin e vlerave materiale. Per ta eshte e renesishem te shtien ne dore diçka. Vlerat qe kane ne te qenit praktik nuk diskutohen. Jetojne anen praktike te jetes dhe anen shpirterore kerkojen ate qe eshte e drejte. Ju pelqejen lehtesirat, rehatia dhe fitimet ne jete. Argetimi dhe rehatia jane te rendesishem per ta keshtu qe per te arritur keto bejen te pamunduren edhe nese kjo kerkon shume pune dhe energji. Nje fjale e pershtatshme per ta do te ishte "Une kam". JAne te famshem per inatin e tyre. Nese kane arritur diçka qe e kane deshiruar shume bejne te pamunduren per ta mbrojtur ate, askush nuk mund ta terheqe vemendjen e ture ne diçka tjeter. Per kete arsye dyshojne tek te tjeret. Jane edhe imitues dhe pak te varur nga te tjeret, nuk ngurrojne te imitojne diçka qe u ka pelqyer. Ua dine vleren dhe dine ti mbrojne gjerat e vyera. Per ta eshte i rendesishem besim edhe ne anen materiale edhe ne ate shpirterore. Perpiqen ti ruajne marredheniet me sa te munden per sa kohe perfitojne diçka nga to. Ngaqe jane te besueshem me miqte u pelqen te merren me problemet e tyre. Ndjenajt dhe problemet e te tjera sikur i ndjejne dhe jetojen edhe ata vete. Per arsye se jane teper inatçore mund te hyjne edhe ne kriza inati. Kjo rrjedh nga nevoja per besim tek te tjeret. Kur e ndiejne veten te pasigurte behen pak te papermbajtshem dhe te pabesueshem. Nese martohen me nje me ta larte se vetja mund ta ndiejne vete te trishtuar dhe bejne kapricio. Eshte shume e veshtire te shpjegosh jeten shpirterore te tyre. Per ta nu keshte shume e rendesishem te njohin vetveten. Nje nder vetite e tyre interasnte eshte se jane te afte te bejne plane afatgjata qe mudn te zgjatin vite te tera. Kane sjellje autentike (origjinale) dhe eshte e veshtire ti ndryshosh. Nder shenajt e horoskopit nder me te lumturit jane ata te shenjes se Demit, yjet gjithashtu i favorizojne dhe u sjellin fat.


Zuletzt von Peja-Boy am Do 11 Jun 2009, 18:42 bearbeitet, insgesamt 2 mal bearbeitet
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Re: Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !!   Do 11 Jun 2009, 18:37

Vetit e Shenjës BINJAKET (21/V-20/VI)

Shquheni si komunikues nder shenjat e tjere te horoskopit. Bini ne sy lehte per merite te mendjes se shpejte, zgjuarsise se mprehte dhe aftesise per te biseduar. Njerezit e kesaj shenja punojne ne fusha qe perfhisjne gazetarine, shprehje opinionesh fusha te cilat kerkojne te shkruash e te nderrosh mendime ose ku ka diskutim. Jeni tipa qe emocionoheni shpejt, me mendje te gjalleruar dhe qe nuk mposhteni lehte. Perpiqeni te beni çdo gje shtu si dini vete. Nese persoant me te cilit keni te beni nuk durojne e pranojne pa kushte natyre tuaj te ndryshueshem e pak a shume me dy akraktere, do ta kene te veshtire te merren vesh me ju. Jeni eksperte ne gjetjen e rrugeve te lira e pa shpenzime per transportim mallrash. Keni aftesine te perdorni mire dhe doren e djadhte dhe te majten, jeni te shakthet dhe pershtateni lehte, por mund te tendoseni me teper se çduhet, jeni teper kurioze dhe arrin deri aty se te harxhoni kote energjite tuaja.

Nder te metat me te medah te Binjakeve eshte karakteri i ndryshueshem dhe te qenit te pabesueshem. Favoret dhe miresite ju ndikojne shume. Keni aftesi te medha te menduari e reflektuari dhe ndiheni krenar me zgjuarsine tuaj dhe zgjuarsia ne pergjithesi. Kur Dielli ndodhet ne shenjen tuaj duket sikur fluturoni e nuk jeni me kembe ne toke por ashtu si Virgjeresha edhe ju ju pelqejne faktet, detajet e rendesishme, per ekte arsye mund te beheni nje dedektiv i mire. Ne kete luan rol edhe aftesia ne konceptimin e fjaleve e degjuara e te lexuara. Jeni nga ata qe ua thone te tjereve ato qe mesojne vete. Per ju eshte e veshtire te ruani sekretet. Gjithashtu e keni qejf shume edhe shkencen dhe jeni tipa qe deshironi te mesoni e lexoni. Mund te beni dy pune ne te njejten kohe pa veshtiresi. Keni fantazi te zhvilluar e cial mund tju ndihmoje por edhe mund tju prishe pune. megjithate mund te arrini ne perfundime te veshtira ne te cilat jo shumekush mund te arrije me lehtesi te madhe. Ne pergjithesi jeni njerez zemermire, me qellime te mira e te kuptueshem (tolerant). Jeni idealist e keni ndjenja e intuite te forte e cila ju udheheq. Ju pelqen te jeni te zene e te merreni vazhdimisht me diçka. Nuk e humbizini asnjehere ambiciet. Shumica e problemeve me te cilat perballin burojen nga karakteri juaj i deshires per ndryshime dhe shumellojshmeri. Ylli juaj, Merkuri zimbolizon zgjuarsine dhe levizjen. Ne saje te te zgjuarise suaj jetoni ne rehati perhere. Jeni te lumtur, dialogues, me aftesi per humor me nje fjale tipa qe nuk i merzisni te tjeret. Kur filloni te flisni shumekush nuk do tju nderpriste fjalen e do te deshironte tju degjonte me teper. Per kete arsye mund te beheni edhe nje artist ose biznesmen i suksesshem. Per sa kohe qe vini ne pune zgjuarsine tuaj te veçane mund te arrini me sukses te bein vepra te medha.

Jeni shume te levizshem, madje eshte e veshtire tju shihin vazhdimisht ulur ne nje vend. Merziteni nga punet monotone. Shpeshehere ankoheni se jeni merzitur.

Te lindurit e kesaj shenje mund te martohen 2-3 here. İ duan shume femijet. Kur flasin me ta harrojne moshen dhe i peershtaten moshes se femijeve. Si mashkulli dhe femra e shenjes se Binjakeve pelqejne shume udhetimet. Jeni tipa shume aktive,te shkathet ne pergjigje, te gezueshem, te zgjuar, komunikues e me humor te holle, tipa qe nuk kuptohen lehte.


Zuletzt von Peja-Boy am Do 11 Jun 2009, 18:42 bearbeitet, insgesamt 1 mal bearbeitet
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Re: Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !!   Do 11 Jun 2009, 18:37

Vetit e Shenjës GAFORJA (21/VI-22/VII)

Hena, me e shpejta e trupave qiellore udheheq te lindurit e shenjes se Gaforres. Kur Dielli ndodhet ne shenjen e Gaforees, te lindurit e kesaj shenje behen te ndjeshem, te ndryshueshem dhe e te turpshem. Edhe nese mundoheni ti fshini ndjenjat tuaja jeni plot ndjenja, plot miresi, te menduar dhe veprimet tolerante ju ndikojne. Trembeni nga kritikat dhe venia ne loje. Gjendja shpierterore ndryshon shpesh. MEgjithese dukeni sikur keni besim ne vetvetete keni nevoje per mirebesim e siguri. Ashtu si simbolizuesi i shenjes suaj gaforrja edhe ju keni nje shtrese te ngurte qe mbron e fsheh veten tuaj, ndjenjat tuaja dhe butesine tuaj. Ju terheqin vemendjen temat mbinatyrale, misterioze, ju pelqen astrologjia dhe ndodhite misterioze ne natyre. Ju pelqejne edhe ato qe kane lidhje me detin. Ndikoheni lehte jo vetem nga njerezit por nga çdo gje rreth e qark jush. Ju pelqen nje strehe e rehatshme ku mund te prisni here pas here derisa te rifitoni mesimin ne vetvete. Mbani prane vetes diçka per te pire ose per te ngrene ne shtepi ose ne udhetim. Jini te dhene pas ushqimeve. Mbase jeni njohur me profesione te ndryshme pasi jeni tpia te ndryshueshem. Jeni te kujdesshem e punetore.Punoni shume dhe mundesisht e ruani nje pjese te parase. Memorjen e keni te fuqishem dhe nuk harroni lehte nje fjale te mire apo te keqe qe ju eshte thene. E doni vendin, shtepine dhe familjen tuaj. Keni respekt per fisin e paraardhesit tuaj. Shume nga patriotet ose filluesit e pasurive te medha jane te kesaj shenje. Te lindurit e kesaj shenje jane gjithashtu te dhembsur dhe me qellime te mira. Jane te lidhur ngushte me familjen dhe miqte e tyre. Por nese dyshojne sadopak e lene menjane qetesine dhe behen te padhembsur dhe te ftohte. Mund te jeni te sukseshem ne profesioent qe kane te bejne me problemet e shoqerise.

Megjithese se jane enderrimtare dhe te ndjesh i administroni shume mire parate por nuk jene doreshtrenguar. Dilni perhere kundra padrejtesive. Megjithate jeni mjaft te mbyllur dhe kjo mund te kuptohet nga miqte si mendjemadhesi e ftohtesi. Kujtoni mire çdo gje qe ju intereson por nuk i kushtoni asnje rendesi diçkaje qe nuk ka lidhje me ju. Kur beni pazare jeni te pavendosur. Nese diçka ju pelqen e merrni ate por kur shkoni ne shtepi nuk jeni shume te kenaqur. Ne nje gjendje te tille mund ta beni dhurate ate çfare keni blere.

Femrat e shenjes se Gaforres mban e shume zemerimin, nuk e harron kurre qe te keqe qe i eshte bere. Po ne te njetjen menyre nuk i harron as favoret qe i jane bere. Jane guzhiniere te mira, i duan femijte dhe merren me problemet e tyre.Nenat e shenjes se Gaforres jane shume te lidhura pas femijeve. Edhe mashkulli gjithashtu eshte shume inatçor. Kane te zhvilluar ndjenjat e te mbrıjurit dhe u pelqejne te jene "shef" ne familjen e tyre. Shprehja e pershtatshme per te lindurit e eksaj shenje do te ishte "Une ndiej". Jane te besueshem ne lidhjet e tyre, dhe jane te mrekullueshem vetem pasi kane nen siguri jeten, famijen e te dashurit e tyre. Zakonisht ruajne para per gjendje te veshtira. Por nese duhet qe te rrezikojne per te qene te sigurte e bejne kete. Jane te ndergjegjshem dhe e perdorin me kujdes parane e te tjereve, mundohen ti shlyejne borxhet sa me shpejt dhe presin te njejten gje nga te tjeret. Kane nje bote te brendshem shume ta pasur, here pas here duken te sigurte e te fuqishem e here pas here te pafuqishem si nje femije. Ndonjehere ajne melankolik, te mbyllur dhe pasive. Kur e ndiejne veten te kufizuar e te pasuksesshem behen kapricioze dhe behet shume e veshtire te punosh me ta. Shperndajne dashuri e ngrohtesi kudo qe shkojne, e kane te zhvilluar dashurine, kane dashuri pafund, te dashurit e tyre i ruajne plotesisht per vete, ne raste zenkash mund te veprojne pa menduar fare por mundohen te mos lendojne te dashurit e tyre. Jane te paster e te kujdesshem per shtepite e tyre. Pamja e jashtme eshte shume e rendesishem per ta, u pelqen te vishen mire.Jane te dhembsur e plot dashuri por jane te mbyllur ne vetvete e nuk u pelqen te duken


Zuletzt von Peja-Boy am Do 11 Jun 2009, 18:42 bearbeitet, insgesamt 1 mal bearbeitet
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Re: Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !!   Do 11 Jun 2009, 18:38

Vetit e Shenjës LUANI (23/VII-22/VIII)

Kjo shenje udhehiqet nga Dielli, simboli juaj eshte krenaria ashtu si Luani. Jeni te sinqerte, e thoni hapur çdo gje dhe jeni doredhene. Urreni te merreni me vogelsira dhe deshirone te beni pune te medha. Te lindurit e kesaj shenje arrijne ti kontrollojne ndjenjat dhe dashurite e tyre. Jeni te sinqerte ne deshiren tuaj per ti sjelle lumturi ne jete atyre qe doni, ia dini vleren dashurise qe tregohet ndaj jush dhe kerkoni te pergjigjeni me te njejten monedhe. Jeni lindur per tu bere lider, prijes, e ndjeni qe juve ju perket te jeni ne krye te ndonje institucioni, te jeni ne nje vend me pozite. Nuk i nenvlehtesoni deshirat tuaja per tu bere drejtues. Por ndjenja juaj e krenarise mund tu duket shume kercenuese dhe stresuese nga te tjeret. Mund te keni plot miq te cilet ju kane zili per sjelljen tuaj te vendosur, te pavarur dhe ambicioze. Nevrikoseni shume shpejt. Por ashtu si Dashi dhe Shigjetari pajtoheni shpejt. Ju pelqeni te vini ne pah bukurine trupore qe nuk ju mungon. Keni aftesi per shpikje, keni intuite dhe ju pelqen te merreni me sport dhe jeni energjik. Te qenit te sinqerte, doredhene dhe natyra juaj e hapur do tju ndihmoje te ngjisni shkallet e suksesit. Nuk njihni pengesa, dhe ju kane zili per energjine tuaj. Urreni pabesine dhe jeni pak mendjemadh. Nese ju fyejne ndryshoni menjehere, nese ju kane prekur ne seder nuk ngurroni ti thyeni zemren edhe me te afermeve tuaj. Shpeshhere mund te shpenzoni me teper se çduhet por e dini mire se po te perdorni pak trurin do te fitoni serish para pa shume veshtiresi.Kerkoni gjate dike me te cilin mund te lidheni dhe nese me te vertete dashuroheni nuk doni tia dini per kend tjeter. Deshironi qe njeriu qe doni te jete jo dosido por i veçante.

Mashkulli i kesaj shenje eshte doredhene, sakrifikues, here pas here mund te ofendohen dhe ne keto raste duhet tu flasesh me te bute. Dine mire se si te sille nme nje femer. Jane teper te ndieshem.

Femrat e shenjes se Luanit urrejne genjeshtrat, unese jane te drejta dhe me qellime te mira u pelqen vetja. Miqesohen shpejt me kedo. U jane besnike miqve dhe sekreteve te tyre. Simpoliziojne prodhimtarine dhe burimin e jetes. Jane te njohura per shkak te mendjemadhesise por edhe te ndjenjes se te falurit.

Nje shprehje e pershtatshme per te lindurit e shenjes se Luanit do te ishte "Une dua (te kem)". Per arsye se duan te duken dhe te fitojne respekt tremben mos nuk mund tu pergjigjen pyetjeve te çastit, per ta duhet qe çdo gje te kete nje zgjidhje, nje pergjigje. U pelqen te jene ne qender te vemendjes, te njihen e te duhen nga te tjeret dhe ia arrijne qellimit me te foluren dhe veprimet e tyre. Kur e kuprojne qe ia kane arritur qellimit kerkojne edhe me tper rruge te tjera per te terhequr vemendjen. Kane aftise te marrin me mend karakterin e nejrezve te tjere dhe kjo i ndihmon ata. Nese kur merren me nje problem, nuk arrijne te gjejne zgjidhje, pikerisht ne ato momente arrijne te gjejne rrugedalje te tjera dhe i zgjedhin problemet me mjeshteri. Mund ti quash me fat nga kjo ane. Nuk ngurrojne te harxhojne parane, kohen dhe dijet e tyre per te dashurit e tyre pa pritur asgje si shperblim per kete. E ndiejne veten shume prane gjinise te kundert, dhe nese arrijne te ballancojne dashurine e tyre, impulset natyrale mund te arrijne nje lidhje te pershtatshme. Nese nu ke arrijne kete do te dalin ne pah deshirat e tyre ne marredheniet dypaleshe dhe kjo do te jete shkak per prishjen e lidhjes ose te jetegjatesine e vogel te saj. U besojne shpejt te tjereve. Ne diskutime dhe dialoge nuk mund te durojne dot qe te tjeren ta "dredhin muhabetin", ose te perserisini fjalet, bie ne sy te qenit te padurueshem, kokeforte emonocionimi i tyre. Nese nuk keni te njejtat mendime me ta, kini kujdes, miqesia juaj nuk do te zgjase shume. Vetem nese kini te njejtat mendime me ta mund ti drejtoni ata. Mund te shtiren dhe te behen dramatike me lehtesi por nese shtiren gjate kjo gjendje mund te behet nje realitet per ta. Per ta eshte e rendesishme rehatia, nese e ndijne qe u prishet rehatia dhe e ndijne se jane nen presion mund te mos bejne si duhet punet qe u takojne por nese u besohet diçka perpiqen ta bejne ate sa me mire.


Zuletzt von Peja-Boy am Do 11 Jun 2009, 18:42 bearbeitet, insgesamt 1 mal bearbeitet
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Re: Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !!   Do 11 Jun 2009, 18:38

Vetit e Shenjës VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Megjithese ofendoheni shume shpejt si efekt i Merkurit ne shenjen tuaj, deshironi qe mendimet dhe problemet e nndryshme ti rregulloni duke i diskutuar e pa i hyre sherreve shkaterruese. Te lindurit e shenjes se Virgjereshes ashtu si Binjaket jane te prire per aktivitete mendore. Jeni te afte per te vene ne veprim arysen dhe te kuptoni mire fjalet qe degjoni ose lexoni, kjo ju ndihmon qe te mesoni shpejt. Keni nje thesar te medha dijesh por kete jo shumekush e di pasi jeni te mbyllur ne vetvete. Jeni serioze, te thjeshte e punetore, shqetesoheni me vogelsira qe shumekush nuk mund te veje re, nuk e humbni shume lehte kurajon. E kaloni nje pjese te mire te kohes duke ndihmuar e duke u sherbyer te tjereve, jeni te kujdesshem dhe me pamje drejt se ardhmes. Ne krye te listave tuaja per te pasur kujdes mund te gjendet pastertia dhe shendeti. Mundoheni ti vleresoni gjerat duke u bazuar ne realitet dhe arsye, jeni aktiv e majft te levizshem por te ndrojtur. Ju pelqen arti, letersia dhe deshironi qe ne çdo gje te jeni te rregullt. Deshironi te fitoni nga ana materiale por nuk jeni shume te suksesshem. Nuk tregoni te vjeter, te lindurit e kesaj shenje jane nder me jetegjatet. Jeni tipa qe punoni dhe nuk ju ndihet fjala shume, teper te arsyeshem, nuk i lini punet ne doren e fatit por i hidhni hapat me mend e me kudjes. Keni aftesi per aktor ose per ndonje rol ne teatro. Nese doni diçka mund edhe te thyeni te tjeret per ta arritur ate. Jeni paksa nevrike, te kujdesshem per çdo gje, nuk eshte çudi te keni nje raft me ilaçe per semundje te ndryshme, i vini re shume edhe detajeve te vogla, ju pelqen ti analizoni gjerat. Jeni me fat ne dashuri, por jeta emocionale nuk eshte shume e rendesishem per ju, eshte thjesht diçka perfaqesore, zakonisht martohen vone. Arrinin kenaqesine tuaj ne nje shtepi te rehatshme ne ems te lluksit e konfortit. Femrat e shenjes se virgjereshes mund te preken shume shoejt nga ndonje veprim i gabuar i meshkujve, jo vetem bashkeshorteve te tyre por edeh ata qe ndodhen ne shoqerine ku jetoni keshtu qe ne prani te tyre duhet pasur kujdes kur flet, jane te suksesshem ne fushen profesionale, simbolizojne rregullin dhe punen. Per te lindurit e kesaj shenje puan eshte diçak shume e rendesishme ne jete, veprojne me delikatese, dhe u pelqen qe vazhdimisht te grumbullojne dije. Nje shprehje e pershtatshme per te lindurit e kesaj shenje do te ishte "Po studioj, po kerkoj". U pelqen ti kene nen kontroll gjerat qe perdorin. Kane nje veçanti: Ose vene çdo gje ne rregull ose e bejne lemsh çdo gje, nuk arrijne te gjene nje vije te mesme. Per ta miqesia eshte e rendesishme por nuk do te harxhonin kohen kot me nje njeri qe rri kot e qe nuk i pelqen puna. Jane njererz qe dine te thone Jo. Duhet te mesojne se jo te gjithe njerezit jane nejsoj, te jene objektiv si edhe te mos u bejne te tjereve ate qe nuk do tu pelqente tua benin atyre vete. Kane frike dhe shqetesohen shume nga semundjet. Si e thame edhe em siper jane punetore por nese gjenden ne mes te rehatise dhe lluksit mund te behen tipa qe u pelqen rehati, dembele. Shpenzojne shume dhe e kane te veshtire te grumbullojne para. Ndikohen nga nejrezit qe dine te flasin bukur e te sillen diplomatike!!!


Zuletzt von Peja-Boy am Do 11 Jun 2009, 18:41 bearbeitet, insgesamt 1 mal bearbeitet
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Re: Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !!   Do 11 Jun 2009, 18:39

Vetit e Shenjës PESHORJA (23/IX-22/X)

Karakteristikat që bashkojnë të lindurit e shenjës së Peshores.
Jashtëzakonisht të fortë përsa i përket sensit të drejtësisë dhe respektit ndaj kërkesave e të drejtave të tjetrit. Përdorin diplomacinë, taktin e mirësjelljen për të zbuluar përfeksionin tek të tjerët. Frika se mos gabojnë është një nga difektet karakteristike të kësaj shenje: çdo veprim i tyre është gjithmonë i kontrolluar nga një mendje “gjykatës i rreptë”, por edhe gjithmonë i gatshëm për të tjerët, sidomos me ata që ka pranë, por me kusht që hapësira e vet “e shenjtë” të respektohet.

Do të jenë të shumtë planetët që do t’i keni në pozicion të favorshëm: Plutoni dhe Neptuni për shembull do t’ju propozojnë raste të mira për të jetuar në mënyrë kreative. Saturni do t’ju mbajë nga larg nën vëzhgim deri në ditët e para të qershorit dhe vetëm në muajt në vazhdim do të zërë një pozicion të qëndrueshëm karshi jush. Jupiteri, nga ana tjetër, do të jetë në pozicion të favorshëm deri në fund të gushtit, më pas influenca e tij do të dobësohet. Urani do t’u bëjë shoqëri deri në muajin mars, periudhë në të cilën do të fillojë të spostohet drejt shenjës së Peshqve. Në pjesën e parë të vitit do të keni influencën më të mirë që do të dëshironit, me ndonjë ulje-ngritje të parëndësishme; janari do të jetë një muaj mjaft i këndshëm për fushën e dashurisë; shkurti do të shënojë kënaqësi të shumta në punë; marsi do të jetë i lodhshëm për punën, por argëtues për dashurinë. Ndërmjet prillit e majit kontaktet personale do të jenë herë të besueshme e të sigurta, herë mosbesuese e të pasigurta. Në qershor, përkundrazi, nuk do ta vrisni shumë mendjen, do të jeni në humor të mirë dhe konstruktiv, do të keni dëshirë të njihni fusha të reja kulturore, të udhëtoni, të njihni njerëz të rinj, dhe veçanërisht në dashuri do të bëni shumë plane që do të mund t’i realizoni. Pas kësaj periudhe do të mbërrijë Saturni i cili do sjellë në jetën tuaj një notë më serioze, duke evidentuar detyrime dhe përgjegjësi që do t’ju ngarkohen. Humori juaj i mirë do të vazhdojë deri në korrik, më pas do të zbehet ca për shkak të ndonjë problemi në familje, në punë e në dashuri. Dielli do të kthehet të shkëlqejë në gusht, por ndërmjet shtatorit e tetorit, Dielli, Venusi dhe Mërkuri do të kalojnë në shenjën tuaj, duke formuar kombinime të pakëndshme me Saturnin, gjë që mund të sjellë ndonjë ngatërresë në familje, në raportet me të tjerët e me partnerin tuaj. Kini kujdes me shpenzimet që do t’ju duhet të përballoni në fund të vitit, e mos e anashkaloni shëndetin. Nëntori do t’ju kthejë gjallërinë dhe jeta do të bëhet më e këndshme, ndërsa në dhjetor ndonjë e papritur mund t’ju shqetësojë e do t’ju duhet t’i bëni ballë pa u trembur.


Zuletzt von Peja-Boy am Do 11 Jun 2009, 18:41 bearbeitet, insgesamt 1 mal bearbeitet
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Re: Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !!   Do 11 Jun 2009, 18:40

Vetit e Shenjës AKREPI (22/X-21/XII)

Karakteristikat që bashkojnë të lindurit e shenjës së Akrepit.
Janë të vetëdijshëm se zotërojnë një cilësi të madhe, domethënë nuk dorëzohen dhe arrijnë t’i zgjidhin gjërat edhe kur pësojnë zhgënjime të mëdha. Ushtrojnë një lloj tërheqjeje tek njerëzit që i rrethojnë, falë inteligjencës së tyre të kthjellët e depërtuese. Janë shumë të rezervuar dhe nuk pranojnë kritika ose ndërhyrje në jetën e tyre private. Në punë kanë nevojë për stimuj të fortë që e bëjnë ta jetojë problemin (që duhet zgjidhur) si një sfidë e vazhdueshme. Kjo i lejon të nxjerrin në pah aftësitë me të cilat janë të pajisur.

Të reja pozitive në qiellin e këtij viti: Urani është duke e mbyllur aspektin e vet dominues në shenjë; ndërmjet marsit dhe shtatorit ky planet do të shfaqet në shenjën e Peshqve, duke premtuar raste të reja pozitive për progresin tuaj personal, këto premtime do të jenë mjaft të qarta në vijim të vitit. Edhe Saturni do të ndryshojë pozicion, deri në ditët e para të qershorit, duke formuar një trekëndësh pozitiv: kështu që do të fillojë për ju një fazë evolutive gjatë së cilës do të keni mundësi të gjeni një shpirt të shkëlqyer konstruktiv falë të cilit do të keni ndryshime të rëndësishme. Jupiteri, në fund të gushtit, nuk do të ndikojë më negativisht mbi ju, duke i lënë rrugën një fillimi të ri të mbarë në të gjitha fushat, por veçanërisht në planin ekonomik e profesional. Neptuni do të jetë planeti i vetëm i cili do të mbajë të pandryshueshëm pozicionin që ka zënë prej kohësh, duke bërë që të pësoni ndryshime të rëndësishme si në jetën tuaj të përditshme ashtu edhe në mënyrën tuaj të të jetuarit. Nga mesi i qershorit deri në mesin e dhjetorit mund të keni besim në influencën e Marsit i cili do t’u japë shumë energji dhe forcë. Influencat më pozitive do të jenë të përqëndruara në pjesën e dytë të vitit. Në janar ju këshillohet më shumë kujdes sepse mund të ketë ndryshime të papritura si për shëndetin, për situatën financiare apo edhe për dashurinë. Edhe në muajin maj deri në mesin e qershorit do të jetë mirë të bëni kujdes, ndërkohë që me ardhjen e verës qielli juaj do të fillojë të kthjellohet dhe korriku, në veçanti, do të jetë i mbarë për të bërë projekte në dashuri, për të programuar udhëtime, për të marrë iniciativa të reja në punë. Muajt në vazhdim do të jenë të shkëlqyer, me një formë të mirë fizike, energji të dukshme, përparësi në çdo rrethanë pa qenë nevoja të stresoheni. Ndërmjet gjysmës së tetorit dhe gjysmës së nëntorit do të jetoni periudhën më të rëndësishme të vitit, sepse Venusi dhe Mërkuri në shenjën tuaj, në pozitë të mirë me Marsin, Jupiterin e Saturnin, do t’ju dhurojnë emocione të forta në dashuri dhe të ardhura të kënaqshme në fushën financiare.


Zuletzt von Peja-Boy am Do 11 Jun 2009, 18:41 bearbeitet, insgesamt 1 mal bearbeitet
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Re: Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !!   Do 11 Jun 2009, 18:40

Vetit e Shenjës SHIGJETARI (22/X-21/XII)

Karakteristikat që bashkojnë të lindurit e shenjës së Shigjetarit.
Natyrë e shoqërueshme, spontane e bujare (shumë të sigurtë në vete) nuk kanë frikë të marrin iniciativa ambicioze. Besojnë në idealet e tyre dhe janë koherentë, duke e mbajtur ambientin që i rrethon të gjallëruar dhe humanisht pozitiv. Optimistë nga natyra, arrijnë të mbajnë të qëndrueshëm situatat kolektive duke i përballuar me ndershmëri e diplomaci. Në punë janë gjithmonë “në vijën e parë”, përherë dinamikë, të gatshëm të shfrytëzojnë suksesin për të arritur pozicione prestigjioze, të cilat i synojnë.

Shenja juaj do të jetë e interesuar nga lëvizjet e ndryshme planetare, përjashtim bën planeti Pluton, i cili tranzit në shenjën tuaj do t’i interesojë vetëm të lindurve nga data 9 deri në 13 dhjetor, ndërsa Neptuni, akoma në kënd me shenjën tuaj, do ta mbajë të hapur mendjen tuaj ndaj ideve e projekteve të reja. Të shohim pra se ç’do të ndryshojë. Urani, ndërmjet marsit e shtatorit do t’ju rrijë pranë, sidomos nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë. Jupiteri, përkundrazi do të jetë shumë bujar deri në fund të gushtit, vetëm në periudhën në vazhdim do të spostohet në një pozicion më pak të drejtëpërdrejtë me ju. Pra, fati do të jetë me ju në pjesën e parë të vitit. Janari dhe shkurti do të jenë muajt më intensivë e të pasur me të reja, me Venusin e Marsin në shenjë, që do t’i bashkohen Plutonit e do të formojnë lidhje harmonike me Jupiterin, Uranin e Neptunin. Evenimentet më të rëndësishme do të jenë pikërisht në këtë periudhë e të gjithë do të ndihen të gëzuar, qoftë për sferën afektive ashtu edhe për atë praktike, sidomos për të lindurit e mesit të dhjetorit. Gjysma e dytë e vitit do të jetë e karakterizuar nga një klimë e trazuar, për faj të Marsit që, nga mesi i qershorit deri në mes të dhjetorit do të ndihet jo harmonik në shenjë. Ruani kontrollin e reagimeve tuaja, pa e lëshuar veten që t’ju rrëmbejë puna. Kujdes edhe shëndetin, evitoni pakujdesitë e çdo lloji. Në gjysmën e dytë të qershorit do të ketë të reja të paparashikuara për të lindurt e nëntorit, por vera do të ofrojë raste të mira për të lindurit e dhjetorit. Në nëntor do të jetë një klimë mjaft e shqetësuar, me tensione, ndryshime në jetën afektive dhe në fushën e miqësisë. Duhet të bëni kujdes gjatë udhëtimeve apo nëse praktikoni sport ose ndonjë aktivitet me rrezik.
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
Peja-Boy



Numri I Postimeve: 216
Data e Regjistrimit: 08.06.09
Mosha: 33
Vendbanimi: Österreich

BeitragThema: Re: Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !!   Do 11 Jun 2009, 18:44

Vetit e Shenjës BRICJAPI (22/XII-20/I)

Karakteristikat që bashkojnë të lindurit e shenjës së Bricjapit.
Guximi e besimi në ato që bëjnë, i lejojnë atyre të kapërcejnë çdo pengesë që paraqitet në rrugën që ata përshkojnë. I përballojnë situatat me një logjikë të ftohtë dhe llogari të bëra mirë; nuk e vënë kurrë në rrezik sigurinë me zgjedhje të nxituara ose impulsive. Janë të brishtë emocionalisht edhe pse në dukje mund të duken të ftohtë. Mbrohen gjithmonë duke u nisur nga logjika e arsyetimi. Stabiliteti ekonomik është një platformë për t’u ndier të sigurtë e për të bërë llogaritë për strategjitë në të ardhmen. Dëshirojnë të punojnë në mënyrë autonome, pa u mbështetur në ndihmën e askujt dhe janë gjykatës të rreptë edhe të vetvetes. Nuk e pranojnë debulesën, parregullsinë, papërgjegjshmërinë dhe budallallëkun.

Planetët nuk do ta ndryshojnë pozicionin e tyre, përveç Uranit, i cili ndërmjet muajve mars e shtator do të shfaqet në shenjën e Peshqve, harmonik në shenjën tuaj, duke u larguar nga Ujori. Nëse keni lindur në dhjetor, një rilindje në të gjitha aspektet parashikohet për ju në një të ardhme të afërt. Të rejat më të rëndësishme do t’i sjellë Saturni dhe Jupiteri; Saturni në ditët e para të qershorit do të hyjë në shenjën e Gaforres, përkundrejt shenjës tuaj, dhe kjo gjë do të sjellë për ju një fazë mjaft impenjative, sepse do t’ju duhet të analizoni në thellësi gjithçka keni bërë deri në këtë moment. Keni nevojë për një përkujdesje dhe forcë shpirtërore të madhe, sepse provat që do t’ju vërë përpara Saturni janë gjithmonë të vështira; duhet të keni ndershmërinë dhe forcën për të pranuar se çfarë jeni në gjendje të përballoni dhe çfarë jo. Nga fundi i gushtit do t’ju afrohet Jupiteri, i cili do të formojë një trekëndësh të bukur, dhe gjithçka do të jetë më në fund në favorin tuaj; do të keni progrese të reja, aprovime dhe sukses, megjithë punën e madhe që duhet të bëni për t’i arritur. Këto do të jenë më të ndjeshme për të lindurit e dhjetëditënuts
të parë e të dytë. Ndërmjet muajve shkurt dhe prill kalimi i Mërkurit, Venusit e Marsit në shenjë do ta gjallërojnë jetën tuaj, duke i bërë këta muaj më të gjallët e vitit. Kjo do të jetë periudha e duhur gjatë së cilës do të do të bëni projekte për sferën e dashurisë dhe për jetën tuaj të përditshme. Nga mesi i qershorit deri në mes të dhjetorit, Marsi në shenjën e Peshqve do t’ju ndihmojë t’i kaloni me lehtësi vështirësitë e nxjerra nga Saturni. Përveç kësaj, do të ndjeni se keni gadishmërinë e duhur për të përfituar nga rastet me fat që ju propozon Jupiteri. Nga fundi i gushtit deri në mesin e shtatorit do të jetë periudha më interesante e verës, shumë me fat në projektet dashurore. Korriku, përkundrazi mund të jetë më pak i këndshëm sepse si humori, si forma fizike do të jenë të kushtëzuara nga ndodhi të papëlqyeshme. Në dhjetor, Venusi në shenjën tuaj do të formojë një trekëndësh me Jupiterin dhe Mërkurin, por do të jenë në opozitë me Saturnin: në dashuri kjo periudhë do të jetë mëse impenjative, sidomos nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë, prandaj kini kujdes sepse edhe sektori financiar dhe ai praktik në përgjithësi, do të kërkojnë impenjim të madh nga ana juaj. Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë, përkudrazi, do t’ju paraqiten raste të shkëlqyera për të realizuar dhe kënaqur dëshirat tuaja, si në fushën e dashurisë ashtu edhe në atë praktike.
Nach oben Nach unten
Nutzerprofil anzeigen
 

Karakteristikat e Shenjave te Horoskopit !!

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 2Gehe zu Seite : 1, 2  Weiter

Forenbefugnisse:Sie können in diesem Forum nicht antworten
 ::  :: -