StartseitePortaliKalenderFAQSuchen...MitgliederNutzergruppenAnmeldenLogin

Austausch | 
 

 Horoskopi Mujor...

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
JaNa



Numri I Postimeve : 25
Data e Regjistrimit : 10.06.09
Mosha : 32
Vendbanimi : Gjakovë

BeitragThema: Horoskopi Mujor...   Sa 13 Jun 2009, 14:26

QERSHOR 2009

Dashi
Karriera: Në vend të punës, gjatë këtij muaji do ta preferonit pushimin vjetor. Mungesa e motivit në punë, mund të ndikojë që të bëni gabime të pafalshme në punë. Pra, gjatë qershorit duhet të jeni më të disiplinuar në punë – në mënyrë që të shmangeni nga gabimet eventuale që mund t’i bëni. Megjithatë, mos mendoni se problemi qëndron vetëm të ju, sepse gjërat nganjëherë komplikohen vetvetiu. Zgjidhja për këtë është durimi. Sidoqoftë, në aspektin financiar nuk do të qëndroni keq – por nuk duhet të investoni.
Partneri: Nëse në punë gjërat komplikohen, në dashuri do të këndohet një tjetër këngë. Problemi i vetëm që mund të lindë është se do të kërkoni perfeksionizëm. Por, nëse i pranoni gabimet tuaja dhe ato të të tjerëve, atëherë çdo gjë do të ecën mirë. Personat e lirë do të kërkojnë partner, por edhe do të kënaqen me lirinë që kanë si beqar.
Demi
Karriera: Në punë do të jeni promotor i suksesit të firmës. Një punëtor sikur ju do të dëshironte secili shef. Pra, gjatë qershorit do të përfitoni mjaft bonuse tek eprorët tuaj, megjithatë, duhet të jeni edhe të kujdesshëm, sepse mund t’i ngatërroni prioritetet. Nuk duhet të përpiqeni t’i zbatoni një mijë ide përnjëherësh – por t’i kryeni obligimet një nga një. Sidoqoftë, në përgjithësi mund të thuhet se ky muaj do t’ju sjellë suksese në punë, respektivisht në karrierë. Sukses mund të kenë edhe ata që janë në kërkim të punës.
Partneri: Gjatë këtij muaji do të përpiqeni të sillni gjallëri në jetën tuaj bashkëshortore. Do të keni elan të mjaftueshëm për ndryshime, dhe për ta thyer monotoninë. Pra, kreativiteti juaj mund të bëjë që bashkë me partnerin të kaloni çaste shumë të lumtura. Personat e lirë duhet të koncentrohen tek një person dhe jo të shpërndahen në të katër anët.


Binjakët

Karriera: Nuk e keni problem të punoni me njerëz të rinj, dhe as t’ju jepni dorë atyre që ju nevojitet ndihma – por gjithsesi do të kërkoni që ta udhëhiqni punën – së paku në mënyrë të tërthortë. Prej datës 11 deri më 26 qershor do t’ju mungojë vullneti për punë. Në këtë periudhë vullnetin do të zëvendësoni me disiplinë dhe në këtë mënyrë do të dilni sërish të suksesshëm. Sidoqoftë, qershori nuk do t’ju sjellë ndryshime të mëdha në karrierë – por nuk duhet t’i lejoni të tjerët t’ju lënë pas dore.
Partneri: Gjatë këtij muaji do të jeni të bindur se jeta juaj bashkëshortore po funksionon për mrekulli – por kjo do të ndodhë vetëm nëse arrini që ta mbani optimizmin në jetë dhe t’i plotësoni dëshirat e partnerit, ose t’i kuptoni ato. Personat e lirë të kësaj shenje me shpejt do të gjejnë një shok/shoqe sesa një partner - por kjo shoqëri dikur mund të shndërrohet në dashuri.

Gaforrja
Karriera: Kjo do të jetë një periudhë kur do t’ju mungojë koncentrimi në punë dhe do të jeni të detyruar të shpenzoni dyfishin e energjisë për t’i mbajtur gjërat nën kontroll. Pra, ju pret një ritëm i ngadalshëm në punë, që mund t’ju bëjë të dyshoni se diçka nuk është duke funksionuar siç duhet. Megjithatë, nëse tregoheni të durueshëm, atëherë karriera juaj do të marrë përpjetën dhe do të hyni në një fazë më të relaksuar në karrierë. Nga kjo gjendje mund të shmangeni duke iu përkushtuar më shumë dashurisë.
Partneri: Qershori do të sjellë një tjetër motiv në jetën tuaj bashkëshortore. Përpiquni që gjatë këtij muaji të shmangeni nga problemet dhe t’i përkushtoheni partnerit – në këtë mënyrë do të përjetoni një muaj përplot lumturi. Personat e lirë të kësaj shenje, do të jenë të pritur të mbyllen në vetmi, ndërsa duhet të veprojnë krejtësisht ndryshe.


Luani
Karriera: Përkundër vapës dhe kohës së pushimeve do të gjeni mjaft motivim për t’u angazhuar në punë. Edhe në kolektiv do të gjeni mirëkuptim – në fakt, mirëkuptimi do të jetë shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin që do t’ua ofroni kolegëve tuaj. Nëse keni ndonjë plan në kokë, një projekt të ri, atëherë është koha e duhur për ta shpalosur atë. Nëse dini ta shfrytëzoni momentin, atëherë, ju pret një muaji i suksesshëm në karrierë. Edhe në aspektin financiar ju pret një fazë e lumtur, sidomos prej 9 deri më 17 qershor.
Partneri: Të relaksuar do të arrini të kaloni një muaj të këndshëm me partnerin. Pra, edhe në dashuri duhet të ofroni bashkëpunim – i cili do t’ju shpaguhet me përkushtimin që do ta tregojë partneri ndaj jush. Personat e lirë të kësaj shenje do të jenë të koncentruar dhe përplot mirëkuptim – gjë që mund të sjellë në jetën e tyre personin e ëndrrave.
Virgjëresha
Karriera: Perfeksionizmi juaj në punë është i paparë, mirëpo kjo mund të mos kuptohet mirë nga kolegët tuaj në punë. Kjo nevrikosje e bashkëpunëtorëve do t’ju bëjë të ndjeheni fajtor dhe njëkohësisht edhe të ngarkuar. Sidoqoftë, do të arrini t’ua bëni të qartë gjithëve se ju nuk jeni superhero, apo një njeri perfekt – por një person i përpiktë, që nuk u frikësohet trillimeve. Pra, duhet të ballafaqoheni me “konkurrencë” por duke pritur momentin tuaj.
Partneri: Edhe në dashuri do ta kërkoni perfeksionimin – madje, do të jeni mjaft kritik edhe ndaj partnerit. Nëse kjo është e panevojshme, atëherë lidhja tuaj vetëm sa do të zbehet pa nevojë. Pra, jepni fund këtyre kritikave, përcjelljeve dhe perfeksionimit – dhe kthehuni kah realiteti. Personat e lirë do të rrëmbehen nga dashuria e gjinisë së kundërt.


Peshorja
Karriera: Gjatë këtij muaji mund t’ju mungojë motivi për punë, megjithatë, nuk duhet të lejoni t’i humbisni të gjitha ato që i keni krijuar, respektivisht reputacionin që keni krijuar në kolektiv. Duke i injoruar obligimet tuaja, duke i kryer punët shkel e shko, vetëm sa mund t’i dëshmoni kolektivit se ju nuk e meritoni atë vend-pune. Për këtë shkak, duhet të tregoheni më të sinqertë me vetveten, sepse kjo periudhë e vështirë nuk do të zgjasë shumë – prej datës 19 qershor e tutje, çdo gjë do të kthehet në normale.
Partneri: Qershori për ju do të sjellë disa të papritura, por të gjitha telashet do t’i zgjidhni me lehtësi. Po ashtu duhet të shfrytëzoni kohën e lirë, për të qëndruar më afër partnerit. Këtë fazë të lumturisë do ta keni deri më 21 qershor. Personat e lirë mund të kërkojnë partnerin e jetës prej datës 4 deri më 21 qershor.
Akrepi
Karriera: Nëse gjatë gjithë muajit angazhoni 100% të energjisë tuaj, atëherë, në fund të muajit do të jeni krenar me sukseset që do t’i arrini. Për kah natyra jeni gjeni, të sigurt në vetvete si dhe i kuptoni përparësitë dhe prioritetet. Kjo ju jep mundësi të dini ku të investoni mundin tuaj. Po ashtu, bisedat e ndryshme dhe shpalosja e ideve që keni në kokë mund t’ju shpijnë në ujërat tjetër fare të biznesit, që po ashtu do t’ju sjellin sukses të konsiderueshëm. Nuk do mend se kjo është edhe mënyra më e mirë për të përmirësuar pozitën tuaj financiare, në këto ditë vape.
Partneri: Nga ju në qershor mund të pritet shumë. Thjesht, nuk jeni një person i cili fut duart në xhepa dhe pret se çfarë do të ndodhë. Ju dëshironi që çdo gjë të përjetoni dhe e dini si të bëheni aktiv në jetën tuaj bashkëshortore. Po ashtu, mos i kurseni komplimentet për partnerin tuaj. Personat e lirë, duhet t’i heqin qafe partnerët potencialë që nuk janë të dëgjueshëm.


Shigjetari
Karriera: Falë bashkëpunimit të mirë në kolektiv dhe angazhimit të duhur, në këtë periudhë mund të llogaritni në befasi të këndshme në punë, nga të cilat nuk duhet të frikësoheni. Ju veproni krye në vete kur bëhet fjalë për ndryshime, dhe është më mirë kështu, sepse njëherë i dëgjoni të tjerët pastaj vendosni për atë që ju përshtatet. Megjithatë, mund të këtë telashe financiare, sepse tentoni t’i blini gjërat që nuk ju nevojiten. Para se të blini ndonjë gjë, ndaluni dhe mendoni – nëse vërtetë ju duhet.
Partneri: Momentalisht, planeti i Venerës ju mbështet në aspektin e dashurisë. Pra, gjatë qershorit do të keni mjaft befasi nga ana e partnerit. Sidoqoftë, mos u mundoni t’i kuptoni të gjitha gjërat, por reagoni fleksibël ndaj këtyre befasive. Personat e lirë të kësaj shenje i pret një muaj përplot befasi dhe fat – e ndoshta edhe një dashuri e re e planifikuar.
Bricjapi
Karriera: Synimi juaj për të arritur përparim në karrierë ose avancim në punë, mund të mos jetë i suksesshëm këtë muaj, sepse yjet ju japin një mbështetje mesatare. Pra, mos prisni që në qershor t’ju ndodhë diçka e madhe në karrierën tuaj. Durimi dhe përkushtimi në punë është çelësi i suksesit tuaj. Dhe përderisa për shigjetat të tjera astrologjie, një ritëm i tillë i jetës do të sillte hidhërim dhe nervozë, juve kjo gjë ju kalitë dhe ju sjellë dobi – por edhe lumturi, sepse kënaqeni kur arrini diçka me djersen tuaj.
Partneri: Po që se edhe këtë muaj vazhdoni të jetoni në iluzione, atëherë, nuk do të mund të ndryshoni asgjë. Vetëm me bisedë të shtruar dhe sinqeritet do të mund të arrini të kuptoni realitetin – por edhe ta shijoni lumturinë e duhur. Personat e lirë të kësaj shenje gjatë muajit qershor më shumë do të jetojnë në ëndrra sesa në realitet.


Ujori
Karriera: Frustrimi në punë mund të lindë atëherë kur të tjerët nuk do të reagojnë njësoj si ju, kur bëhet fjalë për kryerjen e obligimeve. Sidoqoftë, do të ishte mirë sikur të mos bëheni cikërrimtar dhe të përpiqeni të bashkëpunoni me kolegët tuaj. Pra, ndihmoni dhe mos kritikoni. Megjithatë, përpiquni që, në mënyrë indirekte, t’i dëshmoni shefit sa vleni në të vërtetë. Po ashtu muaji qershor është ideal që ju të filloni një biznes të ri, ose dhe t’i shpalosni idetë që keni në kokë – vetëm gjeni njerëz të duhur për t’ju dëgjuar.
Partneri: Gjatë këtij muaji dukja e partnerit nuk do të jetë shumë e rëndësishme për ju, por thjesht mençuria e tij. Me një fjalë, do të kërkoni më shumë bisedë, më shumë kohë të kaluar së bashku, qoftë edhe nëpërmjet aktiviteteve kulturore apo gjëra të ngjashme. Personat e lirë të kësaj shenje mund të takojnë personin e ëndrrave në vende publike.
Peshqit
Karriera: Gjatë muajit qershor duhet të keni kujdes të shtuar sepse mund të bini në telashe me eprorët tuaj në punë. Prirja juaj për t’u rebeluar dhe për t’i marrë punët në duart tuaja, kësaj radhe mos të mos pi ujë. Megjithatë, kur nuk ia arrini qëllimit, ju dorëzoheni, dhe mu për këtë shkak vështirë se mund të mbërrini diçka të vërejtshme në karrierë gjatë këtij muaji. Përpiquni ta frenoni temperamentin tuaj, ndërsa nga data 4 deri më 17 qershor ju pre një periudhë e mirë financiare.
Partneri: Do të gjendeni në një situatë delikate, sepse herë do të gjeni përplot lumturi dhe herë-herë edhe hidhërime. Edhe në dashuri përpiquni ta kontrolloni temperamentin tuaj dhe në këtë mënyrë do të arrini më shumë. Personat e lirë të kësaj shenje, nuk e kanë momentin e duhur për ta kërkuar partnerin e jetës.
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
Horoskopi Mujor...
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
 :: Zona e Argëtimit :: Horoskopi-
Gehe zu: