Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.


 
StartseitePortaliSuchenNeueste BilderAnmeldenLogin

 

 Lajme nga Mjeksia...

Nach unten 
AutorNachricht
JaNa

JaNa


Numri I Postimeve : 25
Data e Regjistrimit : 10.06.09
Mosha : 39
Vendbanimi : Gjakovë

Lajme nga Mjeksia... Empty
BeitragThema: Lajme nga Mjeksia...   Lajme nga Mjeksia... Icon_minitimeSa 13 Jun 2009, 10:40

Limoni, thesari që kuron sëmundjet
Të pafundme janë edhe përdorimet e tij në lidhje me shëndetin dhe ushqimet.
Vlerat kurative

Limoni veçanërisht vlerësohet për vetitë dezinfektuese dhe kundër hemorragjisë. Për qëllime mjekësore përdoren lëvozhga dhe lëngu i frutit të limonit. Lëvozhgat, pasi qërohen nga pjesa e bardhë sfungjerore e brendshme, thahen me kujdes në stufa, në temperaturë të ulët deri në 40°C. Në temperaturën e zakonshme nuk thahen, pasi myken nga lagështia e mjedisit. Gjithashtu, kanë gjetur përdorim praktik farat, gjethet dhe lulet e limonit.

Freskues

Lëngu i limonit ka gjetur përdorim si freskues në prodhimin e limonadës, në përgatitjen e ëmbëlsirave dhe të kuzhinës shtëpiake. Limoni përdoret për përgatitjen e limonatave, sikurse portokalli e mandarina. Vaji eterik i lëvozhgës përdoret për prodhimin e ujit të kolonjës. Nga lëngu i limonëve prodhohet acid citrik (limontoz). Nga frutat e prera ose vetëm nga lëvozhgat e limonit prodhohet reçel aromatik i cilësisë së mirë, por reçeli mund të përgatitet edhe nga lulet e tij etj. Frutat e limonit përmbajnë acid askorbinik (vitaminë C), vitamina P, B dhe karotinë, acid citric, sheqer dhe në lëvozhga ka vaj eterik.

Gripi

Vetitë mjekësore të limonit kushtëzohen nga prania në të e një sasie të madhe vitaminash, kryesisht të vitaminave C dhe P. Nga të gjitha agrumet, frutat e limonit kanë efekt shërues më të theksuar. Ato përdoren kundër sëmundjeve që shoqërohen me ethe, janë freskuese dhe ulin temperaturën. Efekt të dukshëm ato japin në hipovitaminozat dhe avitaminozat. Limonat konsiderohen si ilaçi më i mirë antiskorbutik dhe duhet të përdoren nga të gjithë. Në gjendje gripale dhe me temperaturë, personat e rritur mund të përdorin këshillën praktike që vijon.
Merret një kokërr limon dhe shtrydhet lëngu i tij në një gotë. Aty shtohet edhe një filxhan me raki rrushi të ngrohur më parë dhe përzihen. Thërmohen dhe hidhen në gotë 1-2 kokrra aspirinë. Lëngu i përgatitur pihet njëherësh i ngrohtë, 2-3 orë para ose pas buke.

Tretës

Limoni ka veti të mira tretëse në stomak, është freskues i këndshëm dhe nxit oreksin që mund të jetë prerë nga sëmundje të ndryshme. Në këto raste përdoret lëngu i limonit në trajtë limonade ose i shtuar në çaj apo në gjellë. Në sajë të vetive rrudhëse dhe antitoksike, lëngu i limonit përdoret me efekt kundër barkut dhe diarresë, me pak ose pa sheqer. Rezultate të mira ka dhënë lëngu i limonit gjatë përdorimit kundër acarimeve të mukozës së gojës dhe të grykës, duke bërë larjen dezinfektuese në formë gargarash.

Bajamet

Limoni ka gjetur përdorim të gjerë kundër acarimit ose qelbëzimit të bajameve. Në këto raste këshillohet të përgatitet kjo kurë.
Merret një kokërr limoni me madhësi mesatare, pritet në mes në drejtim të gjerësisë dhe të dyja gjysmat vendosen në një pjatë mbi zjarr derisa të ngrohet lëngu që përmbajnë. Pastaj, nga pjesa e prerë, të dyja gjysmat, të ngrohta, vihen në të dyja anët e qafës, në vendet mbi bajamet, lidhen me garzë dhe lihen aty derisa të ftohen. Ky veprim përsëritet për 2-3 ditë, në darkë para gjumit.

Mëlçia

Limoni përdoret edhe për shërimin e sëmundjeve të mëlçisë. Më tepër rezultat ka dhënë kombinimi që vijon.
Për 20-30 ditë rresht, çdo ditë në mëngjes, një orë para buke, pihet lëngu i një kokrre limoni së bashku me një lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë gjelle mjaltë. Kjo këshillë përdoret edhe nga organizmat e dobësuar, ata që kanë kaluar ndonjë sëmundje, për rivendosjen e oreksit dhe të shëndetit të tyre. Këshilla e përmendur jep rezultate të mira kundër sëmundjes së verdhëzës.

Temperatura

Limoni bën mirë edhe për uljen e temperaturës. Limonoterapia ndikon në ripërtëritjen dhe vetëpastrimin e përgjithshëm të organizmit nga kripërat e kristalizuara. Ai zgjat jetën dhe gjallëron mendimin. Limoni ka veti të mira diuretike. Lëngu i tij përdoret me efekt në luftimin e gurëve të veshkave dhe të fshikëzës urinare. Për këtë qëllim duhen konsumuar 2-4 kokrra limoni çdo ditë për një periudhë prej 1-3 muaj. Edhe lëvozhga e frutave (lëkura) ka gjetur mjaft përdorime. Ajo përmban vaj esencial, alkoole të ndryshme, vitaminë A, B1 etj. Vaji esencial ka aftësi për të vrarë bakteret, si dhe për të ndaluar veprimtarinë e tyre.

Reumatizma

Lëngu i limonit është i dobishëm edhe për artritikët. Por nuk duhet ta përdorin ata që kanë stomak delikat e të ndjeshëm, pasi shton aciditetin dhe dëmton stomakun. Kundër reumatizmës përdoret me efekt këshilla e mëposhtme: Merren 1-2 kokrra limon dhe pasi lahen mirë, pa hequr lëvozhgën, grihen në rende. Brumi i fituar, pasi i shtohet 1-2 lugë kafeje sheqer, hahet esëll në mëngjes ose në orët e pasdites. Ky veprim përsëritet çdo ditë për 20-30 ditë. Reumatikët dhe artritikët mund ta përdorin me rezultate shumë të mira mjekimin me limona (limonoterapia).
Nach oben Nach unten
JaNa

JaNa


Numri I Postimeve : 25
Data e Regjistrimit : 10.06.09
Mosha : 39
Vendbanimi : Gjakovë

Lajme nga Mjeksia... Empty
BeitragThema: Re: Lajme nga Mjeksia...   Lajme nga Mjeksia... Icon_minitimeSa 13 Jun 2009, 10:41

Çaj për mëngjes dhe gjumë të ëmbël
Dikur anglezët i kanë pasur vetëm dy shujta buke, mëngjesin dhe darkën, kështu që është dashur që urine e mesditës ta shtyjnë deri në mbrëmje. Kështu filluan të organizojnë “kohën e çajit” ku së bashku me të janë shërbyer edhe me sandviç dhe ëmbëlsira. Mirëpo, kjo ka ndodhur në shekullin XIX, përderisa sot ky ritual paraqet më tepër histori sesa realitet.
Çaji ka prejardhje nga Azia. Për më shumë se mijëra vite kultivohet nga Kina, kurse më vonë ka filluar të kultivohet dhe në viset tjera të botës. Druri i çajit është shumë i qëndrueshëm, i gjelbër dhe në formë shkurreje, që mund të arrijë lartësi deri në 5 metra, edhe pse kultivuesit mundohen që gjatë kultivimit mos ta lejojnë të rritet më shumë se 1m në mënyrë që të lehtësohet vjelja e gjetheve të çajit. Gjethet duhet të jenë sa më të reja, të freskëta, që vlera e çajit të jetë e lartë. Gjethet janë me ngjyrë të gjelbër të mbyllur, pa erë, përderisa lulet janë të bardha, të mëdha dhe me erë të këndshme që i ngjasojnë jasminit. Ndiqni këshillat e mëposhtme, marrë nga “Imedica Family” për të vlerësuar rëndësinë e çajit në organizëm.

Tipat kryesor të çajit janë:

1. Çaji i zi i cili është plotësisht i fermentuar dhe i oksiduar, për të cilën arsye ka edhe ngjyrë të errët, pihet kryesisht në Amerikë dhe Angli.
2. Çaji i gjelbër, nuk është i oksiduar, ka ngjyrë ari në të gjelbër, pihet në Azi, por jo edhe në perëndim. Ka aromë të këndshme dhe është mjaft i shëndetshëm.
3. "Oolong” paraqet përzierje të çajit të gjelbër dhe të zi.

Tek ne, çajrat përgatiten kryesisht nga tipet bimore aromatike, apo edhe me shtesë të vajrave aromatike eterike. Çajrat paraqesin përzierje të pjesëve të bimëve të situra, apo të pa situra, të cilat përdoren për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm.
Çajrat janë përgatesa nga ekstraktet e bimëve. Ekstraktimi paraqet ndarjen e përbërësve shërues nga pjesët e bimëve (drogave bimore) me ndihmë të tretësve të caktuar dhe përdorimin e metodave për standardizim.
Në mënyrë që një gotë me çaj të na ”kënaqë” dhe përmbushë nevojat e përdorimit të tij gjatë ditës, atë duhet përgatitur në mënyrë të drejtë:

Infuzet – përgatiten nga pjesët e njoma të bimës, të cilat përmbajnë substanca termolabile (vajra eterik). Shumë lehtë mund të kuptoni se nga cilat bimë mund të përgatisni infuz, pasi që në rast të fërkimit të pjesëve aromatike të bimës ndjehet aromë e lehtë dhe e këndshme e vajit eterik (mentë, limon).
Përgatitet në atë mënyrë që droga bimore (çaji) përvëlohet me ujë të valuar, mbyllet dhe lihet të qëndrojë për 10 minuta. Kështu përgatiten infuzet e kamomilit, mentës, sherbelës, blirit dhe të tjera.

Dekoktet – përgatiten me ekstraktimin e drogave bimore në temperaturë të lartë. Për shembull marrim dekoktin e lule kaçës, i cili përgatitet ashtu që droga përvëlohet me ujë dhe lihet të valojë në temperaturë të lartë.

Maceratet – përgatiten me ekstraktimin e drogave bimore në temperaturë të dhomës. Pra, pjesët e bimëve lagen me ujë të ftohët dhe lihen të qëndrojnë në temperaturë të dhomës. Në këtë mënyrë përgatiten drogat bimore të cilat përmbajnë substanca termolabile dhe tajuese (mullaga e bardhë).

Përbërësit kryesor të çajit janë: kofeina, teobromina, teofilina, adenina, rutina, vajrat eterik, goma arabike, dekstrina, yndyrat, dyllërat, proteinat, tanina dhe shumë lëndë të tjera.
Çaji i zi përmban vitaminën C, B1, B12, acid nikotinik dhe pantotenik, Paraqet antioksidues të fortë dhe përdoret tek shumë dieta ku duhet futur në organizëm sasi të madhe të lëngjeve varësisht nga aktiviteti fizik i organizmit.

Llojet më cilësore të çajrave përmbajnë më së shumti taninë. Vlera dhe cilësia e çajit matet me sasinë e substancës mjekuese në të – kofinës, në bazë të aromës dhe shijes. Mirëpo veprimi i çajit është më i fortë në rast se përmban më shumë kafeinë.

Kafeina - Nxit cipën e trurit të madh, me ç’rast ulet dëshira për gjumë, gjegjësisht rritet mundësia për të qenë i zgjuar dhe qëndrueshmëria psikomotorike është në rritje e sipër. Ndikon edhe në sistemin
kardiovaskular, relakson muskujt e bronkeve (që ka rëndësi terapeutike), rrit sekretimin e acidit klorhidrik ne lukth e me atë edhe diurezën. Pra, çaji zvogëlon dhe parandalon lodhjen dhe gjumin, sidomos ndikon si çlodhës tek lodhjet psikike. Çaji poashtu mundëson punën më të mirë të muskujve (përshpejton reflekset), gjë që ndihmon në punën e përditshme të sportistëve, pilotëve dhe drejtuesve të makinave.
Përdorimi i shpeshtuar i çajit ngarkon punimin e mëlçisë. Prandaj preferohet të pihet çaj i ”duhur” në kohë të ”duhur”.
Nach oben Nach unten
JaNa

JaNa


Numri I Postimeve : 25
Data e Regjistrimit : 10.06.09
Mosha : 39
Vendbanimi : Gjakovë

Lajme nga Mjeksia... Empty
BeitragThema: Re: Lajme nga Mjeksia...   Lajme nga Mjeksia... Icon_minitimeSa 13 Jun 2009, 12:00

Në rritje lëndimet nga pjesët e kompjuterit
Dhimbjet në shpinë dhe pengesat në shikim janë pasoja të njohura nga puna në kompjuter, ndërsa nga viti 1994 është rritur dukshëm numri i lëndimeve nga pjesët e kompjuterit, sidomos te fëmijët e vegjël, pohon një hulumtim i ri i botuar të martën.
Në bazë të këtij hulumtimi, i cili do të botohet në revistën “American Journal of Preventive Medicine”, numri i të lënduarve që është pasojë e pjesëve të kompjuterit është rritur shtatëfish nga viti 1994 deri në vitin 2006.

Ekspertët amerikanë nga Ohio kanë numëruar 78.000 raste të lëndimeve të rënda nga kompjuteri dhe pjesët e tij, të cilat gjatë periudhës së lartpërmendur (1994-2006) janë trajtuar në shërbimet emergjente të spitaleve amerikane.

Kështu llogaritet se brenda këtyre 13 viteve numri i të lënduarve është rritur në masë të madhe, ndërsa numri më i madh i këtyre lëndimeve (93%), sipas “National Electronic Injury Surveillance System database”, kanë ndodhur në shtëpi.

Numri më i madh i të lënduarve me pjesët e kompjuterit janë fëmijët deri në moshë pesëvjeçare (43.4%).

Pjesët e trupit që lëndohen më shpesh te të gjitha moshat janë ekstremitetet- duart dhe këmbët (57.4%), ndërsa te fëmijët deri në moshë pesëvjeçare, më së shpeshti është vërejtur lëndimi i kokës (75.8%).
Nach oben Nach unten
JaNa

JaNa


Numri I Postimeve : 25
Data e Regjistrimit : 10.06.09
Mosha : 39
Vendbanimi : Gjakovë

Lajme nga Mjeksia... Empty
BeitragThema: Re: Lajme nga Mjeksia...   Lajme nga Mjeksia... Icon_minitimeSa 13 Jun 2009, 12:01

Ujë të thjeshtë për fëmijët e trashë
Një studim i ri ka zbuluar një "ilaç" të thjeshtë për fëmijët me mbipeshë: në vend të llojeve të ndryshme të lëngjeve, jepni ujë fëmijëve tuaj!
Ekspertët amerikanë kanë treguar se me anë të lëngjeve që përmbajnë sheqer, fëmijët konsumojnë një pjesë të madhe të kalorive. Ndërsa nëse këto lëngje zëvendësohen me ujë të thjeshtë, atëherë këto kalori nuk do të konsumohen dhe njëkohësisht fëmija do ta plotësoje kërkesën për lëngje.

Ndërkohë, autorët e studimit pohojnë se fëmijët e kanë shumë më të lehtë të heqin dorë nga lëngjet kalorike, sesa nga ushqimet e tilla (sheqerkat, ëmbëlsirat, akulloret etj.).
Nach oben Nach unten
Gesponserte Inhalte





Lajme nga Mjeksia... Empty
BeitragThema: Re: Lajme nga Mjeksia...   Lajme nga Mjeksia... Icon_minitime

Nach oben Nach unten
 
Lajme nga Mjeksia...
Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
 :: Biseda & Diskutime :: Mjekësia & Shëndeti-
Gehe zu: