StartseitePortaliKalenderFAQSuchen...MitgliederNutzergruppenAnmeldenLogin

Austausch | 
 

 Horoskopi vjetor 2009...

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
JaNa



Numri I Postimeve : 25
Data e Regjistrimit : 10.06.09
Mosha : 32
Vendbanimi : Gjakovë

BeitragThema: Horoskopi vjetor 2009...   Sa 13 Jun 2009, 14:40

Dashi
Karriera:
Në ditët e para të janarit planeti i fatit Jupiteri kalon në Ujor, prandaj, personat e lindur në shenjën e Dashit kanë para vetes një vit me shumë fat. Edhe planeti Neptun, që është planet i lidhur me inspirim dhe institucione është në anën e tyre. Po ashtu edhe planeti Uran – që njihet për ndryshime – do të jetë në anën e deshve, mirëpo kërkohet më shumë aktivitet, për t’i arritur ato. Madje edhe personat që do të përpiqen t’i rezistojnë ndryshimit, do të ballafaqohen me risi. Në fillim të tetorit, Saturni do të hyjë në një pozicion tjetër – në shigjetën e Peshores – dhe këtë ndryshim do ta vërejnë sidomos ata të lindur në dekadën e parë të shenjës së Dashit. Pra, deri në muajin tetor duhet të jeni në gjendje të gjeni sigurinë dhe stabilitetin që karriera juaj të jetë stabile. Problemi mund të paraqitet kur planeti Pluton merr pozicionin disharmonik me planetin Saturn – gjë që do ta vërejnë më së shumti personat e lindur në periudhën e parë të shenjës së Dashit. Duhet treguar një kujdes këtu, sepse me fanatizëm nuk do të arrijnë gjë. Sidoqoftë, ka vend për gëzim – sepse viti 2009 për personat e lindur në shenjën e Dashit, do të jetë shumë më i mirë se viti që e lamë pas.

Partneri:
Planeti i Venerës, që paraqet dashurinë dhe lumturinë, gjatë shumë periudhave të vitit 2009 do të përshkojë rrugë të kthyeshme – gjë që personave të kësaj shenje do t’ju dhurojë shumë çaste të lumtura me partnerin. Pra, të gjithë personat e kësaj shenje, që më herët kanë pasur konflikte dhe mosmarrëveshje me partnerin, do të mund të presin ditë me të mira dhe mundësi për t’i përmirësuar raportet e tyre. Megjithatë, duhet përmendur edhe tri faza kritike në lidhjen e tyre – periudhën prej datës 1 deri më 26 gusht, 15 tetor deri më 9 nëntor dhe periudhën prej 25 deri më 31 dhjetor. Pra, gjatë këtyre periudhave duhet t’i shmangeni konflikteve me partnerin.

Personat e lirë:
Fatmirësisht, viti 2009 do të jetë një vit i ëndrrave për personat e lirë të kësaj shenje – do të kenë shumë oferta, shumë përzgjedhje, ndërsa pjesa më e madhe e tyre mund të gjenden para altarit.
Demi
Karriera:
Siguria dhe stabilizimi në një anë dhe një stuhi e fatit dhe e qartësisë nga ana tjetër, janë gjërat që i nevojiten personave të lindur në shenjën e Demit gjatë vitit 2009. Këto do t’i nevojiten Demit për të qenë i lumtur. Me një fjalë, personat e kësaj shenje kanë një vit tjetër të mirë para tyre, gjatë të cilit asgjë nuk do t’iu mungojë. Deri në muajin nëntor, Saturni do të qëndrojë në anën pozitive, ndërsa pozicion të mirë për një kohë të gjatë do të kenë edhe planetët Urani dhe Plutoni. Një pjesë e njerëzve të lindur në këtë shenjë duhet të përcjellin pozicionin e Neptunit, i cili herë herë mund t’ua mjegullojë karrierën. Po ashtu edhe pozicioni i Jupiterit në Ujor, thotë të kenë kujdes kur bëhet fjalë për mendjelehtësi dhe përfitime të shpejta materiale. Kujdes duhet të tregojnë sidomos gjatë muajve gusht dhe dhjetor – kur nuk duhet të rrëmbehen nga euforia, sepse në këtë kohë takohen Neptuni dhe Jupiteri. Pra, kërkohet më shumë të analizojnë gjërat më të cilat merren, që të mos përfundojnë me humbje.

Partneri:
Sigurisht planeti Venera – që njihet për argëtim, dashuri e lumturi – këtë vit do të jetë në anën e demave, dhe atë duke filluar që nga 3 janari e deri më 3 shkurt, kur do të kenë mundësi të shumta dëfrimi dhe kohë të mirë me partnerin. Një periudhë krize mund të shfaqet në periudhën prej 11 deri më 24 prill, mirëpo maji, qershori dhe korriku, sërish do të ofrojnë qetësi dhe shumë dashuri në jetën e demave. Në këtë periudhë Venera dhe Marsi do t’iu sjellin momente të paharrueshme në jetën intime. Dhe dikur prapë paraqitet një krizë e vogël dhe atë në periudhën fundi i gushtit – 20 shtator dhe 16 tetor-8 nëntor, kur kërkohet më shumë kujdes sepse mungon harmonia në lidhjen e tyre.

Personat e lirë:
Këta persona duhet të kuptojnë se ky vit është i tyre. Ata duhet të lirohen nga lidhjet gjysmake të cilat i bartin prapa vetes dhe që u humbasin kohë dhe të hapin dyert për partnerë të rinj – që mund të pushtojnë zemrën e tyre dhe të kurorëzojnë dashurinë.


Binjakët
Karriera:
Personat e kësaj shenje duhet të orientohen kah fati. Do të arrijnë përparime në karrierë, por jo gjithçka do të shkojë pa probleme. Fat do të kenë pasi Jupiteri do të ketë përputhje të mirë me Dielli – gjë që garanton zhvillim të mirë. Megjithatë, Saturni do të këtë disharmoni të keqe me Virgjëreshën në tetor, gjë të cilën do ta hetojnë binjakët, sidomos ata të lindur në dy dekadat e fundit të kësaj shenje. Ata të lindur në dekadën e parë, mund ta kenë kaluar këtë problem gjatë vitit 2008. Megjithatë, po në muajin tetor planeti i Saturni do t’ju dërgojë siguri dhe stabilitet, por në një mënyrë tjetër – vetëm nëse jeni të durueshëm dhe të përkushtuar në punë. Fatmirësisht, gjatë tërë vitit binjakët nuk do të jenë të ballafaquar me konfrontime të mëdha – dhe me një fjalë viti 2009 do të jetë i mbarë për ta.

Partneri:
Viti 2009 do të jetë një vit përplot harmoni për jetën sentimentale të binjakëve. Prej muajit shkurt deri kah mesi i prillit do ta kenë periudhën e parë fatlume, ndërsa faza tjetër fillon kah fundi i prillit dhe vazhdon deri në fund të qershorit, dhe faza e tretë është komplet muaji korrik. Periudha të lumtura në dashuri do të jenë edhe komplet shtatori, mesi i tetorit, dhe fillimi i nëntorit. Kujdes duhet të kenë në janar, në pjesën e dytë të muajit prill dhe prej fundit të shtatorit deri kah mesi i tetorit. Më pak kujdes duhet të kenë në muajin dhjetor.

Personat e lirë:
Këta persona duhet të besojnë te fati i tyre dhe të përgatiten për të. Edhe pse shumë prej tyre në fillim mund të mendojnë se personi me të cilin janë njoftuar, nuk është ai i duhuri, me kalimin e kohës do të kuptojnë se kanë gabuar. Personat lindur në periudhën e dytë dhe të tretë të kësaj shenje duhet të kenë kujdes të shtuar sepse mund të njoftohen me personat të cilët veçmë janë në lidhje të dashurisë me dikë tjetër.
Gaforrja
Karriera:
Gaforret këtë vit do ta gjejnë veten. Planeti i fatit Jupiteri është në largim e sipër – por kjo nuk do të thotë mungesë të fatit – por qartësim i faktit se premtimet dhe pritjet e tyre janë më të vogla sesa kanë pritur. Deri në fund të tetorit, gaforret duhet të mbështeten më shumë te planeti i Saturnit, i cili do t’iu ndihmojë të rigjenerohen dhe të krijojmë më shumë siguri dhe stabilitet në karrierën e tyre. Pas muajit tetor, Saturni do të krijojë një pikë kritike në qiell – që do të ndikojë negativisht, sidomos te personat e lindur në dekadën e parë të kësaj shenje. Këtë sfidë do të mund ta përballojnë lehtë nëse e ruajnë gjakftohtësinë dhe duke vepruar pa panik. Të disa gaforre të tjera ndërkaq, Urani do të sjellë ndryshime – që janë një rast i mirë për të filluar një biznes të ri.

Partneri:
Për gaforret ky vit do të jetë shumë interesant në sferën e dashurisë. Do të veprojnë sipas intuitës – mirëpo edhe do ta ruajnë drejtpeshimin. Megjithatë, zhvillimi i ndjenjave të gaforreve, gjatë vitit 2009, do të varet shumë nga erotika. Pra, personat e kësaj shenje do të jenë goxha gjatë të ndikuar nga planeti i dashurisë, Venera. Ndikimi i këtij planeti do të vërehet sidomos në muajin qershor, që do të jetë një muaj i paharrueshëm për gaforret. Faza pozitive do të kenë edhe në janar, pjesën e dytë të prillit, qershor, gusht dhe nëntor.

Personat e lirë:
Gaforret e lira duhet t’i kenë parasysh periudhat kohore të cekura më lartë dhe në kohë të duhur të vihen në kërkim të partnerit. Madje, ky vit mund të jetë përcaktuar që gaforret e lira të përfundojnë para altarit.


Luani
Karriera:
Viti 2009, i njohur si vit i Marsit, do të jetë fatlum për luanët. Prej fillimit të muajit janar në shenjën e luanëve planeti i fatit, Jupiteri, do të jetë në paralele me Diellin - kjo do të thotë se, luanët me ngulm do të kërkojnë ta vëjnë në pah synimin e tyre. Madje, për ta nuk është shumë e rëndësishme edhe nëse do të funksionojë ky synim. Megjithatë, kujdes duhet të kenë deri në fund të gushtit, sepse deri atëherë planetët Neptuni dhe Jupiteri formojnë aspekt për këtë shenjë - pra gjatë kësaj periudhe karriera e luanëve mund të stagnojë. Megjithatë, luanët nuk do ta çojnë kohën kot, dhe kah fundi i tetorit – energjinë e tyre të akumuluar – do ta zbrazin drejt angazhimeve dhe ideve të reja që do të mundojnë që ëndrra e tyre të bëhet realitet – dhe të shënojnë sukses shumë të madh në karrierë.

Partneri:Për shumicën e luanëve ky vit mund të mos jetë i lumtur në sferën e dashurisë, sidomos gjysma e parë e vitit. Pra, duhet të kenë kujdes sepse nuk do ta kenë mbështetjen e planetit të dashurisë, Venerës. Megjithatë, prej datës 5 korrik, e deri më 1 gusht, gjërat do të kthehen në normalitet – dhe do të kthehet harmonia mes partnerëve. Po ashtu faza të tjera të mira në jetën intime të luanëve janë periudhat: 26 gusht, deri më 20 shtator dhe 15 tetor deri më 8 nëntor dhe i gjithë muaji dhjetor. Ndërkaq, gjatë periudhave të tjera, që paraqiten si problematike, luanët duhet ta zbresin pak krenarinë e tyre.

Personat e lirë:
Edhe personat e lirë të kësaj shenje nuk kanë mbështetje të yjeve për të filluar një lidhje serioze në pjesën e parë të vitit 2009. Në këtë periudhë ata mund të njoftohen me personat të cilët tashmë janë në lidhje me dikë tjetër. Kohë ideale për njoftime është prej datës 5 korrik e deri në fund të vitit.
Virgjëresha
Karriera:
Ky vit do të fillojë shumë më i lehtë për virgjëreshat. Me koncentrim, qetësi dhe të përkushtuar në planin e sajuar, personat e lindur në shenjën e virgjëreshës do të kenë mundësi të punojnë me elan të shtuar. Megjithatë, duhet të kenë kujdes në muajt shkurt, mars dhe prill, dhe të punojnë me një temp më të ulët – për të pushuar dhe për t’u kthyer sërish të freskët, kur për këtë paraqitet nevoja. Po ashtu, kujdes duhet të kenë edhe në periudhën 15-23 shtator – pasi që, deri në muajin tetor, Saturni do të gjendet në shtëpinë e tyre – që simbolizon bllokime dhe vështirësi në punë. Pjesa tjetër e vitit do t’i bind se janë në rrugë të drejtë dhe se do të kenë përfitime nga puna e tyre. Me një fjalë, virgjëreshat do të ballafaqohen me ndryshime të shpeshta në karrierë gjatë vitit 2009, mirëpo ato nuk do të ndikojnë keq në synimin e tyre. Pra, nëse janë të kujdesshëm në janar, shkurt dhe shtator, 2009 do të jetë një vit i mbarë për ta.

Partneri:
Prej datës 3 janar deri më 3 shkur planeti i Venerës do të gjendet përballë Diellit. Në këtë kohë ndjenjat e forta do të ekspozohen së tepërmi, gjë që, nga partneri i virgjëreshës mund të kuptohet si reagim i tepruar. Sidoqoftë, virgjëreshat do ta kenë të vështirë të përmbahen, sidomos në periudhën mars-prill, kur mosmarrëveshjet mund të përfundojnë me lot. Virgjëreshat këtë kohë duhet ta marrin si terapi dhe përvojë për t’u dhënë fund vuajtjeve të tyre dhe për të filluar një jetë të re, sidomos prej datës 6 qershor. Prej kësaj periudhe për virgjëreshat kthehet periudha e normalitetit dhe mund t’i kuptojnë më mirë ndjenjat e tyre dhe të arrijnë lumturinë e kërkuar.

Personat e lirë:
Virgjëreshat e lira nuk do të kenë mundësi të mira takimesh në gjysmën e parë të vitit 2009 – ndërsa problem për këtë mund të paraqiten lidhjet e tyre të mëhershme që ende nuk kanë marrë fund si duhet. Për t’i mos trazuar plagët e vjetra është mirë t’i sqarojnë punët dhe të presin kohën ideale për takime të reja, që është periudha prej 20 shtatorit deri më 15 teror, dhe, prej datës 8 nëntor, deri më 25 dhjetor.
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
JaNa



Numri I Postimeve : 25
Data e Regjistrimit : 10.06.09
Mosha : 32
Vendbanimi : Gjakovë

BeitragThema: Re: Horoskopi vjetor 2009...   Sa 13 Jun 2009, 14:42

Peshorja
Karriera:
Nëse i referohemi planetit të fatit, Jupiterit, atëherë ky vit është i peshoreve. Gjatë vitit 2009 personat e lindur në këtë shenjë do t’i përcjellë fati, gëzimi dhe suksesi. Po ashtu sukses do të arrijnë edhe në financa. Pra, me një fjalë, këtë vit dëshirat e peshoreve mund të bëhen realitet. Megjithatë, sukseset nuk do të vijnë vetvetiu por kërkohet më shumë angazhim, respektivisht aktivitet. Kjo vlen sidomos për personat e lindur në dekadën e parë të kësaj shenje. Një gjë tjetër që duhet të kenë parasysh është se, kjo periudhë e fatit të madh përfundon në muajin tetor. Sidomos në kohën kur Saturni ndikohet nga Plutoni – peshoret do të ballafaqohen me mosmarrëveshje dhe kontradikta. Sidoqoftë, ata që kanë punuar me herët do të dinë të ballafaqohen edhe me ketë situatë, ndërsa ajo do të kalohet me lehtë nga personat e lindur prej datës 28 shtator, deri më 23 tetor. Marrë në tërësi, ky do të jetë një vit për mbamendje për peshoret.

Partneri:
Në planin sentimental peshoret i pret një vit përplot harmoni – përkundër faktit se në fillim të vitit mund të duken pak skeptik, por periudhat e mëvonshme do të dëshmojnë se ky vit është i tyre. Dëshira, dashuria dhe erosi, këtë vit do të jenë të shkruara me shkronja të arta për peshoret.

Personat e lirë:
Peshoret e lira gjatë vitit 2009 do t’i përcjellë karizma dhe njoftimet e reja nuk do të mungojnë. Datat e mira për ta takuar partnerin e jetës janë: 6-17 prill, 6 korrik deri më 28 shtator, 15 tetor–9 nëntor dhe, 4-25 dhjetor.
Akrepi
Karriera:
Para akrepave gjendet një vit që do t’iu sjellë mjaft lumturi. Gjatë gjithë vitit Jupiteri do të jetë i pozicionuar në vijë të çrregullt me Diellin, prandaj kjo do të thotë se duhet të jenë të kujdesshëm kur japin dhe marrin. Të gjitha ato që i kanë arritur me vështirësi gjatë vitit të kaluar, këtë vit do të zhvillohet pothuajse vetvetiu. Madje, mund të krijohet përshtypja se çdo sfidë që iu del përpara do të ketë rrugëzgjidhje. Zhvillimin e mëtutjeshëm të akrepave në karrierë e garanton Saturni – i cili iu jep mbështetje për një gjë të tillë. Pra, përkundër angazhimit dhe disiplinës që kërkohet akrepat nuk do ta kenë të vështirë për t’i arritur synimet e tyre. Një gjë duhet ta kenë parasysh se, prej muajit tetor duhet ta ngadalësojnë tempin e punës, sepse mund të dërmohen me punë. Me një fjalë, duhet të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre.

Partneri:
Prej datës 3 janar akrepat do të jenë të rrethuar me një valë të sharmit dhe të lumturisë. Pra, jeta e tyre me partnerin këtë vit do të jetë e plotësuar me harmoni dhe lumturi dhe mund të jenë të bindur se partneri iu takon vetëm atyre dhe askujt tjetër. Po ashtu personat e lindur në ketë shenjë do ta kenë rastin dhe mundësinë t’i largojnë mendimet e këqija që i kanë preokupuar dhe të kuptojnë se jeta e tyre bashkëshortore ka marrë një pamje të re dhe një fillim të ri.

Personat e lirë:
Akrepat e lirë kanë mundësi të mira të gjejnë partnerin e jetës, në këto periudha të vitit 2009: 20 shtator-15 tetor dhe 8 nëntor-1 dhjetor. Natyrisht, edhe në pjesën e parë të vitit, dhe në periudha të tjera të tij, do të kenë mundësi të takojnë persona të rinj, mirëpo do të jenë të prirë të takojnë personat që veçmë janë në lidhje të dashurisë – do të thotë të martuar, fejuar, ose në lidhje serioze.


Shigjetari
Karriera:
Shigjetarë do të kenë gjatë gjithë vitit 2009 pozicionin e mirë të Jupiterit, andaj edhe do të arrijnë suksese financiare – dhe do të shënojnë përparim në karrierë. Pra, Jupiteri në pozitë të mirë me Diellin, është garanci për plotësimin e dëshirave dhe se çdo gjë do t’u shkojë për dore personave të lindur në këtë shenjë. Megjithatë, për t’i arritur të gjitha këto, kërkohet më shumë angazhim dhe përkushtim në punë. Shigjetarët e lindur në periudhën prej 5 deri më 21 dhjetor – duhet të kenë kujdes - në kohën kur në shenjën e tyre paraqitet planeti i Saturnit. Ky planet mund t’i rrezikoj planet dhe t’ua heqë nga dora suksesin. Për t’i evituar problemet e tilla, shigjetarët e lindur në këtë periudhë duhet të tregohen të matur, të mos shkaktojnë konflikte në kolektiv dhe të përpiqen që puna e tyre të mos e marrë kahun e gabuar. Situata mund të eskalojë edhe në momentin kur paraqitet planeti i Uranit. Sidoqoftë varësisht se cilit planet i nënshtrohen, do të ishte mirë po që se kërkojnë ndihmë profesionale për ta tejkaluar krizën. Në momentin kur Saturni hiqet nga shenja e tyre, shigjetarët do të marrin frymë lirshëm dhe të ecin përpara me zhvillimin e karrierës së tyre.

Partneri:
Viti 2009 do të ishte një vit i përkryer në dashuri po që se planeti i Venerës të mos ishte në rrugë të kthimit. Pra, prej datës 3 janar – duhet të keni kujdes se si reagoni dhe silleni me partnerin. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se shigjetarët i pret një vit jo i lumtur në dashuri – por është vetëm një fazë kur mund të ndjehen ashtu, ndërsa realiteti edhe mund të jetë ndryshe prej asaj që ata pandehin. Prej datës 3 shkurt, gjendja do t’i kthehet normalitetit dhe njëkohësisht edhe afërsia me partnerin. Përkundër faktit se do të ballafaqohen me periudha herë herë të pasigurta, shigjetarët mund të llogarisin në një vit plor harmoni në dashuri – sidomos në pjesën e dytë të vitit, kur do ta kenë mbështetjen e yjve për një gjë të tillë.

Personat e lirë:
Pjesa dërmuese e shigjetarëve të lirë, gjatë vitit 2009 mund të gjinden para kurorëzimit të dashurisë. Megjithatë, duhet të kenë parasysh, se pjesa e dytë e këtij viti është shumë më e përshtatshme për ta kërkuar partnerin e jetës, se pjesa e parë.
Bricjapi
Karriera:
Gjatë vitit 2009 bricjapët duhet të tregojnë çka kanë mësuar. Planeti i fatit, i cili i ka përcjell gjatë gjithë vitit të kaluar, fatkeqësisht në fillim të këtij viti do të largohet. Megjithatë, bricjapët, si të palëkundur që njihen, sigurisht se e kanë shfrytëzuar shanset e tyre dhe e dinë ku duhet kërkuar suksesin. Këtë do ta arrijnë me ndihmën e planetit të Saturnit – i cili do ta ndryshojë pozicionin e tij dhe në këtë mënyrë do të jetë korrigjues i gabimeve që mund të bëjnë bricjapët gjatë këtij viti. Me një fjalë, ata që kanë përgatitur një plan real të biznesit, nuk kanë arsye të frikësohen për karrierën e tyre. Ndryshimet pritet të ndodhin në dhjetor – kur bricjapët do të konfrontohen me probleme jo të papritura. Përkundër faktit se kjo sfidë mund të mos iu pëlqejë, ekziston mundësia që me anë të sinqeritetit të depërtojnë sërish në sipërfaqe, dhe të zbulojnë anët e tyre të forta, të cilat ndoshta edhe nuk i kanë njohur deri më tash.

Partneri:
Gjatë vitit 2009 planeti dashurisë, Venera, bashkë me Diellin, do të jetë në pozicion të mirë për bricjapët. Kjo do të thotë se personat e lindur në këtë shenjë do të kenë shumë fat dhe harmoni në dashuri. Çastet e lumtura dhe të paharruara me partnerin mund t’i përjetojnë në këto periudha: 3 janar-3 shkurt; 11-24 prill; 6 qershor-5 korrik; 8 nëntor- 1 dhjetor. Megjithatë, sikurse shenjat të tjera edhe bricjapët do të kenë disa periudha të vështira në dashuri – që do të shfaqen në këto intervale kohore: 1-26 gusht dhe 15 tetor-8 nëntor.

Personat e lirë: Bricjapët e lirë mund të fillojnë etapën e njoftimeve të reja qysh në periudhën 3 janar 3 shkurt. Po ashtu datat kur mund ta gjejnë partnerin e jetës janë: 11-24 prill; 6 qershor-5 korrik; 8 nëntor-1 dhjetor.


Ujori
Karriera:
Ujorët do të fillojnë një vit përplot me fat – përkundër faktit se yjet do të jenë në një pozicion mjaft të qetë. Sidoqoftë, ujorët kanë arsye për gëzim sepse planeti i fatit, këtë vit ndodhet në shtëpinë e tyre – dhe kanë shumë gjasa që ëndrrat e tyre t’i shndërrojnë në realitet. Çdo projekt që do ta nisin është i gjykuar të ketë sukses – andaj është mirë të shfrytëzojnë këtë dhuratë nga Perëndia. Pra, një periudhë fantastike për suksese në karrierë dhe për financa. Megjithatë, qysh në vjeshtë, edhe për ujorët do të paraqiten problemet e herë pas hershme me planetin e Saturnit. Por, për dallim nga shenjat të tjera, ky planet ujorëve do t’ju ofrojë dituri dhe durim për t’i kapërcyer kohërat e vështira. Me një fjalë, gjatë vitit 2009 ujorët duhet t’i shfrytëzojnë në maksimum të mirat që vijnë nga Perëndia – vetëm se për t’i gëzuar ato, duhet të jenë aktivë.

Partneri:
Gjatë vitit 2009 planeti i lumturisë dhe dashurisë do të mendojë mirë për Ujorin. Qysh në fillim të vitit 1-3 janar do të kalojnë momente të paharruara me partnerin. Po për shkak të ndikimit të planetit të Venerës, ujorët do të kalojnë çaste të paharrueshme me partnerin edhe në periudhat: 3 shkurt-11 pill; 24 prill-6 qershor; 5 korrik-1 gusht. Periudhë të lumtur në dashuri mund të presin edhe gjatë këtyre datave: 13 tetor-8 nëntor dhe 1-25 dhjetor. Megjithatë, sikur edhe te shenjat të tjera, edhe ujorët do të përballen me periudha problematike në dashuri, të cilat janë: 6 qershor-5 korrik; 25 gusht - 20 shtator; 8 nëntor-1 dhjetor dhe 25 dhjetor. Këto ndjenja do t’i hetojnë një pjesë e ujorëve.

Personat e lirë:
Ujorët e lirë gjatë vitit 2009 do të mendojnë se janë shenja më e lumtur në botë. Dhe është e vërtetë, do të kenë shumë fat me njoftime të reja dhe shumica prej tyre do ta gjejnë personin e jetës. Edhe pse gjatë viteve të kaluara lidhja e tyre ka përfunduar pa ndonjë arsye, këtë vit do të kenë më shumë fat dhe mund të krijojnë lidhje stabile me bazament të shëndoshë.
Peshqit
Karriera:
Për të vazhduar punën e vjetër ose për te filluar një punë të re, për peshqit do të jetë një vendim i vështirë gjatë vitit 2009. Pra, personat e kësaj shenje do të kenë para vetes një dilemë hamletiane – sepse planeti i Saturnit kërkon t’i mbajë gjërat e vjetra, ndërsa Urani kërkon gjëra të reja dhe të panjohura. Kjo dilemë që do t’i shoqërojë gjatë gjithë vitit, nuk do të zgjidhet të secili peshk njësoj, por do të varet nga energjia që posedojnë brenda vetes për t’u përballur me sfidat në karrierë. Zgjidhja po ashtu mund të lindë nga kombinimi i të vjetrës me të renë – mundësi kjo që mund të sjellë rregull në jetën e tyre profesionale. Sidoqoftë, peshqit duhet të jenë të përgatitur që të pajtohen me fatin dhe të mundohen t’i lëvizin gjërat më tutje edhe atëherë kur kjo gjë duket e pamundur.

Partneri:
Edhe pse në karrierë nuk do ta ketë lehtë, në dashuri peshqit do të kenë përparësi gjatë vitit 2009. Venera, planeti i dashurisë, shpesh do ta tregojë fytyrën romantike të peshqve, dhe nuk do të lejojë që ata t’i humbasin ndjenjat. Prej datës 3 janar e deri më 3 shkurt, pastaj 11-24 prill, 6 qershor-5 korrik, 1-26 gusht, 8 nëntor-1 dhjetor dhe 25 dhjetor e tutje, peshqit do të kalojnë faza shumë të lumtura të dashurisë. Ndërkaq datat problematike në dashuri janë periudhat: 5 korrik-1 qershor, 20 shtator-15 tetor dhe 1-25 dhjetor.

Personat e lirë:Gjatë gjithë vitit për këta persona do të paraqiten rastet e shumta për ta njoftuar partnerin e jetës. Megjithatë, një problem i shpeshtë që mund të lindë, është se peshqit e lirë do të jenë të prirë për të njoftuar personat që veçmë janë në lidhje të dashurisë, andaj duhet ta zgjedhin të duhurin.
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
Horoskopi vjetor 2009...
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Ein Reisebericht / Barcelona 2009
» Meine Aussaat 2009-2010
» Neuerwerbe 2009 - 2011
» Das sind die winterharten Opuntien aus Canada ( 2009 )
» Vosko, A,M. et al.: Period gene expression in the diurnal degu (Octodon degus) differs from the nocturnal laboratory rat (Rattus norvegicus)

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
 :: Zona e Argëtimit :: Horoskopi-
Gehe zu: